20140307studime2 |
Shkencëtarët:Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2
Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2.
Artikulli i publikuar në revistën "Diabetologia", tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2.
Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës.
Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos.
"Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2," tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t'i shërbejë mbarë organizmit.
Studimi: Vitamina D në formë suplementi? – Humbje kohe!
Konsumi i gjerë i vitaminës D në formë suplementi për të ndihmuar në parandalimin e atakut, sulmeve në tru, kancerit dhe frakturave të kockës është humbje kohe , u shprehën në fillim të shkurtit hulumtuesit nga Zelanda e Re.
Në studim nuk u pa asnjë provë që të vërtetonte ndonjë përfitim nga marrja e vitaminës D në formë suplementi.
Studimi i udhëhequr nga Dr Mark Bolland, i Universitetit të Auckland, arriti në përfundimin se suplementi i vitaminës D nuk luan rol në parandalimin e atakut apo problemeve me kockat.
"Suplementi i vitaminës D, që merret nga pothuajse gjysma e të rriturve në SHBA, ofron shumë pak, për të mos thënë fare, përfitime shëndetësore," deklaroi Bolland.
Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitamins D lidhej ngushtë me shëndetin e dobët, por studimet e tanishme tregojnë se ajo ishte një pasojë, jo një shkak i problemeve të shëndetit.
Madje nga disa prova ka rezultuar se për disa fraktuara të veçanta, rreziku rritej nëse përdorej vitaminë D në formë suplementi.
Studimi: Kafeina forcon kujtesën!
Kafja ndihmon për forcimin e kujtesës të paktën 24 orë pasi është konsumuar, sipas një studimi të ri i cituar nga mediet javën e kaluar.
Kafeina njihet për efektet që ka në tru për të na mbajtur zgjuar.
Mjeku Michael Yassa, profesor i shkencave psikologjike pranë Universitetit "Johns Hopkins" në Baltimore shprehet se,"Efekti i veçantë i kafeinës në forcimin e kujtesës nuk është ekzaminuar asnjëherë më parë në detaje."
Në këtë studim, mbi 100 pjesëmarrës, u ndanë në dy grupe.
Në grupin e pjesëmarrësve që kishin konsumuar më shumë kafeinë u pa se kishin më shumë aftësi në mbajtjen mend të gjërave, duke provuar se kafeina forcon funksionin e memories deri në 24 orë pas konsumit. "
Hapi tjetër, thotë ai, mbetet të zbulojmë mekanizmin e trurit që mundëson këtë gjë. Kafeina është cilësuar si një përbërje që zgjat jetën si dhe mund të ketë disa efekte mbrojtëse kundër sëmundjes së Alzheimer-it.
Studimi: "Corydalis", bima kineze që shëron dhimbjen kronike
Një bimë e përdorur prej shekujsh në mjekësinë kineze për të qetësuar dhimbjet mund të ndihmojë për të shëruar dhimbjet kronike, bënë të ditur hulumtuesit kinezë dhe amerikanë javën e kaluar.
Bima "Corydalis", e cila i përket familjes së lulëkuqes, përmban në rrënën e saj një përbërje që ul dhimbjen, e njohur si dehydrocorybulbine (DHCB), shkruhet në revistën amerikane Biologjia.
"Ky analgjezik vepron mrekullisht kundër 3 lloje dhimbjesh tek njerëzit, përfshi dhimbjet akute, inflamatore dhe neuropatike ose dhimbje kronike."
Bima "Corydalis" rritet kryesisht në lindje të Kinës. Ajo përdoret gjithashtu për trajtimin e dhimbjes së kokës dhe dhimbjes së mesit.
Hulumtuesit pane se "Corydalis" vepron në mënyrë të ngjashme me morfinën.
Lajmi i mirë qëndron se kjo bimë nuk e humb efektivitetin e saj me kalimin e kohës siç ndodh me morfinën.
"Ne kemi medikamente të mira për dhimbjen akute: psh, kodeinën dhe morfinën," tha njëri prej studiuesve "Për dhimbjet inflëamatore kemi aspirinën dhe shumë analgjezikë të tjerë, por nuk kemi medikamente të mira për dhimbjen kronike."
Megjithëse ekzistojnë shumë forma të kësaj bime on-line, studiuesit theksojnë se më pare duhet të këshilloheni me mjekun.