PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
10 ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës
2014-04-15 14:39:07 CRI Komenti juaj Printoni

Një dietë e pasur në drithëra integrale dhe ushqime natyrale është efikase jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se ka disa ushqime që ndihmojnë shumë për ta mbajtur prostatën të shëndetshme.

Ju sjellim 10 superushqimet që kontribuojnë për shëndetin e prostatës.

1. Arrat braziliane

Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës.

Ato rriten në Brazil, Venezuelë, Kolumbi, Peru, dhe Bolivi. Këto arra përmbajnë gjithashtu sasi të lartë zinku, një mineral tjetër ky i cili luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e prostatës.

2. Brokoli

Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.

Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave

Megjithatë duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet, pasi i humb të gjitha vlerat.

Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit, pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.

3. Specat djegës

Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës.

Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.

4. Çaji jeshil

Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja.

Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt që konsumojnë të paktën 3 filxhanë me çaj jeshil në ditë ulin ndjeshëm riskun e prekjes nga kanceri i prostatës. Një aftësi tjetër e katekinës është se ajo riparon AND-në e dëmtuar, që mund të jetë përgjegjëse për rritjen e kancerit, po ashtu katekina pengon aktivizimin e një enzime të quajtur COX-2, që përfshihet në procesin e kancerit të prostatës.

5. Kërpudhat

Kërpudhat, sidomos ato aziatike, na ofrojnë shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin, përfshi luftën kundër kancerit. Një nga kërpudhat më të famshme aziatike, me një histori mbi 6,000 vjeçare është kërpudha shiitake. Këto kërpudha përmbajnë lentinan, një lloj beta-glucan që ka veti kundër-kancerogjene. Studimet kanë treguar se lentinan frenon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë tek minjtë, po ashtu janë efikase edhe kundër kancerit të prostatës.

6. Shega

Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.

7. Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë disa përfitime unike për shëndetin e prostatës

Ato përmbajnë karotenoide dhe acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se meshkujt që kishin nivel të lartë karotenoidesh në dietën e tyre të përditshme, kishin risk më të ulët për të patur probleme me prostatën.

Një përbërës tjetër tek farat e kungullit është zinku, i cili lidhet ngushtë me shëndetin e prostatës. Një studim i fundit nga Instituti "Linus Pauling" bën të ditur se zinku mbron kundër zhvillimit të kancerit të prostatës.

8. Salmoni

Acidet yndyrore Omega-3 janë tejet të rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe këto i gjejmë me shumicë tek salmoni.

Specialistët thonë se omega-3 që gjendet tek peshku mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës, po ashtu edhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata raportojnë se ngrënia e peshkut salmon të paktën një herë në javë mund të reduktojë riskun e prekjes nga kanceri i prostatës.

9. Domatet

Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës.

Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara. Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.

10. Kurkuma

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore.

Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje.

Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene.

Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China