PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Cistet në vezore, trajtimi sipas mjekësisë kineze
2013-11-29 15:38:21 CRI Komenti juaj Printoni

Cistet e vezoreve janë qeska të mbushura me lëng apo me materie të fortë dhe i gjejmë brenda ose në sipërfaqje të vezoreve.

Pjesa më e madhe e studiuesve thonë se shkaku i formimit të cisteve është çrregullimi hormonal, i cili mund të vijë si pasojë e rënies së imunitetit, toksinave në mëlçi, ushqimit apo edhe stresit.

Vezoret e çdo gruaje prodhojnë normalisht çdo muaj një qelizë veze. Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme cistike që quhet folikul.

Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një qelizë veze. Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular. Hormonet si estrogjeni dhe progesteroni janë përgjegjëse për..

•Rritjen e qimeve në trup dhe gjoksit

•Për masën trupore

•Për ciklin menstrual

•Shatzëninë

Cilat janë simptomat e cisteve ovariane?

•Dhimbje në fund të barkut

•Dhimbje legeni

•Dhimbje kofshës

•Probleme gjatë urinimit

•Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

•Shtim në peshë

•Dhimbje gjatë menstruacioneve

•Gjakderdhje jo normale

•Të vjella dhe marrje mendsh

A parandalohen cistet?

Jo, cistet nuk mund të parandalohen. Lajmi i mirë është se shumica e cisteve:

•Nuk shfaqin simptoma dhe mund të largohet vetvetiu

•Nuk janë kanceroze

Megjithatë konsultohuni me mjekun nëse vini re:

•Ndryshime në ciklin menstrual

•Dhimbje në zonën e legenit

•Apo dhimbje të papritur në fund të barkut

Trajtimi i cisteve me bimë kineze

Shumica e cisteve nuk janë kancerogjene. Në shumicën e rasteve ato zhduken vetvetiu. Megjithatë nëse nuk zhduken brenda pak muajsh atio mund të japin shqetësime në organizëm sidomos për ato gra që duan të mbeten shtatzënë, pasi prania e cisteve e vështirëson këtë fenomen.Rreth 5% e cisteve mund të kthehen në kancerogjene.

Si trajtohet ky problem në Kinë?

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në largimin e cisteve. Reduktimi i prodhimeve të qumështit, miellit të bardhë dhe ushqimit të përpunuar, apo konsumimi i më shumë perimeve, sidomos atyre me gjethe të gjelbra dhe i frutave ndihmon organizmin të eleminojë cistet natyralisht.

Në Kinë, cistet e thjeshta nuk shihen si një problem madhor. Megjithatë ka formula me bimë të cilat përdoren për eleminimin e tyre dhe që kanë rezultuar të suksesshme. Kryesisht përdoret një formulë apo ndërthurje e disa bimëve së bashku për këtë problem. Në shumicën e formulave përdoret kanella dhe konkretisht përzierja e kanellës me mjaltin.

Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë luge kanellë dhe lëreni për një orë të mbuluar me kapak. Pasi është ftohur plotësisht shtoni një lugë mjalt cilësor.

Këtë pije përdoreni në darkë përpara se të flini dhe në mëngjes esëll. Prisni 30 minuta dhe më pas mund të hani mëngjes.

Mjekët thonë se do ta ndjeni përmirësimin që pas javës së parë.

Po ashtu një tjetër kurë nga Dr. Wei Liu i Akademisë amerikane për Akupunkturën dhe Mjeksinë Orientale arriti të kuronte një grua 39-vjeç, e cila kishte 9 ciste në vezore. Ai e bëri këtë nëpërmjet bimëve kineze, nëpërmjet dietës së duhur dhe sigurisht nëpërmjet akupunkturës. Pas trajtimit, të gjitha cistet ishin larguar. Më parë ajo kishte provuar pilula kontraceptive të përshkruara nga mjeku, por pa efekt. Kjo ishte dhe arsyeja pse ajo u detyrua të provonte mjekësinë kineze.

Bimët kineze

Sot bimët kineze janë të shpërndara në mbarë botën. Sipas Dr. John R. Lee, sasia e lartë e estrogjenit në trup është arsyeja kryesore e problemeve në trupin e gruas, përfshi edhe shfaqjen e cisteve në vezore. Ekzistojnë shumë bimë që trajtojnë çrregullimin e estrogjenit në trup, po ashtu të këshilluara edhe nga MTK-ja, si psh: xhenseni, tërfili i kuq, cohoshi i zi (Cimicifuga Racemosa) bozhure dhe rodhe. Të gjitha këto janë bimë shumë të fuqishme kineze që ndihmojnë në zhdukjen e cisteve në vezore.

Bimët për këtë problem veprojnë në mënyra të ndryshme. Bimët perëndimore ndihmojnë në ekuilibrimin e estrogjenit dhe progesteronit. Ato parandalojnë prodhimin e shtuar të estrogjenit si dhe në shpërbërjen e cisteve që sapo kanë nisur të rriten. Në mjekësinë kineze, bimët eleminojnë cistet duhet përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke larguar lëngjet e "ndenjura" në trup.

Konsumimi i një përzierje të lëngut të panxharit, karotave, aloe verës dhe melasë (lëng i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit ose të kallamit të sheqerit) është një mënyrë për të trajtuar cistet në kushtet e shtëpisë.

Pozicionet e jogës për largimin e kisteve në vezore

Linda Kaban është instruktore joge si dhe ndihmon njerëzit për t'u ndjerë më mirë dhe për të rikthyer besimin tek vetja. Ajo ka publikuar një serë materialesh dhe studimesh në revistën e njohur "YOGALife".

Joga është një disiplinë që ka nisur rreth 5000 vjet më parë dhe është kombinimi i ushtrimeve me frymëmarrjen. Joga ka shumë veti shëruese dhe vlera terapeutike. Femrat kryesisht janë më të dhëna pas jogës, e cila i ndihmon ato jo vetëm për qetësim, por edhe minimizon të ashtuquajturat "problemet e femrave" sic janë cistet ovariane. Ja disa prej pozicioneve të jogës për eleminimin e kisteve.

1. Pozicioni i parë

2. Pozicioni i Peshkut

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China