PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A ndihmon terapia alternative për trajtimin e kancerit të gjirit ?
2014-01-17 11:21:37 CRI Komenti juaj Printoni

Studimet e reja thonë PO: akupunktura, xhenseni, kërpudhat, joga dhe mjete të tjera natyrale mund t'ju ndihmojnë në trajtimin e kancerit dhe madje të përshpejtojnë procesin e shërimit. Më poshtë do të përshkruajmë disa nga përbërësit që luftojnë kancerin e gjirit dhe që shkenca sot po i kushton një vëmendje të madhe.

Marilyn Stillwell, 50 vjeç, u diagnostikua me kancer gjiri vitin e kaluar. Pasi iu nënshtrua 8 cikleve kimioterapi dhe 33 seancave radioterapi ndihej tejet e lodhur. Një mike e saj e njohu me akupunkturën dhe kështu Marilyn vendosi të takohej me një akupunkturist. Pas seancave të akupunkturës ajo u shpreh se rezultati ishte i menjëhershëm.

"Akupunktura më shëroi ankthin dhe efektet anësore të kimioterapisë dhe rrezatimit," tha ajo.

"Mijëra gra sot po përdorin gjithnjë e më shumë mjekësinë alternative për trajtimin e kancerit të gjirit. Interesi në rritje për këtë terapi ka shtuar përqindjen e studimeve shkencore në këtë fushë. Megjithëse trajtimi alternativ nuk e zëvendëson mjekësinë konvencionale, ai ofron mundësi të reja për lehtësimin e simptomave fizike dhe emocionale të lidhura me sëmundjen.

Sipas studimeve të fundit është zbuluar se akupunktura është tejet e domosdoshme dhe ndihmon shumë kundër efekteve anësore nga kimioterapia dhe rrezatimi," thotë onkologu amerikan Patrick Mansky.

"Sipas një studimi 5-vjeçar, 104 paciente me kancer gjiri që iu nënshtruan akupunkturës gjatë trajtimit me kimioterapi kishin më pak të përziera se ato paciente të cilat merrnin medikamente kundër të përzierave. Studimet kanë treguar gjithashtu se akupunktura redukton lodhjen kronike tek pacientet me kancer gjiri.

Xhenseni kundër tumorit...

Xhenseni përdoret prej shekujsh në Mjekësinë Tradicionale Kineze sidomos për forcimin e imunitetit dhe për rritjen e energjisë. Ai redukton stresin emocional dhe studimet e fundit kanë pare efekte anti-tumoriale tek kjo bimë. Përdorimi i regullt i xhensenit ndihmon pacientet me kancer gjiri të përmirësojnë problemet psikologjike si depresioni."

Kërpudha "Maitake" redukton 75% të kancerit

Të gjithë e dimë që kërpudhat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por sidomos për të parandaluar kancerin. Kërpudhat pothuajse nuk mungojnë asnjëherë në kuzhinën kineze, ato kanë vlera të larta dhe janë të pazëvendësueshme në luftën ndaj tumoreve.

Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se kërpudha "Maitake" ka potencial të reduktojë rreth 75% e kancerit dhe mund të çojë në zbulime të reja për llojet e ndryshme të tyre.

Disa onkologë kanë pranuar se kjo kërpudhë përbën shumë avantazhe për pacientët e tyre.

"Këto kërpudha nuk japin probleme dhe nuk ndërveprojnë me kimioterapinë dhe rrezatimin" thotë Donald Abrams, kryeonkolog në Spitalin e Përgjithsëm të San Francisco-s.

Veshtulla vret qelizat kancerogjene

Ekstrakti i veshtullës është përdorur për mbi 80 vjet në Europë për trajtimin e kancerit. Sipas Mansky-t, studimet laboratorike kanë treguar se veshtulla vret qelizat kanceroze dhe nxit sistemin imunitar. Megjithëse ende po kryhen studime rreth përfitimeve që ka kjo bimë për shëndetin..

Potenciali i jogës për të luftuar kancerin

Joga ka aftësi të madhe për të luftuar kancerin, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Nga studimet prej dekadash për të parë se si joga ndihmon pacientët të luftojnë stresin thuhet se gjendja jonë emocionale ndikon tek imuniteti jonë dhe tek aftësia për të mposhtur sëmundjen," thotë studiuesi Lorenzo Cohen.

"Në teori, nëse arrini të mposhtni stresin dhe mendimet negative arrini të krijoni një balancë të mirë ndërmjet trupit dhe mendjes, duke qënë më të fortë për të luftuar sëmundjet. Ato femra që bëjnë joga kanë më pak gjasa për t'u prekur nga depresioni dhe ankthi, po ashtu joga ndihmon shumë për të luftuar problemet me gjumin.

"Joga sjell gjithashtu edhe përfitime fizike për shëndetin, jo vetëm emocionale dhe psikologjike. Nga një studim tek pacientet e prekura me kancer gjiri ka rezultuar se 61 prej tyre që ndodheshin në fazën e trajtimit, iu nënshtruan jogës 2 herë në javë. Pas 6 javëve, u vu re që ato kishin më tepër energji dhe ndiheshin më mirë se pacientet që nuk ushtruan joga.

"Ndryshimi më i madh mes tyre ishte në funksionimin fizik," tha Cohen, "tek aftësia për të kryer punët e përditshme si mbajtja e çantës së pazarit apo dhe ecje e thjeshtë.

"Tipi i jogës i përdorur për këtë studim ishte — joga tibetiane.

Kjo formë e jogës ndal kohën për ju, duke ju ofruar një rini të përjetshme. Ajo rrit energjinë, kthjelltësinë dhe nivelin e përqëndrimit. Redukton stresin dhe përmirëson fleksibilitetin. Mbi të gjitha kjo tip joge ju kthen pasionin apo dëshirën për jetën. Është tepër e rekomandueshme për të gjithë ata të cilët duan të përmirësojnë jetën e tyre.

Një paciente e trajtuar për kancer gjiri thotë se joga tibetiane i ka mundësuar një gjendje të brendshme të mrekullueshme.

"Çdo herë që përfundoj sesionin e jogës, më krijohet një ndjenjë që çdo gjë do të shkojë mirë me mua dhe sëmundjen."

Po ashtu edhe stërvitja "tai chi" ka rezultuar shumë efikase. Në fakt, studiuesit shprehen se çdo ushtrim është pozitiv për shëndetin, pasi ul nivelin e stresit dhe forcon sistemin imunitar.

Nga pikëpamja e MTK-së trupi sëmuret kur energjia "Chi" nuk është në ekuilibër. Një nga praktikat më të përdorshme në Kinë për rregullimin e këtij ekuilibri është "Chi gong".

Kjo praktikë është një mënyrë ushtrimi për të rregulluar frymëmarrjen dhe mendjen me qëllim që të kontrollojë apo të nxisë rrjedhën e energjisë jetike "chi". Meqënëse energjia "chi" luan një rol të rëndësishëm në proceset jetike të trupit tonë rrjedha normale e saj është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet.

Ndërkohë që ushtrimet fizike shërbejnë për forcimin e fizikut, chi gong-u fokusohet rregullimin e mendjes. Me fjalë të tjera, ushtrimet fizike janë thjesht somatike, ndërsa stërvitja chi gong është zakonisht psiko-somatike. Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ndërmjet ushtrimeve të zakonshme fizike dhe chi gong-ut është se nëpërmjet ushtrimeve fizike shpenzojmë energji dhe përshpejtohet ritmi i frymëmarrjes, ndërkohë që chi gong punon për të na lehtësuar, qetësuar, për një frymëmarrje më të ngadaltë për ruajtjen dhe grumbullimin e energjisë në trup.

Chi gong-u mund të praktikohet duke qëndruar ulur, në këmbë, ose në pozicionin shtrirë. Ajo që është më e rëndësishme është që të jemi të relaksuar dhe në një pozicion të rehatshëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China