20131206probiotiketpj2 |
Në vitin 2002, një grup i përbashkët studiuesish nga FAO dhe OBSH-ja i përkufizuan probiotikët si "mikro-organizma të gjalla që janë të dobishme për shëndetin tonë." Me fjalë të tjera, probiotikët janë "bakterie të mira" që paraqiten në zorrë. Ato gjenden tek ushqimet, por edhe në formë suplementi
Në aparatin tretës gjenden mbi 500 lloje të ndryshme bakteriesh. Ato ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, por edhe për tretjen e ushqimeve.
Përfitimet shëndetësore nga probiotikët
■Studimet kanë treguar se probiotikët përmbajnë vitamina B, kalcium, hekur, zink, bakër, magnez dhe fosfor.
■Disa studime të tjera kanë treguar se probiotikët forcojnë imunitetin duke rregulluar aktivitetin e limfociteve dhe antitrupave
Bakteriet e mira të grupit Lactobacillus luftojnë pezmatimin e mishit të dhëmbëve, duke mundësuar një gojë të shëndetshme.
Si funksionojnë probiotikët?
Studiuesit besojnë se çrregullimet në tretje ndodhin kur prishet ekuilibri i bakterieve të mira në zorrë. Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni ose pas marrjes së antibiotikëve.
"Probiotikët përmirësojnë funksionin e zorrëve," thotë Stefano Guandalini, profesor i pediatrisë dhe gastroenterologjisë pranë Universiteti të Chicago-s. Ai shton se këto mikro-organizma ndihmojnë gjithashtu për të luftuar bakterien që shkakton diarre.
Probiotikët dhe sistemi imunitar
Studimet kanë treguar gjithashtu se probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar. "Në shoqëritë me nivel shumë të lartë higjiene, kemi parë një rritje të theksuar të sëmundjeve autoimune dhe alergjive," shton Guandalini për WebMD.
"Kjo mund të ndodhë për shkak se sistemi imunitar nuk njeh bakterie të reja."
Në një studim të dy viteve më parë specialistët pranë Universitetit të Yale arritën në përfundimin se probiotikët janë efektivë për:
- Trajtimin e diarresë
- Trajtimin e inflamacionit të zorrëve tek të porsalindurit
- Forcojnë sistemin imunitar
-Trajtimin e vaginitis
- Trajtimin e mykut
Probiotikët mund të jenë të dobishëm edhe në uljen e rrezikut për infektim të veshit, apo problemeve me fytitn dhe ftohjen.
Ushqimet që përmbajnë probiotikë:
1. Kosi
Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë veti të tjera.
2. Kefiri
I ngjashëm me kosin, kefiri është një produkt unik që përftohet nga fermentimi i qumështit dhe është një probotik i shkëlqyer.
Ai është i dobishëm jo vetëm për shëndetin e zorrëve, por edhe për sistemin nervor dhe metabolizmin.
Sipas disa studimeve të fundit ka rezultuar se kefiri përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille.
Një nga vetitë më të mira të tij është se normalizon mikroflorën, duke ndihmuar procesin e tretjes. Kefiri është i mirë edhe për njerëzit të cilët kanë alergji.
Ai gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene. Ashtu si edhe kosi, kefiri forcon imunitetin. Ai përmban kalcium dhe është i mirë për të gjithë familjen, si dhe ka aftësi të pushojë dhimbjen e kokës
3. Turshitë
Të gjitha perimet turxhi, në veçanti lakra, janë shumë të pasura në bakterie të mira, vitamina B, A, E dhe C.
- Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
- Ulin shtypjen e gjakut në arterie.
- Zbusin problemet e kapsllëkut
Turshi shtëpie apo turshi industriale
Tek turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues, që nuk këshillohen tek fëmijët që vuajnë nga astma, pasi shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Po ashtu, turshitë e blera në treg përmbajnë shumë uthull, gjë që mund t'ju ngacmojë stomakun. Pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, nuk përmban baktere të mira por përmban sasi të mëdha të kripës, gjë që nuk është e shëndetshme.
Nëse turshitë përgatiten vetë në kushtet e shtëpisë
Bakteret e mira në turshi janë më të lira se sa probiotikët e gatshëm.
Laktobacilet ndihmojnë tretjen.
Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen.
Pastrojnë organizmin
4. Çokollata e zezë
Tek çokollata e zezë me cilësi të lartë gjejmë 4 herë më shumë probiotikë, se tek kosi, dhe kjo është vetëm një nga dobitë e çokollatës së zezë. Studimet e fundit kanë treguar se falë rreth 300 përbërësve të ndryshëm që gjenden tek çokollata e zezë mund të keni shumë përfitime nga konsumimi i saj. Një prej dobive më të spikatura të çokollatës së zezë është se ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Ajo përmban shumë antioksidues, të cilët mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke përfshirë edhe shfaqjen e tumoreve.
Me konsumimin e çokollatës së zezë, rritet edhe niveli i endorfinave të cilat mes të tjerave lehtësojnë dhimbjet në trup. Çokollatat që përmbajnë mbi 70% kakao kanë rezultuar efikase edhe për dobësim pasi ato kontribuojnë për shkrirjen e yndyrnave. Ajo gjithashtu përmirëson punën e trurit, dhe lufton kollën.
5. Kimchi
Kimchi është një formë e lakrës turshi në Azi. Është shumë pikante dhe është një shoqëruese e mirë e ushqimit në disa vende aziatike. Përveç probiotikëve që përmban, Kimchi është dhe një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, kalciumit, hekurit dhe vitaminave A, C, B1 dhe B2. Kimchi është vlerësuar si një nga ushqimet më të mira probiotike.
6. Çaji "Kombucha"
Ky është një formë çaji i fermentuar, që përmban një sasi të lartë bakteriesh të mira. Ky çaj është përdorur për shekuj dhe besohet se ndihmon në rritjen e energjisë, ju forcon shëndetin dhe ndoshta redukton edhe peshën tuaj trupore. Megjithatë ky çaj mund të mos jetë një zgjidhje e mirë sidomos për ata persona që kanë vuajtur më parë nga candida.