PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si e trajtojnë migrenën mjekët kinezë
2014-03-14 16:29:32 CRI Komenti juaj Printoni

A është akupunktura një trajtim efektiv për migrenën dhe për llojet e tjera të dhimbjes së kokës? "Në fakt, PO," kjo është përgjigjja që japin praktikuesit e akupunkturës nëpër botë. Çdo ditë, personat me migrenë drejtohen drejt qendrave të akupunkturës në SHBA dhe Kinë në ndihmë për të gjetur një trajtim që do t'ua lehtësonte disi dhimbjet. Për ata të cilët kanë vuajtur prej vitesh nga dhimbjet e kokës, çlirimi i vjen si një mrekulli nga terapia më e vjetër kineze.

Mjekësia me barna kineze është një tjetër mënyrë për trajtimin dhe parandalimin e migrenës.

Kjo mënyrë trajtimi po përhapet me shpejtësi në SHBA. Roger G. është 37 vjeç i cili u drejtua drejt njërës prej klinikave të akupunkturës për shkak se vuante nga dhimbje të forta të kokës. Ai vuante nga migrena që prej moshës 13-vjeçare, por vitet e fundit kjo sëmundje e mundonte pothuajse çdo ditë, duke e frenuar nga aktivitetet normale të jetës. Mjeku kinez i cili do ta trajtonte u shpreh se ditën e parë Roger erdhi në klinikë me gruan e tij e cila u shpreh se Rogeri duhet të shërohet pasi e gjithë familja është e ndikuar nga migrena e tij.

Në fillim Rogeri i dha mjekut listën e ilaçeve që kishte pirë: përfshi profilaktikë të ndryshëm dhe medikamente për çlirimin e muskujve. Në vitet e fundit ai kishte përdorur shumë analgjezikë, por pa sukses.

Pas konsultës me mjekun kinez, Rogeri nisi akupunkturën 3 herë në javë. Pas dy javësh ai u shpreh se kishte shumë lehtësim. Ai nuk kishte më dhimbje të përditshme koke, megjithatë dhimbja nuk ishte zhdukut. Më pas trajtimi me akupunkturë u reduktua në dy herë në javë dhe në fund në një herë në javë. Pas 3 muajsh, Rogeri nuk kishte më dhimbje koke.

Çdo vit, rreth 70 milionë amerikanë vuajnë nga dhimbjet e ndryshme të kokës. 26 milionë prej tyre vuajnë nga migrena. Qëllimi i mjekësisë perëndimore dhe asaj tradicionale kineze për dhimbjet e kokës është lehtësimi i dhimbjeve. Ndërkohë që qëllimi përfundimtar është i njëjtë, mënyra e trajtimit mes dy mjekësive për trajtimin e migrenës është totalisht e ndryshme.

Akupunktura për dhimbjet e kokës

Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose probleme me gjumin. Avantazhi më i madh që ka akupunktura kundrejt mjekësisë perëndimore është se nuk ka efekte anësore.

Konceptet thelbësiore të Yin-it dhe Yang-ut si dhe energjisë jetike (Chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe të të kuptuarit të sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët "Yang" të trupit takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin gjakut dhe energjisë "chi" në kokë. Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë "chi" dhe gjakut, si dhe një balancë e forcave Yin dhe Yang. Sipas mjekësisë kineze ka shumë arsye që shkaktojnë dhimbjet e kokës. Më të zakonshmet janë: mungesa e energjisë Chi dhe gjakut, mosqarkullimi i mirë i gjakut në kokë; bllokim i meridianëve etj. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë organet, të ekuilibrojë energjitë Yin-Yang, si dhe të zhbllokojë meridianët e bllokuar.

Tashmë që akupunktura ka nisur të përdoret gjerësisht në Shtete e Bashkuara, pacientët ashtu edhe profesionistët pyesin se si arrin të funksionojë akupunktura? Cilat janë mekanizmat? A ka ndonjë fakt shkencor për efektivitetin e akupunkturës?

Hulumtuesit dhe shkencëtarët besojnë tani se akupunktura mund të sjellë shumë ndryshime biokimike në trup:

Serotonina: Trajtimi me akupunkturë ndikon disa neurotransmetues të trupit, duke sjellë ndryshime në organizëm. Shkencëtarët kanë gjetur se nivelet e ulëta të serotoninës shkaktojnë dhimbje koke. Aftësia e akupunkturës për të rregulluar nivelet e serotoninës është studiuar hollësisht nga ekspertët në Kinë, Japoni dhe Kanada. Ndryshimet në nivelet e serotoninës në tru dhe në palcën kurrizore mund të arrihen shumë mirë me akupunkturë.

Çlirimi i endorfinave me akupunkturë: Dr. Jisheng Han, profesor për akupunkturën, tha se stimulimi me anë të gjilpërave çliron nivele të ndryshme të endorfinës në sistemin qendror nervor. Endorfina është përgjegjëse per aktivizimin e shumë proceseve trupore që në vetvete ulin dhimbjen e trupit dhe përmirësojnë humorin. Fjala "endorfinë" do të thotë "morfinë brenda trupit".

Endorfinat çlirohen nëpërmjet akupunkturës, masazhit, meditimit, seksit, aktiviteti fizik etj.

Nëse vuani nga migrena mund të provoni të pickoni për disa çaste lëkurën mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo mund të jetë pak e dhimbshme por me dhimbjen çlirohet endorfinë.

Po ashtu endorfina çlirohet edhe duke ngrënë speca djegës, duke bërë sport, duke bërë akupunkturë, duke ngrënë çokollatë, duke qeshur sa më shumë, duke bërë banjo dielli, duke dëgjuar muzikën e preferuar, duke menduar pozitivisht, duke bërë yoga etj..

Efektiviteti i akupunkturës për migrenën është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë per sëmundjet që arrin të trajtojë akupunktura.

Barnat bimore kineze për trajtimin e migrenës

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si kushtet e motit apo faktorë të tjerë mjedisorë; ose nga çekuilibra të brendshëm.

Simptomat që përfshijnë dhimbjet sporadike, tendosje, dhimbje supesh; veshje të bardhë në gjuhë etj., trajtohen me bimët wallichii (chuan xiong), schizonepetae (jing jie) dhe ledebouriellae (fang feng).

Simptomat që përfshijnë dhimbjet e kokës, ethe, skuqje të fytyrës; skuqje të syve; kapsllëk; urinë me ngjyrë të errët etj trajtohen me bimët ligustici wallichii (chuan xiong), actractylodis (bai zhi), dhe chrysanthemum (ju hua).

Simptomat që lidhen me konfuzionin; një ndjenjë rëndese në mbarë trupin; dhimbje gjoksi; vështirësi urinimi; probleme me zorrët dhe puls të dobët trajtohen me notoptergii (qiang huo), duhuo radix (du huo), dhe ligustici wallichii (chuan xiong).

Shqetësimet emocionale sidomos zemërim i vazhdueshëm, dhimbje koke dhe marrje mendsh, ankth; nervozizëm, pagjumësi shije të hidhur në gojë etj., trajtohen me gastrodiae elatae (tian ma) dhe uncariae (gou teng).

Personat të cilët vuajnë nga migrena dhe po konsiderojnë mundësitë e trajtimit me akupunkturë dhe barna bimore duhet të kuptojnë që këto forma trajtimi nuk kanë asnjë efekt anësor dhe ofrojnë një trajtim të sigurt.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China