PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Frutat ekzotike dhe vlerat e tyre ushqyese (3)
2014-01-03 10:15:37 CRI Komenti juaj Printoni

Frutat ekzotike përmbajnë vitamina, antioksidantë minerale etj. Ndër to veçojmë liçi (lychee), mangostinë (mangosteen), rambutan, banana, xinxife (jujube) kivi, guavë, çerimoja (cherimoya) pema e bukës (jackfruit), ananas, durian, papajë, mango, fruit i dragoit (dragon fruit) etj.

Fruti i Dragoit (Pitaya)

Pitaya është një frut ekzotik që gjendet në mbarë Azinë. Ky frut njihet ndryshe edhe si "fruti i dragoit".

Ai njihet për vlerat e larta ushqimore, përmban shumë vitamina,

Minerale, fibra dhe antioksidantë. Po ashtu ky frut ka një përqindje të lartë vitaminash A dhe C si dhe kalciumi. Pitaya rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës si dhe normalizon tensionin e lartë të gjakut.

Pitaya është një burim i shkëlqyer antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira. Një veti tjetër e mirë tek "fruti i dragoit" qëndron tek farat të cilat përmbajnë acide yndyrore të dobishme për shëndetin. Po ashtu pitaya është i pasur në shumë fibra, 1g fibra për 100g frut të freskët.

Kiwano

Kiwano është një frut i pjesës jugore të Afrikës dhe shija është një kombinim mes pjeprit dhe trangullit. Ky frut sot kultivohet edhe në Zelandën e re dhe Australi, po ashtu edhe në shumë vende të tjera.

Ai ka shumë veti të çmuara për shëndetin pasi përmban përqindje të lartë të vitaminës C, hekurit dhe kaliumit. Po ashtu përmban edhe fosfor, magnez, zink, kalcium e bakër. Farat e tij përmbajnë linoleic dhe acid oleic. Linoleic është acid yndyror omega, i cili vlen për shëndetin dhe ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Po ashtu farat e kiwano-s përmbajnë shumë antioksidantë dhe vitaminë E. Shumë pjesë të trupit të njeriut përfitojnë nga konsumi i kiwano-s, si qelizat e kuqe të gjakut, lëkura, muskujt, nervat etj. Vitamina E ndihmon organizmin për të neutralizuar dëmet nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë kancer dhe sëmundje kardiovaskulare. Mendohet gjithashtu se vitamina E ndihmon në uljen e rrezikut të prekjes me sëmundjen e Parkinson-it dhe Alzhajmerit.

Disa përfitime të tjera të kiwano-s janë tek përqindja e lartë e beta-carotenit dhe vitaminës A. Beta-caroteni është shumë i vlefshëm për forcimin e sistemit imunitar. Vitamin A vlen për shëndetin e syve, po ashtu edhe për bukurinë e lëkurës.

Duriani, "Mbreti i frutave"

Duriani me origjinë nga Azia Juglindore njihet me epitetin si "mbreti i frutave", për shkak të vetive të larta ushqyese që përmban. Është i pasur në antioksidantë dhe proteina. Ka aromë të fortë, disa thonë të pakëndshme, megjithatë shije unike dhe vlera të çmuara.

Duriani lufton:

Depresionin

Ankthin

Pagjumësinë

Problemet me oreksin

Dhimbjet

Migrenën

Buliminë

Çrregullimet me humorin

Stresin

Duriani ka veti antimikrobiale, antibakteriale dhe kundër mykut

Ai po ashtu u jep shkëlqim flokëve, çtensionon muskujt dhe forcon funksionin e trurit.

Po ashtu pengon mpiksjet e gjakut, duke parandaluar atakun dhe sulmet në tru.

1. Duriani furnizon trupin me vitamina

Ai është i pasur në vitamina B, C dhe E. Ndihmon për uljen e kolesterolit. Përbërësit tek duriani kontrollojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit të keq.

-Duriani gjithashtu është një pastrues i mirë i gjakut.

Ngrënia e rregullt e durianit largon toksinat nga trupi dhe gjaku. Është një nga ushqimet top për pastrimin e gjakut, po ashtu falë përmbajtjes së lartë të hekurit lufton aneminë.

Duriani përmban gjithashtu përqindje të lartë aminoacidesh të quajtura tryptophan. Ky aminoacid njihet për rolin e tij në luftën kundër pagjumësisë, ankthit dhe depresionit. Ndihmon gjithashtu në rritjen e nivelit të serotoninës, hormonit të lumturisë.

Ai gjithashtu forcon muskujt dhe përmirëson jetën seksuale, pasi është një afrozodiak shumë i fuqishëm.

Megjithëse duriani është një frut shumë i ushqyeshëm nuk duhet të konsumoni sasi të lartë.

Jackfruit (Pema e bukës)

Është një frut me origjinë nga India, Bangladeshi, Filipinet dhe Sri Lanka. Ai njihet për aromën e tij të këndshme që mund të ndihet edhe nga larg. Frut unik si në shije ashtu edhe në formë.

Ky frut përmban kalium dhe ekstrakti i tij thuhet se ndihmon në trajtimin e diarresë. Falë oksidantëve ai lufton kancerin, ndërsa rrënjët e tij përdoren për trajtimin e astmës.

Jackfruit përmban përqindje të lartë të vitaminës C, përmban gjithashtu isoflavone dhe antioksidantë.

Ky frut lufton ulcerën, po ashtu ndihmon të gjithë ata që vuajnë nga problemet me tretjen.

Konsumimi i këtij fruti ju mban gjithnjë të rinj, pasi ndihmon në ngadalësimin e degjenerimit të qelizave. Lëkura e personave që e konsumojnë atë duket gjithnjë më e re.

Ai gjithashtu trajton tensionin e lartë dhe nervozizmin. Lufton kapsllëkun dhe problemet me lëkurën.

100 gram jackfruit përmban 95 kalori.

Salak, "fruti i kujtesës"

Salaku njihet gjithashtu si fruti gjarpër për shkak të lëkurës së tij dhe e ka origjinën nga Indonezia, Brunei dhe Malajzia. Ka madhësinë dhe formën e fikut. Tuli i këtij fruti ka ngjyrë të verdhë dhe është me shije të ëmbël.

Përfitimet shëndetësore nga konsumi i salak-ut

Fruti përmban kalcium, flavonoide, saponinë dhe taninë.

Përmban protein, beta-caroten, vitaminë C, hekur, kalcium, fosfor dhe karbohidrate.

1. Ilaçi i syve

Sipas studimeve të kryera tek salaku ka rezultuar se ai është i pasur me beta-karoten, duke u bërë një ushqim i shkëlqyer për shëndetin e syve.

2. Lufton diarrenë

Nëse keni probleme me diarrenë provoni salak

3. Ilaç për trurin

Salak njihet si frut që përmban shumë kalium dhe pektinë, të dyja këto të mira për trurin. Kjo është dhe arsyeja pse shumë e quajnë salakun "frutin e kujtesës".

4. I mirë për stomakun

Salaku përman saponinë, beta-karoten, taninë, flavonoide dhe kalcium. Të gjitha këto e klasifikojnë këtë frut në grupin e superushqimeve. Tanina ndihmon shumë për të luftuar diarrenë dhe lëvizjen e zorrëve.

5. Ju mban të rinj

Falë përmbajtjes së lartë të anti-oksidantëve si vitaminës C dhe fenoleve, salaku lufton plakjen e qelizave.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China