PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rini e përjetshme me joga tibetiane!
2014-01-17 15:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

Joga tibetiane konsiston në 5 ushtrime të thjeshta por edhe dinamike, ku bëjnë pjesë meditimi, lëvizjet dhe mendimi pozitiv.

5 të ashtuquajturat ushtrime tibetiane konsistojnë në ushtrime që ndihmojnë për të jetuar më gjatë, por mbi të gjitha për një rini të përjetshme. Kjo formë e jogës praktikohet sot në mbarë botën, sidomos për një rini të përjetshme. Ajo këshillohet çdo ditë për rreth 20 minuta. Gjatë praktikimit të saj kërkohet sinkronizimi i frymëmarrjes me ushtrimet.

Kjo formë e jogës ndihmon në balancimin e 7 çakrave (qendrave të energjisë) si dhe rregullon ekuilibrin hormonal. Përmirëson punën e sistemit tretës, atij kardiovaskular, sistemit nervor dhe sistemit të frymëmarrjes.

Çakrat janë qendrat e energjisë të vendosura në linjën e mesme të trupit.

Ato janë fusha të fuqishme elektro-magnetike. Ato zotërojnë sistemin endokrin. Energjia rrjedh nga fusha universale e energjisë nëpërmjet çakrave në sistemet e energjisë brenda në trupin tonë, duke përfshirë edhe sistemin e meridianëve.

Trupi ynë përmban 7 qendra të mëdha energjie (çakra) dhe 122 të vogla. Çakrat e mëdha janë të pozicionuara në linjën e mesit të trupit. Këto çakra janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën me sistemet e tjera të energjisë në trup po ashtu edhe me shtresat e ndryshme të aurës.

Qarkullimi i rregullt i energjisë nëpër këto çakra është çelësi për shëndetin. Po ashtu ato duhet të jenë të pastra, pa energji negative dhe jo të "çorientuara".

Ato e lejojnë energjinë të rrjedhë nga një pjesë e trupit tek një tjetër.

Në trupin e njeriut ekzistojnë 7 çakra me ngjyra të ndryshme.

1. Çakra e bazës - ( E kuqe)

Çakra rrënjësore është në bazë të shtyllës vertebrore dhe ka ngjyrën e kuqe. Kjo çakër merret me energjinë jetësore dhe e tokëzon shpirtin me botën materiale.

2. Çakra e dytë ka ngjyrë portokalli dhe gjendet menjëherë nën kërthizë. Merret me mënyrën se si krijojmë në botë, me kënaqësi, mirëqenien dhe begati. Lidhet me me kapacitetin tonë seksual dhe riprodhues. Bllokimi i saj manifeston probleme emocionale.

3. Çakra e tretë ka ngjyrë të verdhë, gjendet në pleksusin diellor. Merret me intelektin, intuitën dhe me mësimet që duhet të mësojmë në jetë. Është uni, respekt për vetveten, mirëbesimi, vendimmarrja dhe forca personale. Bllokimi i saj manifeston zemërim.

4. Çakra e katërt është e gjelbër dhe është pranë zemrës. Ajo merret me zemrën dhe ndjenjën; është selia e shpirtit tonë. Është dashuri, gëzim, marrëdhënie dhe paqe. Bllokimi i kësaj çakre sjell probleme në sistemin imunitar dhe zemër si dhe mungesë dhembshurie.

5. Çakra e pestë

Çakra e pestë gjendet në zonën e fytit dhe është me ngjyrë të kaltër. Kjo çakër ka lidhje me zërin, thënien e së vërtetës, integritetin e vullnetin.

6. Çakra e gjashtë ka ngjyrë vjollcë ose blu të thellë dhe ndodhet në mesin e vetullave; kjo çakër quhen ndryshe "syri i tretë", megjithëse tradicionalisht përshkruhet me ngjyrë të bardhë.

Ajna apo gjendra pineale është një gjendër e vogël në formën e pishës që prodhon melatoninën, hormonin që rregullon gjumin dhe zgjimin.

Çakra e kurorës: Kjo çakër gjendet sipër majës së kokës. Kur kjo është e mbyllur mund të ndjeheni bosh dhe të vetmuar. Po ashtu mund të keni edhe dhimbje në majë të kokës. Kjo është çakra e unitetit, e lidhjes shpirtërore, e dijes etj

Çakrat janë të lidhura me palcën e kurrizit dhe me sistemin nervor nëpër disa gjendrave dhe nyjeve nervore. Sistemi i plotë i çakrave është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Harta të hollësishme të sistemit të çakrave dhe të meridianëve dhe rrugëve ndërlidhëse janë përdorur për mijëra vitesh në mjekësinë e Lindjes, në akupunkturë, masazh etj.

Joga tibetiane bazohet në zhvillimin shpirtëror dhe mendor. Nëpërmjet qëndrimeve dhe lëvizjeve fizike, ushtrimet e jogës pastrojnë energjinë negative nga kanalet dhe çakrat, harmonizojnë energjinë dhe çlirojnë tensionin dhe stresin e brendshëm.

Përfitimet nga joga tibetiane:

- Zgjat jetën

- Pastron energjinë negative nga qendrat e energjisë

- Parandalon çrregullime të ndryshme fizike dhe energjetike

- Kuron probleme të ndryshme fizike nëpërmjet ushtrimeve individuale

- Rrit ndërgjegjësimin

- Përmirëson kujtesën

- Ju forcon shpirtërisht

Kjo formë e jogës, po edhe të gjitha format e tjera të saj zhvillohen kryesisht për të pastruar dhe ri-balancuar mendjen dhe trupin.

Në vitin 1985, u botua libri "Sekreti i lashtë i burimit të rinisë", ku për herë të parë u përshkrua një program ushtrimesh për "rininë". Ky program përdoret nga murgjit tibetianë për të qëndruar gjithnjë të rinj dhe për të jetuar më gjatë. Në këtë libër përshkruhen me hollësi "5 ushtrimet" e jogës tibetiane.

Autori përshkruan në libër se "5 ushtrimet tibetiane " përveç rinisë së përjetshme; ju rregullon gjumin; ju largon lodhjen; ju bën më energjikë; largon problemet me kyçet; ju forcon kujtesën; ju lehtëson simptomat e artritit; ju mban trupin në formë; Forcon shëndetin në përgjithësi; përmirëson shëndetin emocional dhe shpirtëror si dhe rrit sensin e mirëqënies dhe harmonisë.

Tibetianët pretendojnë se këto 5 ushtrime aktivizojnë dhe stimulojnë 7 çakrat, pra stimulojnë të gjitha gjendrat e sistemit endokrin, i cili është përgjegjës për funksionimin e përgjithshëm të organizmit dhe procesi të plakjes. Kjo nënkupton që "5 ushtrimet tibetiane" do të ndikojnë funksionimin e organeve dhe sistemeve, përfshi sistemin fizik dhe energjetik.

Programi i jogës tibetiane

Me fjalë të thjeshta, joga është shkenca që bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin. Megjithëse kjo lloje joge ka kohë që përdoret nga murgjit tibetianë, ka nisur të përdoret dhe nga perëndimi.

Po si të ushtrojmë joga tibetiane?

Javën e parë praktikoni ushtrimet vetëm 3 herë.

Nëse jeni mbipeshë evitoni ushtrimin 4 dhe 5 derisa të keni arritur forcën e duhur. Praktikoni ushtrimi 4 dhe 5 kur e ndjeni që jeni gati.

Mos u sforconi. Praktikoni vetëm ato ushtrime që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Gjatë një dite nuk lejohet të bëni mbi 21 herë çdo ushtrim, pasi kjo mund të ketë ndikim negativ tek çakrat dhe t'ju krijojë parregullsi në trup.

"5 ushtrimet " mund të stimulojnë detoksifikimin dhe shpesh krijojnë simptoma të pakëndshme fizike. Kjo është dhe arsyeja pse rekomandohet ta rrisini gradualisht shpeshtësinë e ushtrimeve dhe jo menjëherë.

Para se të nisni 5 ushtrimet tibetiane duhet të merrni disa masa parapërgatitore.

- Nëse keni kohë që nuk jeni ushtruar mirë është të bëni ecje përditë për të paktën 30 minuta.

- Hiqni dorë nga sheqeri si dhe ushqimet që nuk treten me lehtësi. Përpara se të nisni jogën tibetiane hiqni dorë nga ushqimet jo të shëndetshme.

- Bëjini "5 ushtrimet" përditë.

- Në javët e para ushtrimet nuk do t'ju marrin më shumë se 5 minuta.

- Për të përfituar më shumë nga joga tibetiane, bëjini ushtrimet përpara se të hani mëngjes.

Joga tibetiane është cilësuar si një nga metodat më të mira për detoksifikimin.

Detoksifikimi është procesi që ndihmon për pastrimin e toksinave nga trupi të cilat janë grumbulluar në qelizë, organe, po ashtu edhe në sistemet e energjisë (aura, chakra, sistemin e meridianëve, dhe të gjitha sistemet elektro-magnetike).

Detoksifikimi është një proces shumë i rëndësishëm për jetë të gjatë dhe vibrante.

Më poshtë ju paraqesim "5 ushtrimet " si dhe disa ushtrime të tjera parapërgatitore.

Ushtrimi 1

Hapni krahët anash me pëllëmbët të drejtuara nga toka. Çlironi supet. Duart duhet të jenë në të njëjtën linjë me supet. Nisni rrotullimet rreth vetes në fillim 3 herë në ditë e më pas shtoni numrin e rrotullimeve gradualisht çdo ditë, por kujdes që të mos bëni më shumë se 21 rrotullime në ditë. Nuk këshillohet.

Ushtrimi 2

Shtrihuni me kurriz. Shtrini të dyja krahët dhe pëllëmbët e duarve të mbështetura tek tapeti i jogës, gishtat qëndrojnë të bashkuara, pranë njëri-tjetrit. Më pas ngrini kokën nga tapeti derisa mjekra të prekë kraharorin. Gjatë kohës që lëvizni kokën para ngrini këmbët në pozicionin vertikal si në figurë. Këmbët qëndrojnë të shtrira drejt, mos i përthyeni gjunjtë.

Më pas kthehuni në pozicionin fillestar me këmbët dhe kokën në tokë. Gjunjtë përsëri qëndrojnë drejt. Jepuni pak kohë muskujve të relaksohen dhe përsëriteni këtë ushtrim për disa herë, kujdes jo më shumë se 21 herë në ditë.

Frymëmarja: Merrni frymë thellë kur ngrini kokën dhe këmbët lart, nxirreni frymën kur ulni kokën dhe këmbët.

Ushtrimi 3

Përkuluni në gjunjë dhe trupin drejt. Duart vendosinin në anë të kofshëve. Lëvizeni kokën para në drejtim të kraharorit. Më pas lëvizeni kokën prapa, duke përkulur shpinën. Pas harkimit kthehuni në pozicionin fillestar dhe niseni ushtrimin nga e para.

Frymëmarrja: Merrni frymë thellë gjatë harkimit dhe nxirreni atë kur shkoni drejt pozicionit fillestar.

Ushtrimi 4

Uluni në tapetin e jogës dhe këmbët të kenë pak largësi nga njëra tjetra. Me krahët e shtrirë vendosni duart në tokë. Uleni kokën para derisa mjekra të arrijë kraharorin. Lëvizeni kokën prapa derisa ta përballoni. Mos u sforconi. Këto ushtrime kanë për qëllim t'ju bëjnë të ndiheni mirë e në paqe. Në të njëjtën kohë ngrini trupin në formën e urës, gjunjët përthyen, krahët qëndrojnë të shtrira. Çlironi muskujt dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Bëni pushime të shkurtra përpara se ta përsërisni këtë ushtrim.

Ushtrimi 5

Shtrihuni me fytyrë nga toka. Mbështetuni tek këmbët dhe duart dhe bëni fomën V të me kokë poshtë Më pas përkuleni shpinën prapa si në figurë.

Duart dhe këmbët qëndrojnë të tendosura drejt.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China