PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Terapia me muzikë shëron!
2014-02-28 15:02:03 CRI Komenti juaj Printoni

Muzikoterapia apo terapia me muzikë ka vite që përdoret për të reduktuar stresin dhe ankthin, për uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe për reduktimin e dhimbjeve të ndryshme kronike.

Në Kinë, përdorimi i muzikës për trajtimin e problemeve fizike dhe psikologjike është i pranishëm për mijëra vite.

Në filozofinë kieneze muzika e kompozuar në notën "do" i bën mirë dhe rindërton ekuilibrin e energjisë në zemër; "re" i bën mirë mëlçisë, "mi" është për shpretkën, "so" për mushkritë dhe "la" për veshkat.

Disa psikologë e përdorin muzikën për të ndihmuar pacientët të relaksohen, në mënyrë që ata të ndjehen më të çlirët për t'u hapur dhe për të diskutuar për problemet e tyre. Muzika gjithashtu mund t'i ndihmojë njerëzit të çlirohen nga problemet me tingëllimin dhe zhurmat në vesh, sipas Dr Li Ming, otorino-laringolog në Spitalin e Shangait.

Është vlerësuar se tingëllimat (zukatjet) në vesh shqetësojnë 12-32 për qind të popullsisë botërore, sipas Dr. Li.

Muzika ndihmon për krijimin e një bote të qetë dhe përmirëson humorin. Terapi të tjera janë ato me anë të tingujve muzikorë që gjenden tek zhurma e ujit, shiut, erës, cicërimat e zogjve etj. Kjo lloj muzike përdoret sot për relaksim dhe për autosugjestion.

Është provuar shkencërisht se tingujt kanë aftësi të zbusin sëmundjet dhe të krijojnë një gjendje më relaksuese të pacientëve. Ajo shpesh herë përdoret si shoqëruese gjatë terapive të ndryshme kurative.

Sipas specialistëve terapia muzikore është një shkencë që ndërthurret me mjekësinë dhe ka patur rezultat në Francë apo në Gjermani, ku përdoret efekti Moxart.

Nëpërmjet terapisë muzikore reduktohen dhembjet e të sëmurit, i krijohet atij një gjendje më e rehatshme. Muzika ndikon në gjysmën e trurit të njeriut dhe fjala në gjysmën tjetër, prandaj gërshetohet muzika me fjalë.

Muzika e Moxartit pëdoret përgjithësisht për ata që kanë probleme kardiovaskulare.

Megjithatë, muzikoterapia nuk është e aplikueshme vetëm tek njerëzit me probleme, pasi ajo mund të përdoret edhe tek çdokush prej nesh.

Megjithatë muzika është për të gjithë, të gjithëve na përqen dhe të gjithë kemi nevojë për të.

Një studim tjetër ka vlerësuar përfitimet që sjellin tingujt e muzikës për nënat e ardhshme si dhe për foshnjat e tyre në bark.

Dëgjimi i muzikës së përshtatshme gjatë shtatzënisë kontribuon

në eleminimin e disa shqetësimeve tipike. Kjo gjë ul tensionin e lartë të gjakut, rregullon rrahjet e zemrës po ashtu organizmi prodhon endorfina, për një humor më të mirë. Në disa vende është nëna ajo që i këndon fëmijës së saj.

Nënat në shtatzëni me të folurat e lehta, me këngë etj., arrijnë të qetësojnë fetusin.

Po çfarë muzike duhet të dëgjojnë gratë shtatzëna?

Rekomandohet që gratë që presin të lindin duhet të dëgjojnë muzikë harmonike.

Kohët e fundit, muzika si terapi është bërë pjesë integrale në disa

sektorë të mjekësisë.

Është vërtetuar se muzika është e domosdoshme në momentin e lindjes. Të lindësh duke dëgjuar muzikë është një nga metodat më të mira pasi gjatë këtij momenti trupi rrit prodhimin e endofinave, substanca natyrore që prodhohen nga truri për të qetësuar dhimbjet psiko-fizike gjatë lindjes.

Muzika në momentin e lindjes e ndihmon gruan ta largojë mendjen nga dhimbjet e lindjes, duke koordinuar sa më mirë të jetë e mundur ritmet e frymëmarrjes së saj.

Në sallat e lindjes preferohet dëgjimi i melodive qetësuese si ajo klasike dhe ato bashkëkohore. Po ashtu muzikë e mirë për gratë janë dhe ato nga tingujt e qetë të natyrës dhe që karakterizohen me ritëm të qetë harmonik dhe relaksues.

Arsyet pse muzika funksionon si terapi

1. Muzika është shumë e rëndësishme për trurin. Hulumtimet kanë treguar se të porsalindurit kanë aftësi të dallojnë ndryshimet në tingujt muzikorë. Që nga lashtësia e deri më sot, nënat nga të gjitha kulturat e botës kanë përdorur ninullat për të pushuari së qari bebet e tyre.

2. Truri ynë i përgjigjet ritmit. Psh. a e keni vënë re kur jeni duke ecur dhe dëgjoni një muzikë ritmike, ecni më shpejt? Apo kur dëgjoni një këngë në mëngjes ju ngelet në kokë për gjithë ditën. Disa mjekë e përdorin terapinë me muzikë për ata të cilët kanë pësuar një goditje, dhe me anë të muyikës e inkurajojnë atë të ecë dhe të zhvillojë forcën trupore.

3. Trupi reagon gjithashtu ndaj muzikës. Çdoherë që frymëmarrja juaj përshpejtohet, rriten të rrahurat e zemrës, kjo është një nga mënyrat se si trupi i përgjigjet muzikës. Muzikoterapistët e specializuar e përdorin këtë metodë për të stimuluar një person që gjendet në koma ose dhe për të relaksuar personat në stress dhe ankth.

4. Madje dhe fëmijët i përgjigjen muzikës. Çdo prind e di që është e natyrshme që fëmija i tyre të nisë të kërcejë sapo dëgjon një muzikë, po ashtu nis të këndojë e kërcejë që në moshë të re. Fëmijët mësojnë më mirë një gjuhë nëpërmjet këngëve, i ndihmon ata të mbajnë mend më mire fjalët.

 

5. Muzika na ndikon ke humori po ashtu, dhe kjo është mëse e vërtetë. A ju ndodh shpesh që të dëgjoni një muzikë dhe t'ju vijë për të qarë ose t'ju përmirësojë humorin? Muzika pra depërton në sistemin tonë emocional. Shumë njerëz e përdorin dëgjimin e muzikës për të ndryshuar humorin e tyre.

6. Muzika na ndihmon për të rritur përqendrimin. Nëse fëmija nuk përqëndrohet duhet të dëgjojë më shpesh muzikë.

8. Muzika nxit procesin e të mësuarit. A ju ka ndodhur të mësoni më mirë kur ka muzikë në sfond? Shumë nxënës sot në botë pranojnë se arrijnë të studiojnë më mire kur ka muzikë në sfond.

9. Muzika depërton në kujtimet tona. A ju ka ndodhur të jeni duke ngarë makinën, keni dëgjuar një këngë, dhe menjëherë ju është kujtuar një moment i jetës suaj, apo qoftë dhe një person? Muzika renditet e dyta pas aromës, për aftësinë e saj në stimulimin e memories në një mënyrë tepër të fuqishme.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China