20140124shendetpj1 |
Pothuajse një në tre amerikanë ka probleme me tretjen. Një prej tyre ishte dhe 19-vjeçarja Tara Alder e cila u diagnostikua me ulcer. Anti-inflamatorët dhe steroidet e ndihmuan atë përkohësisht, por nuk ia zgjidhën problemin. Pas shumë kërkimeve ajo tha se çelësi për të pasur një sistem të shëndetshëm tretës qëndron tek kombinimi i duhur i ushqimeve.
Për të kuptuar këtë duhet të keni parasysh se disa ushqime kërkojnë një kohë më të gjatë për t'u tretur. (Mesatarisht, frutave u duhen 30 deri në 60 minuta për t'u tretur; perimeve dhe fasuleve u nevojiten 1-2 orë për t'u tretur; mishit dhe peshkut i nevojiten 3-4 orë për t'u tretur etj.)
Prandaj duhet të keni kudjes në ushqimet që kombinoni së bashku në të njëjtin vakt. Për shembull, nëse gjatë një vakti konsumoni ananas dhe karkaleca deti mund të keni gazra dhe fryrje stomaku për shkak se ananasi kombinohet me një ushqim që tretet më ngadalë, qëndron në stomak më gjatë se normalisht. Si rezultat, sheqeri tek ky frut fermentohet duke shkaktuar probleme në zorrë.
Alder shton se ky problem që mund të duket i vogël në pamje të parë, në fakt shkakton një zinxhir tjetër problemesh. Nëse ushqimi prishet në stomak ose zorrë, nuk do të kemi mundësi të marrim të gjithë elementët ushqyes. "Çdoherë që keni feremtim të ushqimit kjo mund të shtojë toksinat në trup, të cilat mund të shkaktojnë lodhje, këputje, dhimbje koke kolit, artrit etj."
Mirë është që të evitoni konsumimin e disa ushqimeve së bashku si:
1. Frutat gjatë ose pas vaktit
Evitoni përdorimin e frutave në një kohë me ushqimin si:
-Luleshtrydhe në sallatë
-Salcë mangoje e shoqëruar me peshk etj.
Pse? -Frutat kalojnë me shpejtësi nëpërmjet stomakut dhe treten në zorrë. Kur kombinoni frutat me ushqimet e tjera të cilat kërkojnë kohë më të gjatë për t'u tretur — si mishi, peshku etj — ka rrezik që këto fruta të fermentohen në stomak për shkak se ato qëndrojnë për një kohë më të gjatë se normalja.
Një nga këshilluesit e ushqimit holistik në Nju-Jork thotë se-
"Në fakt sheqernat nuk janë të lehta për t'u tretur, prandaj frutat duhet të konsumohen veçmas."
Frutat duhet të konsumohen 30 deri në 60 minuta para buke. Kur frutat konsumohen vetëm, pra të pakombinuara me ushqime të tjera para buke ato e përgatisin traktin digjestiv për ushqimin. Uji hidraton traktin, ndërkohë që fibrat e pastrojnë atë, dhe enzimat aktivizojnë procesin kimik të tretjes. Kjo është arsyeja, thotë Alder, pse ngrënia e frutave para buke rrit përthithjen e ushqimeve që konsumojmë. Pas keni ngrënë mirë është të prisni për të paktën 3 orë para se të hani një frut.
2. Mishi me karbohidratet
-Mishi me patatet
-Pula me makaronat
-Sanduiç me gjel deti
Pse?- Specialistët e ushqimit thonë se nëse proteinat shtazore kombinohen me karbohidratet, si psh, kombinimi i mishit me bukë apo me patate, mund të sjellë probleme në sistemin tretës, pasi karbohidratet do të fermentohen.
Nëse enzimat e proteinave dhe ato të karbohidrateve ndodhen në të njëjtin vend dhe kohë mund të shkaktojë probleme. Por nga ana tjetër këto janë ushqime tradicionale, pra gatime që përdoren shpesh në kuzhinë dhe organizmi i disave mund të jetë mësuar me këtë kombinim.
Nga ana tjetër, në këtë grup nuk futet kombinimi i fasuleve me orizin, në fakt disa nga specialistët e shëndetit thonë se ky kombinim është i shëndetshëm.
Në vend të këtyre kombinimeve, mirë është që proteinat t'i konsumoni me perime që nuk përmbajnë niseshte. Psh, mishin mund ta kombinoni me perimet e ndryshme me gjethe jeshile.
3. Kombinimi yndyrnave me ushqimet e gabuara
-Ullinjtë me bukë
-Peshku ton me majonezin
-Mishi i skuqur me vaj perimesh
Pse?—Sasia e lartë e yndyrnave me proteinat ngadalëson tretjen, nënvizon Donna Gates, autore e librit "Dieta Ekologjike e Trupit".
Ajo rekomandon që për skuqjen e perimeve mishit etj., përdorni vaj ulliri ose vaj të arrës së kokosit. Ajo sugjeron gjithashtu që avokadot, farat apo arrat duhet të kombinohen vetëm me perime që nuk përmbajnë niseshte. Alder rekomandon konsumin e përditshëm të perimeve me gjethe jeshile, sidomos kur vakti prërmban ushqime me yndyrë.
4. Mos pini lëngje apo ujë gjatë ushqimit
Evitoni:
-Pirjen e ujit gjatë ushqimit
-Lëngjet gjatë vaktit
-Çajin menjëherë pas buke
Pse: Ujit i duhet rreth 10 minuta për të shkuar në stomak, ndërsa lëngjeve të frutave u duhet 15 – 30 minuta. Çdo lëng në stomak zvogëlon enzimat që i nevojiten trupit për të tretur proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
Në vend të kësaj: Mund të pini ujë sa të doni të paktën 10 minuta para buke. Pas buke prisni për rreth 1 orë dhe mund të pini ujë apo lëngje të tjera. Mos pini ujë në mes te bukës.
5. Dy proteina të koncentruara së bashku
-Evitoni konsumin e përbashkët të:
-Proshutës me vezët
-Arrave me kosin
Pse?—Proteinat e koncentruara kërkojnë një kohë më të gjatë për t'u tretur, duke lodhur sistemin tretës në përgjithësi. Specialistët theksojnë se në veçanti duhet të evitohet kombinimi i disa lloje mishrash, ose prodhimeve të detit. Psh, mos kombinoni në të njejtën kohë edhe mish pule edhe mish viçi.
Në vend të kësaj është mirë që mishin ta konsumoni pas sallatës. Mirë është që pas pjatës së parë mos të prisni më shumë se 10 minuta për të konsumuar pjatën kryesore, pasi mund të keni ndërprerje oreksi ose mund të "çaktivizohen" enzimat. Alder shton se nëse duhet të konsumoni dy proteina të koncetruara së bashku, rekomandohet të konsumoni perimet si qepë, lulelakër, brokoli ose sallatë jeshile.