PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjithçka mbi ujin. A janë të mira shishet plastike?
2014-03-28 16:14:33 CRI Komenti juaj Printoni

Çfarë uji duhet të pimë? Sa ujë duhet të pimë në ditë dhe kur? A është mirë të pimë ujë nga shishet plastike, apo më mirë ta filtrojmë?

Specialistët theksojnë se së pari duhet të eleminoni konsumin e pijeve me gaz dhe ngjyrë, duke i zëvendësuar ato me ujë mineral.

Kur blejmë ujë mineral duhet të shohim se çfarë është shkruar në etiketë "Ujë mineral natyral" apo i gazuar.

Po ashtu duhet të shohim kripërat minerale, të ashtuquajturat jone, nuk prodhohen nga trupi i njeriut, por duhet të merren nëpërmjet dietave ushqimore. Nëse uji përmban kalcium, atëherë kjo do t'i vlejë kockave dhe muskujve. Po ashtu elementët e tjerë teki uji si magnezi kaliumi etj shërbejnë për rregullimin e zorrëve dhe funksioneve enzimatike si dhe për rregullimin e impulset nervore dhe muskulore, ndërsa hekuri është thelbësor gjatë shtatëzënisë. Mangani, seleni dhe zinku kanë efekt antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira.

"Sa më shumë minerale të ketë, aq më i lehtë është kalimi i rrymës elektrike, kështu që është një parametër i rëndësishëm për të mbajtur një masë të kripërave të tretura në ujë".

Cili është dallimi mes ujit mineral dhe atij të flitruar

Tek uji mineral mbushet direkt nga burimet e pacënuara, që janë të dobishme për shëndetin, ndërsa uji i filtruar është i privuar nga karakteristikat e tij natyrore. Duke u përdorur vazhdimisht, mund të favorizojë humbjen e kripërave minerale. Ky ujë është i mirë për gatim, thonë ekpertët.

Duhet të keni kujdes që uji të pihet nga shishet e qelqit dhe jo nga shishet plastike pasi këto të fundit kanë kimikate. Sidomos, duhet të keni kujdes nëse shishja plastike e ujit qëndron në diell kjo çliron edhe më shumë kimikate duke u bërë edhe më e rrezikshme për shëndetin.

Të gjithë kemi nevojë të konsumojmë shumë ujë gjatë ditës, sidomos diabetikët. Megjithatë duhet të keni kujdes pasi edhe pirja e tepërt e ujit mund të ketë pasojë. Së pari mund të shkaktojë çekuilibër në trup dhe së dyti mund të lodhi punën e veshkave. Prandaj këshillohet që të pini ujë shpesh nga pak dhe jo një sasi të lartë përnjëherë.

Këshillohet 8-10 gota ujë në ditë.

Po kur duhet të pimë ujë?

Një gotë ujë në mëngjes me limon është tejet thelbësore për eleminimin e toksinave nga trupi. Prandaj përpiquni të konsumoni një gotë ujë me limon esëll. Po ashtu këshillohet dhe pirja e një gote në darkë para gjumit.

Sipas mjekëve kinezë nuk duhet të pini ujë të ftohtë, pra nuk këshillohet mbajtja e ujit në frigorifer. Aziatikët pinë ujë të ngrohtë dimër verë.

Po ashtu uji i gazuar ka efekte anësore në organizëm. Uji i gazuar nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël, pasi dioksidi i karbonit në ujin e burimit është në sasi më të madhe se 250 mg/l.

Terapia me ujë

Terapia me ujë ka shumë efekt në shërimin e sëmundjeve. Shumë njerëz shprehen se kanë përjetuar përmirësime pozitive në shëndetin e tyre pas praktikimit të terapisë me ujë. Duhet të konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë një dite.

Kjo lloj terapie përdoret në Azi ku pihet ujë i ngrohtë menjëherë pas zgjimit nga gjumi çdo mëngjes. Terapia me ujë arrin të kurojë sëmundjet, të rrëzojë kilet e tepërta, lufton dhimbjet e kokës, të trupit, sistemin kardiovaskular, artritin etj. Uji po ashtu ndihmon për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve, i domosdoshëm kur keni diarre apo diabet etj.

Sa ujë duhet të pimë?

Pirja e ujit është shumë thelbësore pasi së pari veshkat nuk mund të funksionojnë si duhet pa pasur ujë mjaftueshëm. Kur ato nuk punojnë si duhet, një pjesë e punës së tyre kalon tek mëlçia. Një prej funskioneve më të rëndësishme të mëlçisë është është shnëdrrimi i yndyrave të tepërta në trup në energji.

Pirja e ujit në sasinë e duhur është thelbësore për hidratimin, po ashtu edhe për largimin e toksinave nga trupi si dhe për dobësim.

Personat që vuajnë nga mbipesha duhet të pinë më shumë ujë se të tjerët. Uji ndihmon për elasticitetin e muskujve dhe të lëkurës.

Uji lufton kapsllëkun dhe plakjen e parakohshme

Zakonisht thuhet se një person duhet të pijë afro 2 litra ujë në ditë, por një person që vuan nga mbipesha ka nevojë të konsumojë pak më shumë.

Shpesh kemi etje më të madhe se normalisht.

Etja mund të vijë si pasojë e disa faktorëve:

Sheqeri shton etjen

Mjekët thonë se konsumi i tepërt i kripës apo sheqerit na bën të kemi më shumë etje se normalisht. Një pije me sheqer nxit konsumimin e pijeve të tjera të ëmbla, duke shtuar në të njëjtën kohë edhe efektet e dëmshme: shumë studime kanë treguar se konsumimi i tepërt i sheqerit sjell hipertension dhe diabet.

Pra, mos e nënvlerësoni pirjen e ujit pasi nëse keni pirë ujë mjaftueshëm kujtesën do ta keni më mirë, po ashtu edhe nivelin e përqendrimit.

Uji gjithashtu "lubrifikon" gojën dhe fytin dhe

parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë, apo erën e pakëndshme. Uji i nevojitet zemrës gjithashtu për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Te personat e dehidruar lëkura është më pak elastike dhe duket e thatë dhe me rrudha.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China