PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Metodat e Mjekësisë kineze për përmirësimin e shëndetit të syrit
2014-03-07 16:25:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, pranvera është stina e ringjalljes, çelin lulet, hapet qielli dhe rizgjohet energjia jonë e brendshme "Yang".

Mëlçia është organi që përgjigjet për lulëzimin e energjisë "Yang". Prandaj, ky organ do të aktivizohet më shumë gjatë stinës së pranverës. Syri lidhet ngushtë me mëlçinë dhe zjarrin e tepërt në trup që vjen nga rizgjimi i energjisë "Yang" dhe kjo do të shfaqet nëpërmjet syrit. Në pranverë, shumë njerëz do të kenë probleme me sytë si dhimbje e syve, sklepa, rrathë të zinj rrotull syve, qeska të fryra të syve etj. Në këtë artikull, do të analizojmë informacionet që fshihen pas këtyre simptomave dhe metodat e mjekësisë kineze për përmirësimin e shëndetit të syve.

1. Zjarri i tepërt i brendshëm

Kjo është arsyeja më kryesore e shfaqjes së sëmundjeve të shumta të syrit në pranverë. Gjatë kësaj stine, në trup ndodhin shumë procese. Personat që kanë probleme me tretjen dhe stomakun, mund të kenë më shumë zjarr të brendshëm. Ata do të kenë shumë sklepa në mëngjes, kapsllëk, urinë me ngjyrë të verdhë të theksuar, puçrra në gjuhë e gojë dhe simptoma të tjera. Personat me këto simptoma duhet të pakësojnë konsumin e ushqimeve që kanë kripë, ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat etj, dhe duhet të konsumojnë më shumë perime dhe fruta.

2. Skuqja e syve

Pranvera është edhe stina e alergjive të shumta. Nëse keni sklepa, kruarje, dhimbje apo skuqje të syrit, ju sugjerojmë që të bëni një kontroll mjekësor të syrit në spital për të përcaktuar nga vjen ky problem.

Në fazën fillestare të kësaj sëmundjeje do të keni sekrecione të lëngshme. Më vonë, këto sekrecione do të shndërrohen në ngjyrë të verdhë. Problemi i skuqjes së syve mund të infektohet nga kontaktet e përditshme. Për të evituar skuqjen e syve duhet të lani shpesh duart, të evitoni prekjen e syve me duar, të mos përdorni sendet apo peshqirin e të tjerëve.

3. Seroma (syri i thatë)

Syri i thatë është një problem shumë i shpeshtë i syve që shkaktohet nga prishja e ekuilibrit të sekrecionit të lotit. Lotët i mbrojnë sytë duke i lagur, lotët përmbajnë në vetvete përbërje të cilat e mbrojnë syrin nga ndikimi i jashtëm dhe bëjnë një film loti i cili përmirëson kthjelltësinë e shikimit

Mënyra për parandalimin e seromës:

a. mos lexoni ose përdorni kompjuterin për mbi 40 minuta. Duhet të pushoni 5-10 minuta më pas të lexoni apo të përdorni përsëri kompjuterin. Në një ditë nuk duhet të lexoni ose përdorni kompjuterin për më shumë se 6 orë.

b. Çlodhni sytë me masazh

c. Mbyllni sytë, fërkoni duart me njëra-tjetrën dhe vendosini ato mbi qepallat e syve. Përsërisni këtë veprim për disa herë për të nxitur qarkullimin e gjakut në sy.

d. Lëvizni sytë në katër drejtime për të stërvitur muskujt e syrit. Shikoni në 4 drejtimet: lart, poshtë, majtas dhe djathtas. Ky ushtrim mund të lehtësojë simptomat e seromës.

e. Një mënyrë tjetër kundër seromës është avulli i çajit. Afroni sytë mbi avullin e çajit çdo ditë për rreth 10 minuta. Kryesisht këshillohet çaji i kamomilit.

4. Qeskat poshtë syve

Qeskat e fryra poshtë syve prishin bukurinë personale, sidomos tek femrat.

Venitja e lëkurës së syrit, gjumi i pamjaftueshëm, energjia e pamjaftueshme "chi" në veshkë dhe lodhja e tepërt mund të shkaktojnë qeska poshtë syve. Përveç venitjes së lëkurës nga moshimi, qeskat e syve që shkaktohen nga faktorë të tjerë mund të lehtësohen si dhe të asgjësohen nëpërmjet metodave praktike.

a. Fusni një gotë çaji në frigorifer për mbi 15 minuta dhe më pas me një copë pambuk vendoseni tek qeska të syve për ta lehtësuar fryrjen e tepërt.

b. Shtypni butësisht qeskat e syve për disa herë. Çdo natë vazhdoni këtë ushtrim për të lehtësuar problemin e edemës së syrit.

c. Vendosni mbi qeskat e syve lëkurën e lagur të kikirikëve për të ulur fryrjen e qeskave dhe më pas shplajini sytë me ujë të bollshëm.

d. Përveç kësaj, duhet të shmangni pirjen e shumtë të ujit para gjumit. Duhet të flini gjumë mjaftueshëm dhe gjeni pak kohë për t'u shplodhur për veten, dëgjoni një muzikë, merruni me sport etj.

5. Rrathë të zinj rrotull syve

Personat që punojnë apo qëndrojnë natën vonë kanë rrathë të zinj rrotull syve. Përveç kësaj, problemet me pagjumësinë mund të shkaktojnë rrathë të zinj rrotull syve.

Mjekësia Tradicionale Kineze këshillon disa ushqime për të lehtësuar dhe evituar këtë fenomen.

a. Karota: karota përmban betakaroten, që shndërrohet në vitaminë A në trup. Vitamina A është vitamina e syve dhe e lëkurës.

b. E verdha e vezës: e verdha e vezës përmban lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë antioksidantë shumë të fortë. E verdha e vezës ndihmon shumë për shëndetin e syve duke parandaluar kataraktin (perden e syve).

c. Kivi: kivi është i pasur në vitaminë C, po ashtu edhe në fibra dietike. Ky frut me origjinë nga Kina është edhe një antioksidant i mirë për mbrojtjen e syrit. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China