PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Frutat ekzotike dhe vlerat e tyre ushqyese
2013-12-20 11:14:10 CRI Komenti juaj Printoni

Frutat ekzotike përmbajnë vitamina, antioksidantë, minerale dhe fibra. Ndër to veçojmë liçin (lychee), mangostinën (mangosteen), rambutanin, bananen, xinxifen (jujube), kivin, guavën, çerimojan (cherimoya) pemën e bukës (jackfruit), ananasin, durianin, papajën, mangon, frutin e dragoit (dragon fruit) etj.

Po cilat janë dobitë e frutave tropikale.... Pse duhet t'i konsumojnë ato....

Kivi

Kivi është një frut ekzotik që e ka origjinën nga Kina, konkretisht nga provinca Shaanxi. Ai është një nga frutat më të shëndetshëm i mbushur me një sasi të lartë të vitaminës C, antioksidantë, kalium dhe fibra.

Studimet kanë treguar se përbërësit tek kivi kanë efekt mbrojtës për sytë, parandalon sëmundjet në sistemin e frymëmarrjes dhe veçanërisht problemet me kollën falë vitaminës C.

Ai po ashtu ka veti mbrojtëse nga kanceri pasi flavonoidet dhe karotenoidet të cilat kanë veprim antioksidativ mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Dhe pikërisht janë radikalet e lira ato të cilat mund të shkaktojnë shumë sëmundje në trupin e njeriut.

Gjithashtu thuhet se kivi rregullon tensionin e gjakut, ul kolesterolin si dhe e mban lëkurën dhe flokët të bukur.

Ananasi

Ananas për tretjen...

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike.

Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.

Forconi imunitetin me ananas

Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe shkaktojnë dhimbje kyçesh si dhe artrit. Pra, marrja e dozës ditore të vitaminës C nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.

Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.

Ananasi mbron sytë

Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më i mirë se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananas çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes së shikimit.

Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Avokado, pse është i mirë dhe mënyrat si ta përdorim

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë Aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore.

Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke e bërë një zëvendësim i shkëlqyer për mishin.

Pse duhet të konsumojmë avokado?

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit

Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.

Veti anti-inflamatore

Është një nga frutat që kryeson listën përsa i përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban carotenoide, antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, zeaxanthin, vitamins C dhe E, zink dhe acide yndyrore omega-3.

Kurë natyrale për artritin

Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avokado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.

Mbështet shëndetin kardiovaskular

Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avoado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleik (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL).

Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane.

Një nga përbërësit është edhe beta-karoteni, që ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është përbërës i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimin makular, i cili është shkaktari kryesor i verbërisë tek personat më të vjetër se 60 vjeç.

Nxit rregullimin e sheqerit në gjak

Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njejtën kohë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.

Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës

Aftësia që ka avokado në parandalimin e e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një kombinimi të rrallë të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.

Papaja

Papaja është një pemë ekzotike që vjen nga jugu i Amerikës. Është e pasur me vitaminë A, karotenoide, vitaminë C, folate dhe fibra. Lëkura e papajës dhe farat po ashtu janë të pasura me shumë fitoelementë, përfshi likopenin dhe polifenolet.

Shumë kuzhina sot në botë, sidomos ajo aziatike, e kanë papajën pjesë të gatimit të përditshëm. Zakonisht papaja konsumohet e freskët në formë sallate. Farat e zeza të papajës janë të ngrënshme dhe përdoren si zëvendësuese të piperit të zi në Amerikën e Jugut. Me papaja mund të bëni dhe smoothie shumë të shëndetshme, po ashtu edhe antipasta.

Sipas mjekësisë tradicionale në disa pjesë të botës gjethet e papajës përdoren në formë çaji për trajtim e shumë problemeve.

Po ashtu ky frut ekzotik përmban kalcium dhe hekur. Ajo trjaton problemet me tretjen, dhe shëron ulçerën dhe ndihmon në zbërthimin e yndyrnave në organizëm.

Papaja jep dhe një efekt të menjëhershëm për të larguar stresin dhe lodhjen.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China