PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse nuk duhet ta ushqeni beben me qumësht lope
2014-01-29 19:53:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fakte rreth qumështit

Qumështi është konsideruar tradicionalisht si ushqim i përkryer. Megjithatë, përveç përfitimeev që sjell ai në organizmin tonë, ka njerëz që kanë disa reaksione pas pirjes së qumështit si:

Dhimbje stomaku

Diarre ose lëvizje zorrësh

Marrje mendsh ose ka raste edhe të përziera

Gazra

Fryrje barku etj.

Studiuesit kanë kryer disa studime lidhur me problemet që shkakton qumështi në trup tek disa persona.

Studimet rreth qumështit kanë arritur në 2 konkluzione të rëndësishme.

1. Qumështi i çdo specieje përdoret vetëm nga speciet e së njëjtës natyrë. Pra, qumështi tek kafshë të ndryshme shërben për ushqimin e të vegjëlve të tyre brenda të njëjtit lloj. Përveç qënieve humane, asnjë kafshë nuk pi nga qumështi i një kafshe tjetër.

Duke marrë shkas nga kjo logjikë, qumështi më i mirë për njerëzit është qumështi që marrin nga nëna e tyre në periudhën e gjidhënies. Përbërja e qumështit tek çdo specie është e ndryshme dhe përshtatet vetëm me kërkesat e trupit të të njëjtës specie.

2. Kërkesa më e lartë për qumësht është vetëm pas lindjes kur i porsalinduri nuk është në gjendje të konsumojë ushqime të tjera. Sipas ekspertëve qumështi nuk është bërë për ta pirë tërë jetën. Asnjë kafshë, përveç njeriut nuk pi qumësht gjatë gjithë jetës.

Nga kjo rezulton se përdorimi i qumështit duhet të reduktohet me kalimin e viteve. Kërkesa më e lartë për qumësht është tek fëmijët deri në moshën 4 vjeç deri në daljen e dhëmbëve, të cilat do t'i duhen për të copëtuar si duhet ushqimin. Në fakt natyra ka ofruar sasinë dhe cilësinë e kërkuar nëpërmjet nënës, sasi kjo që shërben për të focuar shëndetin e fëmijës.

Për nga pikëpamja shkencore:

1. Proteina tek qumështi: Qumështi i lopës ka 3 herë më shumë proteina dhe pothuajse 4 herë më shumë kalcium. Qumështi i lopës përmban steroide dhe hormone për rritjen e viçit. Nëse konsumojmë qumështin që ka përbërje për strukturën dhe rritjen e viçit, ka mundësi që të shkaktojë parregullsi në trupin tonë.

Konsumimi i shumë proteinave përkthehet më shumë aciditet në trup, pasi proteinat futen tek ushqimet acide dhe për neutralizimin e këtij acidi, nevojitet kalciumi i cili u merret kockave dhe dhëmbëve, duke i bërë ato më të dobëta. Për më tepër, sasia e tepruar e proteinave lodh veshkat, duke sjellë probleme për shkak të mbifunskionimit.

Rreth 1.2% e qumështit të gjirit është proteinë, ndërkohë që qumështi i lopës përmban 3.3% proteina dhe përbërja e tij është e ndryshme nga qumështi i gjirit.

Pra, përmbajtja e qumështit të nënës është më e përshtatshme për foshnjat apo bebet pasi ato mund ta tresin këtë qumësht, ndërkohë që qumështin e lopës bebet ose e vjellin ose nuk e tresin. Ka disa njerëz që e përziejnë qumështin e lopës me ujë pikërisht për të evituar këtë problem.

Për vite të tëra besohej se bebja i siguronte antitrupat kur ishte ende në barkun e nënës. Megjithatë të gjithë e dinë që kjo ishte një bindje e gabuar pasi studimet kanë treguar se bebet vazhdojnë t'i marrin këto antitrupa edhe nëpërmjet qumështit të nënës. "Colostrum" – një qumësht i veçantë i prodhuar në ditët e para pas lindjes përmban një sasi të lartë lactoglobuline, prandaj ai ka rëndësi jetike për shëndetin e ardhshëm të fëmijës. Antitrupat e qumështit janë të njejta me ato që ka nëna në gjakun e saj dhe mbrojnë fëmijën kundër sëmundjeve bakteriale dhe virale. Me pirjen e qumështit të gjirit fëmijët mbrohen nga kolla, ftohjet, pneumonia, difteria, gastroenteriti, dizanteria dhe sëmundje të tjera virale. Më vonë, bebja do ketë aftësi të prodhojë antitrupat e vet.

Edhe qumështi i lopës përmban antitrupa, por ato luftojnë kundër sëmundjeve të lopës, jo të njeriut. Kjo është edhe një nga arsyet pse disa njerëz me sistem të dobët tretës kanë probleme me mostretjen e qumështit të lopës.

2. Yndyrnat tek qumështi: Yndyrnat tek qumështi i lopës paraqiten më shumë në formë të saturuar, duke ngritur nivelin e kolesterolit, ndërkohë që qumështi i gjirit përmban një përqindje të lartë të yndyrnave të shëndetshme. Pra yndyrnat tek qumështi i gjirit treten më lehtë se ato tek qumështi i kafshëve.

3. Kalciumi tek qumështi: Njerëzit absorbojnë më pak kalcium nga kalciumi që gjendet tek qumështi i lopës në krahasim me qumështin e gjirit. Megjithëse qumështi i gjirit përmban pak kalcium, specialistët theksojnë se nuk është sasia ajo që ka rëndësi, por kalciumi që përthithet në varësi të raportit të kalciumit dhe fosforit tek qumështi, raport ky i papërshtatshëm tek qumështi i lopës.

Dhe është pikërisht përthithja jo e duhur e kalciumit ajo që shton problemet me aciditetin dhe dhëmbët. Më pas kalciumi depozitohet në indet e buta, po ashtu edhe veshkat punojnë më shumë se normalja.

4. Mineralet tek qumështi: Qumështi i lopës përmban pothuajse 4 herë më shumë minerale sesa qumështi i gjirit, dhe për këtë veshkat e bebes suaj duhet të punojnë fort nëse e ushqeni atë me qumësht lope.

Qumështi i lopës përmban 6 herë më shumë fosfor se qumështi i nënës. Këto materiale të tepërta janë të panevojshme për beben.

Nga ana tjetër, qumështi i nënës përmban 2 herë më shumë hekur se qumështi i lopës. Disa vitamina si C dhe E, po ashtu bakri e ndihmojnë hekurin të përthithet më mirë.

5. Alergji nga qumështi: Qumështi i lopës duket se tek një pjesë e njerëzve krijon alergji në formën e diarresë, të përzierave, ekzemës, kollës etj. Në fakt ka dhe probleme të tjera që shkaktohen nga alergjia ndaj qumështit të lopës. Pse ndodh kjo…

Bebet nisin të krijojnë imunoglobulinën e tyre pas javës së parë. Por para se ato të sigurojnë sasinë e duhur, e marrin atë nëpërmjet qumështit të nënës. Qumështi i lopës nuk ndihmon pasi kjo shkatërrohet gjatë ngrohjes së tij. IgA është shumë e rëndësishme për parandalimin e alergjive, pasi formon një shtresë mbrojtëse në zorrë, që lufton jo vetëm infeksionet, por pengon edhe organizmat infektive të kalojnë në gjak.

6. Intoleranca ndaj laktozës: Intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet te qumështi. Kjo situatë ndodh nga mungesa e sasisë së duhur të një enzime të quajtur laktazë, e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë. Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak.

Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktazës kanë simptoma, por ato që kanë quhen intolerant të laktozës.

Intoleranca nga qumështi i lopës është një reaksion alergjik i sistemit imunitar ndërsa intoleranca nga laktoza shkaktohet nga sistemi tretës i trupit.

Nëse keni diarre të vazhdueshme, gazra etj., mire është të ndërprisni pirjen e qumështit dhe të konsumoni ushqime të tjera si fruta, perime, arra, supë, qumësht nga arra e kokosit, qumësht soje etj..

Produktet e qumështit

Çdo gjë që është e vërtetë rreth qumështit shihet pak a shumë e vërtetë edhe për nënproduktet e tij.

1. Krem qumështi (pana): Kremi i qumështit ka shumë yndyrë.

2. Qumësht i skremuar

3. Gjalpi

4. Djathi

5. Qumështi i pasterizua: Normalisht nëse qumështi i freskët nuk zihet pas një fare kohe, prishet. Gjatë procesit të pasterizimit, qumështi ngrohet në një temperature të caktuar dhe më pas lihet të ftohet. Ky proces e mbron qumështin jo vetëm nga prishja, por gjithashtu vret të gjitha bakteriet. Megjithatë, nëpërmjet këtij procesi, vitaminat dhe enzimat shkatërrohen.

Kosi

1. Kosi është një burim i shkëqyer i kalciumit dhe fosforit për forcimin e kockave dhe dhëmbëve. Njerëzit që duan më shumë kalcium, por se marrin dot nëpërmjet qumështit pasi kanë diarre apo shenja të tjera, mund të konsumojnë kos.

2. Kosi përmban vitaminë B2 (riboflavin) që nevojitet për çlirimin e energjisë nga ushqimi dhe B12 për një sistem më të shëndetshëm nervor.

3. Kosi është një probiotik i shkëlqyer dhe na mbron nga bakteriet e këqija po ashtu edhe kundër mykut që çon në infeksion të zorrëve.

4. Nëse qumështi ju shkakton diarre, kosi bën të kundërt. Pra nëse vuani nga probleme me diarrenë, gazrat etj, po ashtu edhe nga probleme te tjera në zorrë, hani më shumë kos. Kosi po ashtu ju largon erën e pakëndshme të gojës, e shkaktuar si pasojë e çrregullimeve në sistemin tretës.

5. Pas marrjes së antibiotikëve, konsumimi i kosit natyral rikthen balancën ndërmjet bakterieve të mira, të shkatërruara nga antibiotikët. Bakteriet e mira në zorrë, por edhe në pjesë të tjera të trupit janë shumë të nevojshme pasi ato e mbrojnë organizmin nga shumë probleme, përfshi mykun.

Si përfundim, qëllimi i këtij artikulli nuk është që ju të ndërprisni pirjen e qumështit. Më sipër përmenden fakte interesante nga studimet e shkencëtarëve lidhur me qumështin dhe nënproduktet e tij.

Shumë do të pyesin, po qumështi na duhet për shëndetin e kockave, për përmbajtjet e tij të kalciumit dhe fosforit. Disa të tjerë do thonë që qumështi është një ushqim i pazëvendësueshëm.

Megjithatë, përkrahësit e kësaj ideje, pra reduktimit të konsumit të qumështit për shkak të problemeve që shkakton ai thonë se për të gjithë ata që kanë probleme me qumështin apo edhe për bebet e vogla mirë është që qumështi të zëvendësohet me kosin, frutat, perimet, arrat, sojën etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China