20140411dietalumtpj1 |
Një grup studiuesish publikuan studimin e tyre në "Washington Post" lidhur me aftësinë që ka ushqimi për të ndikuar në humorin tonë.
Sipas studimeve ndër faktorët kryesojë që na përmirësojnë humorin bëjnë pjesë mineralet si kalcium, krom, hekur, magnez, omega 3, vitaminat B6, B9, B12 e D dhe zinku.
Sipas këtij studimi, sa më i lartë të ishte konsumi i perimeve aq më e lartë mundësia për t'u ndjerë të lumtur dhe e anasjellta.
Por, cila është dieta e lumturisë...
Kalciumi është një nga faktorët që ndikon tek humori dhe atë e gjejmë tek qumështi dhe kosi. Nëse nuk preferoni konsumin e bulmetit, kalciumin mund të merrni nëpërmjet konsumit të sardeleve, vezës, salmonit, spinaqit, peshku ton, lëngu i portokallit etj.
Hekuri- Ushqimet që përmbajnë sasinë më të lartë të hekurit janë mëlçia, spinaqi, peshku, bajamet, kikirikët, arrat etj.
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit. Po ashtu ky element është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.
Mungesa e hekurit mund të çojë në anemi, lodhje, probleme me kockat. Disa ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë rrepat, bizelet, majdanozi, asparagu, lakra e kuqe, farat e ndryshme, si farat e kungullit, farat e lulediellit, drithërat, mishi i pulës dhe i gjelit të detit etj. Po ashtu edhe
kumbullat dhe kajsitë e thata.
Vitaminat B i gjejmë kryesisht tek spinaqi, djathi, lëkura e pulës, peshku, fasulet etj
Omega-3 gjendet me shumicë tek peshqit, por për ata që nuk e pëlqejnë këtë ushqim, apo ata që janë vegjetarianë, mund ta gjejnë tek spinaqi dhe brokoli.
Vitamina D merret në mënyrë natyrale nga rrezet e diellit. Kur drita e diellit godet lëkurën ajo stimulon prodhimin e kësaj vitamine. Por në vendet që nuk ka diell dhe klima është e ftohtë e me re, vitamina D mund të sigurohet nëpërmjet ushqimit.
Peshku salmon, përveç përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3, përmban edhe vitaminën D, duke na ofruar rreth 90% të sasisë së rekomanduar të vitaminës D. Po ashtu, edhe sardelet na ofrojnë një sasi të konsierueshme të vitaminës D. Thuhet se një konservë me sardele na jep 70% të nevojave ditore. Sardelja po ashtu është burim i mirë i vitaminës B12, acideve yndyrore Omega-3 dhe proteinave. Nga ana tjetër, 100 gr peshku ton na përmbush 50% të nevojave ditore për vitaminë D. Gjithashtu kërpudhat e thata nuk duhen harruar. Ato kanë përmbajtje shumë të lartë të kësaj vitamine.
Një tjetër burim i vitaminës D janë vezët, megjithatë ato përmbushin vetëm 10% të nevojave ditore.
Për të patur një humor të mirë duhet të konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë zink, i cili është konsideruar si elementi më i rëndësishëm për pasjen e një humori të mirë. Zinkun e gjejmë me shumicë tek produktet e mishit, tek djathi, peshku, kikirikët, arrat, bajamet, lajthi, selino, specat, kungulli, karotat, kërpudhat etj.
Për të qenë të lumtur nuk duhet të lini pas dore as frutat e ndryshme si avokado dhe boronicat.
Një tjetër produkt që ju bën të lumtur është çokollata e zezë. Sa herë që ndiheni pa humor provoni të hani pak çokollatë të zezë dhe do të shihni që humori juaj do të përmirësohet shumë shpejt.
Akullore? Po, patjetër.
Ajo përmban pothuajse çdo gjë që i nevojitet organizmit në verë, është e freskët, jep energji dhe ka vitamina. Por, mbi të gjitha akullorja na përmirëson humorin.
Një studim britanik ka arritur në përfundimin se të hash akullore aktivizon qendrën në tru të ndjenjës së lumturisë apo të të ndjerit mirë.
Po ashtu birra është një pije që duket se nxit hormonin e lumturisë.
Shija e birrës ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën dhe nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për çlirimin e hormonit të dopaminës, kimikat i cili në tru lidhet me eksperiencat e këndshme.
Për të qenë të lumtur nuk duhet të mungojnë edhe aktivitetet sportive, joga meditimi, kërcimi etj.
Të gjithë e dimë që gjatë vrapit apo ushtrimeve të tjera fizike çlirojmë jo vetëm tensionin e akumuluar, por edhe hormonin e lumturisë.
Një nga praktikat më efikase për të luftuar depresionin apo humorin e keq është joga. Joga është cilësuar si efikase ndaj depresionit po aq sa edhe ilaçet dhe psikoterapia, sipas një studimi nga Universiteti Duke.
Disa hapa të përditshëm për lehtësimin e depresionit.
1.Flisni me dikë për ndjenjat tua
2.Ndihmo dikë vullnetarisht
3.Pi nje kafe apo ha një drekë me një mik apo mike
4.Shoqëro dikë për në kinema, koncert apo në ndonjë "party"
6.Telefononi apo dërgojini e_mail një miku të vjetër
7. Kujdesuni për vetveten
Për t'u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.
Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni muzikë, mund të provoni të dëgjoni Moxartin apo të pikturoni.
Lista e gjërave që ju bën të ndjheni mirë
Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.
1.Kalojeni kohën në natyrë
2.Listoni tiparet që ju pëlqejnë
3.Lexoni një libër apo revistë interesante
4.Shihni më shpesh filma komik
5.Bëni më shpesh masazh apo shkoni në Spa
6.Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar
7.Përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore
8.Mbani një kafshë shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve
Sforcoheni vetveten për të bërë gjëra spontane, do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni kur të dilni nga guacka, në vend që të qëndroni i izoluar. Edhe nëse depresioni juaj nuk largohet menjëherë ju gradualisht do të ndiheni më mirë dhe më energjikë.
Mirë është që të kujdesini edhe për shëndetin apo dietën tuaj
Mundohuni të flini mjaftueshëm, qëndroni në natyrë pasi mungesa e dritës së diellit mund të përkeqësojë depresionin.
Praktikoni teknikat e relaksimit, pasi një praktikë ditore mund t'ju ndihmojë të liroheni nga simptomat e depresionit, të zvogëlojë stresin dhe shtojë ndjenjat e gëzimit dhe mirëqënies. Provoni yoga, meditim, relaksimin progresiv të muskujve, apo edhe masazh e akupunkturë.