PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çfarë tregojnë ngjyrat tek frutat dhe perimet?
2014-01-10 15:21:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ngjyrat, aromat, shija madje dhe forma e frutave dhe perimeve janë tregues të mirëfilltë të vlerave të tyre ushqyese.

Nëse konsumoni spec të kuq djegës, megjithëse ka një shije tepër djegëse, përmban një sasi të lartë vitamine C dhe bioflavonoidesh.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe dhe vlerat e tyre

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë organizmin e njeriut në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit. Pigementi i kuq tek frutat dhe perimet përdoret për prodhimin e një prej vitaminave më të rëndësishme të trupit: vitaminës A.

Këtë ngjyrë e gjejmë tek perimet dhe frutat e mëposhtme:

•domatet;

•qershitë;

•mollët e kuqe;

•rrushi i kuq;

•portokalli i kuq

•shega;

•luleshtrydhet;

•specat etj

Frutat dhe perimet e kuqe përmbajnë likopen, acid ellagik, kuercetinë etj. Të gjithë elementët ushqyes tek frutat dhe perimet e kuqe ulin rrezikun për kancerin e prostatës, ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut, zvogëlojnë rritjen e tumorit, neutralizojnë radikalet e lira dhe luftojnë artritin dhe problemet me kyçet.

Frutat dhe perimet e kuqe janë kryesisht të pasur në minerale. Ato janë përgjegjëse për shtimin e vitalitetit. Ushqimet me ngjyrë të kuqe ndihmojnë gjithashtu kundër problemeve emocionale.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë

 

E verdha është ngjyra që mbron kundër degjenerimit makular, shkak për verbërinë. Furtat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, përmbajnë antioksidantë, vitaminë C dhe flavonoide të cilat kanë efekte kundër plakjes dhe kundër kancerit. Për më tepër, ato ndihmojnë sistemin shëndetësor, duke forcuar imunitetin.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë janë:

•limoni;

•ananasi;

•dardha;

•misri;

•pjepri;

•specat e verdhë

- bananet etj

Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë përmbajnë beta-karoten, zeaxanthin, flavonoide, kalium dhe vitaminë C. Këta elementë ndihmojnë kundër kancerit të prostatës po ashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe tensinonin e gjakut, nxisin balancën alkaline, luftojnë radikalet e lira dhe punojnë së bashku me magnezin dhe kalciumin për shëndetin e kockave.

Mungesa e frutave dhe perimeve me ngjyrë të verdhë na bën të ndihemi gjithnjë të lodhur, pa fuqi, shkakton probleme me tretjen dhe me dobësimin e sistemit imunitar, shkakton depresion, dobëson memorien dhe shton konfuzionin.

Frutat dhe perimet me ngjyrë portokalli

Portokallia, një ngjyrë që e gjejmë tek karotat, patatet e ëmbla, portokallet, mandarinat, pjeshkët, kajsitë, papaja dhe kungulli ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru.

Ashtu si edhe frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, edhe ato me ngjyrë portokalli përmbajnë beta-karoten, zeaxanthin, flavonoide, kalium dhe vitaminë C. Këta elementë ndihmojnë kundër kancerit të prostatës po ashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe tensinonin e gjakut, nxisin balancën alkaline, luftojnë radikalet e lira dhe punojnë së bashku me magnezin dhe kalciumin për shëndetin e kockave.

Çlirimi i toksinave dhe stresit nga trupi është i lidhur me ngjyrën portokalli. Kjo ngjyrë mbështet gjithashtu sistemin riprodhues dhe nxit kreativitetin në të gjitha nivelet.

Vitamina C dhe zinku gjenden tek ushqimet me ngjyrë portokalli dhe që të dyja ofrojnë një kombinim të shkëlqyer detoksifikues, duke e ndihmuar trupin në pastrimin e helmeve.

Mungesa e këtyre ushqimeve do të shkaktojë probleme në zonën e çakrës me ngjyrë portokalli, si kapsllëk etj.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të gjelbër

E gjelbra është një ngjyrë e fortë dhe e para për një shëndet të mirë. Përfitimi kryesor që kemi nga perimet dhe frutat me këtë ngjyrë është efekti anti-kancer që ato kanë. Janë të pasura me hekur dhe vitaminë C, po ashtu përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh.

Kur konsumojmë frutat dhe perimet me ngjyrë të gjelbër rritet ndjeshëm puna e sistemit nervor. Vetëm 10-12 minuta pas konsumit të një vakti me shumë perime dhe fruta jeshile studiuesit kanë vënë re se forcohet kujtesa dhe rritet aftësia për të mësuar.

Për më tepër, konsumimi i ushqimeve me këtë ngjyrë tonifikon muskujt.

Ushqimet me ngjyrë jeshile duhet të konsumohen 1-2 orë pas lindjes së diellit dhe pas mesditës. Përsa i përket dietës, futat dhe perimet me këtë ngjyrë nuk duhet të konsumohen menjëherë përpara se të shkoni për të fjetur, por të paktën 3-4 orë përpara. Për këtë këshillohet që darka të mos konsumohet më vonë se ora 19;00. Në këtë grup bëjnë pjesë.

•mollë jeshile;

•dardhat jeshile;

•rrushi;

•kivi;

•avokado;

•lakra;

•brokoli;

•spinaq;

•sallata;

•bizelet;

•prasi, etj.

Ushqimet me ngjyrë jeshile përmbajnë klorofil, fibra, lutein, zeaxanthin, kalcium, folate, vitaminë C dhe beta-carotene. Elementët ushqyes tek to ulin rrezikun e prekjes nga kanceri, ulin tensionin e gjakut, rregullojnë tretjen, mbështesin shëndetin e syve, luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar.

Frutat dhe perimet me ngjyrë blu dhe vjollcë

Frutat dhe perimet me ngjyrë blu dhe vjollcë përmbajnë lutein, zeaxanthin, resveratrol, vitaminë C, fibra, flavonoide dhe kuercetinë. Këto perime përmirësojnë ndjeshëm shëndetin, nxisin përthithjen e kalciumit dhe mineraleve të tjera, luftojnë inflamacionin, reduktojnë rritjen e qelizave kanceroze etj.

Po ashtu, infeksionet e traktit urinar parandalohen me ngrënien e këtyre perimeve dhe frutave. Vonojnë plakjen si pasojë e fenoleve që përmbajnë:

Në këtë grup bëjnë pjesë...

•boronica

•fiqtë;

•lakra;

•patllëxhani, etj

Frutat dhe perimet me ngjyrë të bardhë

Konsumimi i ushqimeve me ngjyrë të bardhë ul rrezikun për prekjen nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit dhe prostatës, si dhe balancon nivelin e hormoneve.

Perimet me ngjyrë të bardhë si qepa, hudhra etj. përmbajnë alicinë (bllokon infeksionet), po ashtu edhe antioksidantë të tjerë si flavanoidet. Ndërsa, tek bananet dhe patatet gjejmë kaliumin në një përqindje të lartë.

Në këtë grup bëjnë pjesë:

Bananet

Qepët

Lulelakra

Hudhra

Xhenxhefili

Kërpudhat

Patatet

Rrepa e bardhë

Si përfundim mund të themi që pavarësisht ngjyrave apo formave të një fruti apo perimeje, ato janë vitaminat natyrale të pazëvendësueshme për organizmin tonë, dhe duhet të konsumohen çdo ditë për të mbajtur larg mjekun, por edhe për të qëndruar gjithnjë të rinj dhe të bukur.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China