20140321yanse |
Sipas "filozofisë" së gatimit kinez përdoret shpesh një thënie se "tek ushqimi ngjyra, aroma dhe shija duhet të jenë të përsosura". Këtu theksohet tepër ngjyra e ushqimeve. Sot do të flasim se çfarë fshihet pas ngjyrës së ushqimeve. Ngjyrat e ndryshme tek perimet apo frutat mund të na ndikojnë psikologjikisht, nga ku oreksi kontrollohet nga ngjyrat e ushqimeve. Cila është ngjyra juaj e preferuar? Cila është ngjyra më pak e preferuar?
Sot do të bisedojmë hollësisht mbi sekretet e fshehura tek ngjyrat e ushqimeve.
1. Ushqimet me ngjyrën e kuqe shtojnë oreksin
Është e vërtetë se ngjyra e kuqe na shton oreksin. E kuqja mund të stimulojë jo vetëm oreksin, por edhe na gjallëron. Nëse nuk keni oreks, apo nëse fëmija juaj nuk ha si duhet jepini ushqime me ngjyrë të kuqe apo me pjata të kuqe. Kur hyni në një restorant me karrige të kuqe, mund të ndjeheni më të uritur.
2. Ngjyra e verdhë shton po ashtu oreksin.
Ushqimet me ngjyrë të verdhë stimulojnë po ashtu oreksin, meqenëse e verdha lidhet ngusht me ndjenjën e gëzimit. Nëse hyni në një restorant me perde të verdha, ose lule të verdha në tryezë, mund të ndjeheni më mirë, më të mirëpritur, po ashtu edhe më të uritur. Ky është një tjetër sekret i industrisë së ushqimeve.
3. Ngjyra jeshile përfaqëson shëndetin.
Të gjitha ushqimet jeshile konsiderohen si ushqime të shëndetshme, meqenëse shumica e perimeve të shëndetshme kanë ngjyrë të gjelbër si, sallata jeshile, kastraveci, lakra etj. Si rezultat, pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë këto ushqime si të shëndetshme dhe sekreti për të mbajtur larg sëmundjet.
4. Ngjyrat më të papëlqyera janë vjollcë dhe e zezë.
Ushqimet me ngjyrë të errët nuk preferohen, sidomos për hapjen e oreksit nuk këshillohen. Ndër to janë patëllxhani, kumbullat etj
5. Jeni mbipeshë? Konsumoni ushqimet në pajtë me ngjyrë blu, ngjyra që prish oreksin.
Në një studim ka rezultuar se ushqimet me ngjyrën blu janë vlerësuar si më të papreferuarat. Mjekët kinezë sugjerojnë se nëse doni të dobësoheni mund të përdorni dritën blu në frigorifer për të ulur ndjenjën e oreksit, ose mund të përzgjedhni ngjyrën blu për kuzhinën tuaj. Një ide tjetër është përzgjedhja e thikave dhe pirunit me ngjyrë blu, që mund të ndihmojnë në pakësimin e konsumit të ushqimeve.
Më sipër diskutuam në lidhje me ngjyrat e ushqimeve dhe si ndikojnë ato në oreksin tonë. Në vijim do të vazhdojmë me vlerat ushqyese të ushqimeve me ngjyra të ndryshme.
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe dhe vlerat e tyre
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë organizmin e njeriut në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit. Pigmenti i kuq tek frutat dhe perimet përdoret për prodhimin e një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A. Këtu futen domatet qershitë; mollët e kuqe; rrushi i kuq etj
Të gjithë elementët ushqyes tek frutat dhe perimet e kuqe ulin rrezikun për kancerin e prostatës, ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut, zvogëlojnë rritjen e tumorit, neutralizojnë radikalet e lira dhe luftojnë artritin dhe problemet me kyçet.
Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë
E verdha është ngjyra që mbron kundër degjenerimit makular, shkak për verbërinë. Furtat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, përmbajnë antioksidantë, vitaminë C dhe flavonoide të cilat kanë efekte kundër plakjes dhe kundër kancerit. Për më tepër, ato ndihmojnë sistemin shëndetësor, duke forcuar imunitetin.
Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë janë:limoni;ananasi;dardha;misri;pjepri;specat e verdhë, bananet etj
Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë përmbajnë beta-karoten, zeaxanthin, flavonoide, kalium dhe vitaminë C. Këta elementë ndihmojnë kundër kancerit të prostatës po ashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe tensinonin e gjakut, nxisin balancën alkaline, luftojnë radikalet e lira dhe punojnë së bashku me magnezin dhe kalciumin për shëndetin e kockave.
Frutat dhe perimet me ngjyrë portokalli
Portokallia, një ngjyrë që e gjejmë tek karotat, patatet e ëmbla, portokallet, mandarinat, pjeshkët, kajsitë, papaja dhe kungulli ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru.
Ashtu si edhe frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, edhe ato me ngjyrë portokalli përmbajnë beta-karoten, zeaxanthin, flavonoide, kalium dhe vitaminë C. Këta elementë ndihmojnë kundër kancerit të prostatës po ashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe tensionin e gjakut, nxisin balancën alkaline, luftojnë radikalet e lira dhe punojnë së bashku me magnezin dhe kalciumin për shëndetin e kockave.
Frutat dhe perimet me ngjyrë të gjelbër
E gjelbra është një ngjyrë e fortë dhe e para për një shëndet të mirë. Përfitimi kryesor që kemi nga perimet dhe frutat me këtë ngjyrë është efekti anti-kancer që ato kanë. Janë të pasura me hekur dhe vitaminë C, po ashtu përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh.
Kur konsumojmë frutat dhe perimet me ngjyrë të gjelbër rritet ndjeshëm puna e sistemit nervor. Vetëm 10-12 minuta pas konsumit të një vakti me shumë perime dhe fruta jeshile studiuesit kanë vënë re se forcohet kujtesa dhe rritet aftësia për të mësuar.
Frutat dhe perimet me ngjyrë blu dhe vjollcë
Frutat dhe perimet me ngjyrë blu dhe vjollcë përmbajnë lutein, zeaxanthin, resveratrol, vitaminë C, fibra dhe flavonoide. Këto perime përmirësojnë ndjeshëm shëndetin, nxisin përthithjen e kalciumit dhe mineraleve të tjera, luftojnë inflamacionin, reduktojnë rritjen e qelizave kanceroze etj.