PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kur kombinimi i ushqimeve me njëri-tjetrin bëhet i rrezikshëm
2013-12-20 14:39:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ushqimi është jetik për shëndetin tonë pasi nëpërmjet tij marim energjinë dhe vitaminat. Në mjekësinë kineze ushqimi është ilaçi më i mirë, por duhet treguar kujdes në mënyrën e shoqërimit të dy ushqimeve me njëri-tjetrin. Kur përzierja e tyre nuk bëhet si duhet, atëherë nuk do jemi në gjendje të marrim vlerat ushqimore nga produktet që konsumojmë pasi ato mund të pengojnë njëri-tjetrin në përthithjen e elementëve apo mineraleve nga trupi, po ashtu mund të japin edhe efekte anësore.

Li Hongyan, specialiste ushqimi nga "Shanghai Tongmai Food" thotë se njerëzit me stomak të dobët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nga kombinimi i ushqimeve

Problemi qëndron se grupe të ndryshme ushqimesh kërkojnë një kohë të ndryshme tretjeje. Kombinimi i duhur aftëson trupin të tresë dhe t'i përdorë sa më mirë vlerat ushqimore. Teoria e kombinimit të ushqimit është shpeshherë e vështirë për t'u kuptuar. Megjithatë, ajo që mund të kuptojmë është se ekzistojnë disa faktorë si niveli i pehashit dhe roli i tij tek tretja.

Proteinat kërkojnë një mjedis acid për t'u tretur.

Nga ana tjetër, karbohidratet dhe yndyrnat kërkojnë një mjedis bazik. Kur proteinat dhe karbohidratet konsumohen në të njëjtën kohë kjo mund të ngacmojë procesin e tretjes, duke shkaktuar mostretje, gazra dhe ulje të aftësisë së thithjes së elementëve ushqyes.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar së bashku

1. Karbohidratet dhe ushqimet acide nuk duhen konsumuar asnjëherë së bashku. Mos hani bukë, oriz apo patate me limon, domate, portokall.

2. Mos konsumoni proteina të koncentruara me karbohidrate në të njëjtin vakt. Psh, arrat, mishin vezët, djathin apo dhe proteinat e tjera nuk duhen konsumuar me bukë, patate apo fruta të ëmbla.

3. Mos konsumoni më shumë se një proteinë në vakt. Thuajini jo kombinimit vezë-mish, vezë-qumësht si dhe djath me arra.

4. Evitoni ngrënien e ushqimeve me yndyrë dhe proteinave. Mos përdorni gjalpin apo vajin me vezët, djathin apo arrat.

5. Mos konsumoni portokallin, domate apo limon me mishin, vezët apo arrat.

6. Ushqimet që përmbajnë niseshte nuk duhen konsumuar me sheqerna.

Kombinimi i ushqimeve kërkon kohë dhe ka vështirësinë e tij për ta ndjekur me rigorozitet, megjithatë ka ende shumë debate nëse nëpërmjet këtij procesi kemi përfitime apo mund të biem nga pesha.

Cilat ushqime nuk duhen kombinuar me qumështin?

Të gjithë e dimë që qumështi përmban vlera të larta ushqyese dhe sjell shumë përfitime për organizmin e njeriut. Ka shumë njerëz sot në botë të cilët gotën e qumështit e kanë pjesë të mëngjesit të tyre. Megjithatë ka disa ushqime të cilat duhet të tregohemi të kujdesshëm që mos t'i kombinojmë me qumësht:

Portokall me qumësht

Nuk është e përshtatshme të hani portokall një orë përpara ose pas pirjes së qumështit. Sepse kur proteina e qumështit takohet me acidin tartarik tek portokalli bashkëveprojnë me njëri-tjetrin duke shkaktuar probleme me tretjen dhe shqetësime në stomak.

Sheqer dhe qumësht

Qumështi përmban lysine, një aminoacid esencial dhe komponent i rëndësishëm i proteinave. Në kushtet e ngrohjes, lysine do të ndërveprojë me fruktozën, duke prodhuar një substancë toksike, e cila është e dëmshme për organizmin e njeriut. Pra, mos hidhni sheqer kur qumështi është ende i ngrohtë. Prisni derisa të ftohet dhe mund t'i shtoni pak sheqer… vetëm kur qumështi është i ftohtë.

Ilaçet me qumësht

Ka njerëz sot që preferojnë t'i pinë ilaçet me qumësht në vend të ujit. Në fakt, qumështi mund të ketë një ndikim të madh në absorbimin e ilaçeve nga trupi. Mineralet tek qumështi do të bashkëveprojnë me ilaçet duke sjellë probleme në shëndet. Gjithashtu nuk këshillohet pirja e qumështit një orë para ose pasi keni pirë ilaçe.

Qumësht me çokollatë

Kjo mund të duket e pabesueshme, por qumështi me çokollatën nuk shkojnë bashkë. Ndërkohë që qumështi është i pasur në proteina dhe kalcium, çokollata përmban acid oksalik. Konsumimi i tyre në të njejtën kohë mund të shkaktojë diarre, tharje flokësh, probleme me rritjen etj.

Qumësht dhe greipfrut

Proteinat tek qumështi mund të ndrëveprojë me acidet tek greifruti dhe të shkaktojë fryrje të stomakut, gazra dhe diarre.

Qumësht soje me vezë

Qumështi i sojës përmban shumë vlera ushqimore përfshi proteinat, yndyrnat, karbohidratet, vitamina dhe minerale. Nëse pihet i vetëm, pa e kombinuar me ushqime të tjera është shumë i çmuar për shëndetin. Megjithatë, nëse konsumohet së bashku me vezët, redukton aktivitetin e proteazës, që ndihmon trupin të asimilojë proteinën.

Po ashtu ushqimet e mëposhtme si;

Tofu me spinaqin

Kur tofu dhe spinaqi konsumohen në të njëjtën kohë, ato pengojnë thithjen e kalciumit dhe mund të shkaktojnë bllokime në stomak. Spinaqi përmban acid oksalik, i cili së bashku me kalciumin tek tofu vepron në zorrë duke formuar oksalat kalciumi (kristale).

Karkaleca deti dhe vitaminë C

Nëse dikush konsumon karkaleca deti, po ashtu merr një sasi të lartë ushqimesh me vitaminë C po të njejtën ditë, duhet të tregohet i kujdesshëm pasi tek karkalecat e detit gjendet një përbërës që bashkëvepron me vitaminën C dhe mund të kthehet në helm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China