PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
15 përfitimet shëndetësore nga kurkuma apo shafrani i Indisë
2014-02-21 09:33:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore.

Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje.

Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene e deri tek parandalimi i sëmundjes së Alzheimer-it.

Erëza e kurkumës me ngjyrë portokalli, e njohur për përdorimin e saj në kuzhinën indiane dhe të vendeve të tjera aziatike, e lufton kancerin me anë të një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin, një antioksidues i fuqishëm. Kërkuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Kolumbus, mbështetur në studimet e bëra tek kafshët, arritën në përfundimin se kurkumini shfaqte efekte luftuese të antikancerit në të gjithë fazat e zhvillimit të tumoreve. Edhe shkencëtarët në Francë e Britani që kanë studiuar ndikimin e kurkuminit në laborator, kanë dalë me përfundimin se ai pengon ose ngadalëson rritjen e qelizave kanceroze. Dhe lajmi më i mirë lidhur me kurkumën është që nuk duhet shumë prej tij, mjafton pak në supë, në sallatë, në mish a në makarona. Por kujdes, nëse përdoret me shumicë, mund të pakësojë efektin e barnave të tjera antikanceroze.

Ja 15 përfitimet që kemi nga konsumi i kurkumës

1. Është një antiseptik natyral, ka fuqi antibakteriale dhe shërben si një dezifektues në rast çarjeje apo djegieje.

2. Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

3. Nga studimet tek minjtë ka rezultuar se kurkuma frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkri.

4. Parandalon dhe vret melanomën (kancerin e lëkurës).

5. Redukton riskun e leukemisë.

6. Është një detoksifikues natyral për mëlçinë.

7. Parandalon dhe pengon zhvilimin e sëmundjes së Alzheimer-it.

8. Mund të parandalojë përhapjen e metastazave.

9. Është një anti-inflamator natyror që punon njësoj si medikamentet kundër inflamacionit, por pa efekte anësore.

10. Tek minjtë, kurkuma ka treguar se ka aftësi të ngadalësojë zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë.

11. Është një përbërës natyror kundër dhimbjeve

12. Mund të ndihmojë për rënien nga pesha

13. Në mjekësinë kineze, kurkuma përdoret prej shekujsh për të trajtuar depresionin.

14. Meqënëse ka veti anti-inflamatore, kurkuma është një trajtuese natyrale për të gjtiha format e artritit.

15. Ndihmon në trajtimin e psoriazës dhe problemeve të tjera të lëkurës.

Shafranin mund ta përdorni çdo ditë, në recetat tuaja. Mund t'ja shtoni vezës së mëngjesit apo dhe sallatës apo dhe orizit, i cili do të marrë një ngjyrë të vaçantë.

Kujdes: Kurkuma nuk duhet të përdoret nga ata që kanë gurë në tëmth. Po ashtu grate shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të përdorin kurkumë.

Pse kripë himalaje dhe jo kripë deti?

Kripa është esenciale për jetën, ne nuk mund të jetojmë pa të. Megjithatë duhet të konsumojmë kripë të shëndetshme.

Nëse doni që organizmi juaj të funksionojë si duhet, ju duhet një kripë e kompletuar me të gjitha elementët natyrorë. Fatkeqësisht kripa që përdorim ne sot për gatim etj., nuk ka asgjë të përbashkët me kripën natyrale.

Kripa e zakonshme përmban 97.5% klorid sodium dhe 2.5% kimikate dhe jod.

Kripa e himalajës është e pastër dhe ka përmbajtje të lartë kristalesh dhe hekuri.

Kripa e himalajës përdoret nga shefat e kuzhinës, në SPA, ekspertët e shëndetit dhe individët të cilët ia njohin vlerat. Kjo kripë e quajtur ndryshe si kripa rozë përdoret edhe në kuzhinë njësoj si kripa e gjellës. Ajo përdoret kryesisht për stimulimin e qarkullimit, relaksuar trupin, ulur tensionin e lartë të gjakut, relaksimin e muskujve si dhe për eleminimin e helmeve nga trupi.

Kripa e himalajës përmban mbi 84 minerale. Konsumi i rregullt i kësaj kripe ofron mineralet thelbësore, ekuilibron elektrolitet, mbështet përthithjen e ushqyesve, eleminon toksinat, balancon pehashin e trupit, normalizon tensionin e gjakut dhe fuqizon muskujt. Mendohet se kjo kripë lehtëson simptomat e artritit, psoriazës, herpesit dhe simptomat e gripit dhe etheve.

Historia e kripës rozë

Kripa e himalajës u formua para mbi 250 milionë vite më parë. Ajo është përdorur historikisht për ruajtjen e peshkut dhe mishit gjatë vitit.

Kjo kripë mblidhet nga minierat me dorë sipas traditës milionavjeçare, pa përdorimin e asnjë pajisjeje mekanike. Pasi mblidhet me dorë, ajo shtypet, pastrohet dhe lihet të thahet në diell.

Kjo kripë e ka origjinën nga Azia, konkretisht në Kinë, Nepal, Mianmar, Pakistan, Butan, Afganistan, dhe Indi.

Pse kjo kripë ka ngjyrë rozë?

Ngjyra rozë tek kjo kripë vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të mineraleve, veçanërisht hekurit.

Dhe janë pikërisht mineralet tek kjo kripë që mund të:

Balancojnë elektrolitet

Rregullojnë përmbajtjes ujore brenda dhe jashtë qelizave

Ekuilibrojnë pH (alkaline/acid)

Eleminojnë problemet me muskujt

Forcojnë kockat

Ulin tensionin e gjakut

Ndihmojnë zorrët të përthithin vlerat ushqyese

Eleminojnë toksinat

Po ashtu mendohet se kjo kripë mbështet libido-n, redukton shenjat e plakjes dhe detoksifikon trupin nga metalet e rënda.

Kripa rozë vs kripës së detit

Kripa e rafinuar që gjendet sot në treg është jo vetëm e zhveshur nga të gjitha mineralet e saj, përveç sodiumit dhe kloridit, por është e pastruar dhe e zbardhur kimikisht, po ashtu e tharë në temperatura shumë të larta, ndërkohë që kripa e himalajës thahet në diell.

Jodi që i shtohet kripës së detit është sintetik, gjë që e vështirëson tretjen nga trupi ynë.

Kristalet e kripës normale janë totalisht të izoluara nga njëra-tjetra dhe për t'i metabolizuar ato, trupit tonë i duhet të sakrifikojë shumë energji.

Për çdo gram kripë deti, për të cilin trupi nuk arrin dot ta eleminojë, ai përdor 23 herë më shumë sasinë e ujit qelizor për neutraliyimin e kripës. Të konsumosh kripë deti për një kohë të gjatë shkakton:

Celulit

Reumatizëm, artrit

Gurë në veshka

Po atëherë pse ende shumica e njerëzve përdorin kripë normale?

Sepse mbi 90% e kripës në botë përdoret drejtpërdrejt për qëllime industriale. Në shumicën e produkteve të gatshme, konservave etj, do të habiteni se sa shumë kripë gjelle ka në to.

Për qëllime komerciale, për kripën që shitet sot në treg ka shumë reklama për të bindur përdoruesit se kjo kripë është e shëndetshme, në një kohë kur ajo përmban jod toksik dhe fluor. Po ashtu kjo kripë mund të përmbajë mërkur etj.

Ndërkohë, kripa e himalajës pra është e pastër dhe mbi të gjitha ka energji.

Në mikroskop, kristalet e kripës rozë, kanë një strukturë perfekte dhe janë imune ndaj fushave elektromagnetike.

Pra përdorni kripë himalaje për një shëndet më të mirë, për më shumë energji në jetën tuaj dhe për muskuj e lëkurë të shëndetshme.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China