PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të qëndroni të bukura edhe pas lindjes së fëmijës
2014-02-07 11:24:44 CRI Komenti juaj Printoni

Si mund të ruhet bukuria femërore edhe pas lindjes së bebes?

Pas lindjes, trupi i nënave të reja pëson ndryshim të madh. Ato merakosen për plakjen e parakohshme. Në këtë program, do t'ju flasim lidhur me sugjerimet e mjekësisë tradicionale kineze për shmangien e plakjes së parakohshme.

1.Furnizimi i mjaftueshëm me kalcium: nënat që ushqejnë fëmijën me gji duhet të konsumojnë më shumë ushqime që përmbajnë nivel të lartë kalciumi, për të përmbushur kërkesat e veta dhe të bebes. Bebja e vogël rritet shumë shpejt dhe i nevojitet më shumë kalcium. Nëse nënat nuk marrin kalcium mjaftueshëm, ato do të harxhojnë kalciumin e trupit gjatë procesit të gjidhënies, duke shkaktuar probleme me osteoporozën, artritin etj. Ushqimet si qumështi, kosi, frutat e detit, algat e detit etj., mund të sigurojnë kalciumin për nënat e reja.

2. Uji: Në periudhën fillestare pas lindjes së bebes, nënat e reja kanë shpesh etje, probleme me oreksin etj. Ky fenomen vjen nga sekretimi i reduktuar i acideve të stomakut, dobësimi i lëvizjes së muskujve të stomakut dhe të zorrëve. Në të njëtjën kohë, forcohet shumë metabolizmi ujor, e për pasojë shfaqet djersa. Përveç kësaj, gjidhënia është një punë që harxhon shumë lëngje të trupit. Prandaj, pirja e mjaftueshme e lëngjeve tek nënat e reja është shumë e rëndësishme. Lëngjet e frutave, qumështi dhe supat e ndryshme janë shumë të përshtatshme për nënat e reja.

3.Marrja e kripës së duhur:

Shumë mendojnë se pas lindjes së bebes, nënat s'mund të konsumojnë ushqime tepër të kripura. Si rezultat, nuk hedhin aspak kripë në supë ose ushqime për nënat e reja. Por në fakt, një sasi e përshtatshme e kripës mund të favorizojë shëndetin e nënës së re. Për shkak të daljes së djersëve të shumta dhe të sekretimit të madh të qumështit në gji, trupi i nënës do të humbë shumë kripë. Prandaj, furnizimi i duhur me kripë ndihmon në restaurimin e energjisë pas lindjes.

4. Larmishmëria e ushqimeve: Pas lindjes së fëmijës, nënës së re i nevojitet shumë energji ditore prej 2700-2800 kalori çdo ditë. Prandaj, këshillohet që ato të konsumojë afro 30% më shumë ushqime se në periudhën para shtatzënisë. Vaktet duhet të jenë në orare dhe ushqimet të jenë të ekuilibruara, ku nuk duhet të mungojnë mishi, perimet, drithërat, frutat etj.

 

5. Ushqimet që përmbajnë kolagjen: Pas lindjes problemet me lëkurën janë fenomene të zakonshme. Gjatë gjidhënies, nëna e re do të harxhojë shumë energji "chi" dhe ngjyra e fytyrës do të jetë e zbehtë. Prandaj, konsumi i ushqimeve, sidomos frutave që përmbajnë kolagjen ka rëndësi jetike për lëkurën e gruas. Disa prej tyre janë kivi, kumbulla dhe thanat.

6. Reduktimi i ushqimeve që përmbajnë aciditet: Të gjithë duhet të kemi kujdes nga përdorimi i ushqimeve që në organizëm shndërrohen në aciditet, pasi këto ushqime, sidomos tek nënat e reja japin probleme me tretjen dhe zjarrin e brendshëm të trupit.

Në të njëjtën kohë, gruaja pas lindjes së fëmijës përballet me luhatje humori, për shkak të mbingarkesave dhe sprovave të jetës së re. Prandaj, në këtë periudhë, ushqimet e lehta, pirja e ujit të mjaftueshëm dhe stërvitjet e jogës janë metoda efektive për qetësimin psikologjik të nënës së re.

Përveç këtyre metodave të efektshme për shmangien e plakjes së parakohshme të nënës së re, ju prezentojmë më hollësisht pjesët e ndryshme të trupit që preken më herët nga plakja.

1. Lëkura e fytyrës: Gjatë shtatzënisë, femra nuk kujdeset shumë për lëkurën e fytyrës. Fytyra mund të ketë rrudha dhe të jetë e zbrehtë brenda një periudhe së shkurtër të gjidhënies, nëse nuk i kushtoni vëmendje fytyrës suaj. Specialistët e bukurisë sugjerojnë se nënat e reja duhet të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit dhe bukurisë së fytyrës para gjumit, megjithëse ato janë shumë të lodhura nga jeta familjare.

2. Gjiri: Pas lindjes së bebes, gjiri është pjesa e trupit që provon ndryshimet më të mëdha. Shumë nënat thonë se gjiri i tyre në fillim zmadhohet dhe më pas zvogëlohet përsëri. Nëse nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme gjirit, atëherë lëkura e tij do të humbë elasticitetin. Këto shenja mund të tregojnë plakjen e parakohshme të nënës së re, që do sjellin shumë presion psikologjike për një femër. Prandaj, shumë specialistë të bukurisë sugjerojnë masazhe, ushtrime për gjoksin dhe metoda të tjera për shëndetin dhe bukurinë e nënës së re pas lindjes.

 

3. Sytë: Për shkak se gruas pas lindjes i duhet të qëndrojë natën për fëmijën e saj, herë me pak gjumë e herë pothuajse pa gjumë fare, mund të shkaktojë lindjen e rrudhave tek sytë dhe theksimin e qeskave të syrit. Shumë nëna të reja nuk u kushtojnë vëmendje këtyre fenomeneve, besojnë se gjumi i mjaftueshëm në të ardhme mund të asgjësojë këto shenja të plakjes në sy. Por në fakt, asgjësimi i këtyre rrudhave dhe qeskave të syrit nuk është një punë e thjeshtë. Femrat që duan bukuri duhet të marrin masat e duhura për parandalimin e rrudhave, para shfaqjes së tyre.

 

4. Barku: Pas lindjes së fëmijës, barku i nënës është më i madh dhe me më shumë dhjam. Beli i hollë i dikurshëm, sot duket si një mision i pamundur. Megjithatë mos u shqetësoni, pasi lajm i mirë është se 6 muajt e para paslindjes janë periudha më e çmuar për shndërrimin e trupit. Gjatë kësaj periudhe, yndyra e belit dhe e barkut është e lëvizshme, stërvitja e përshtatshme e belit dhe barkut mund të shtojë lëvizjen e favorshme të yndyrës në këto pjesë të trupit. Prandaj, nënat e reja që duan të jenë të bukura mos ta humbasin këtë periudhë të çmuar për humbjen e kilogramëve.Përveç kësaj, masazhi, akupunktura në bark mund të nxisin shkrirjen e dhjamit. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China