PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qëndrimi në diell, i domosdoshëm gjatë stinës së dimrit
2013-11-22 09:52:41 CRI Komenti juaj Printoni

Dimri është një stinë e ftohtë dhe nevoja për të qëndruar në diell është e pashmangshme. Teoria e Mjekësisë Tradicionale Kineze paraqet se shumica e bimëve pakësojnë aktivitetet e tyre gjatë kësaj stine për të rezervuar energjinë.

Gjatë stinës së dimrit, energjia "Yang" e njeriut qëndron në gjendje të fjetur dhe ruhet në veshkë, për t'u "zgjuar" gjatë stinës së pranverës. Për këtë, forca Yin është më dominante gjatë stinës së dimrit.

Qëndrimi në diell shihet si një lloj energjie "Yang", duke nxitur ekuilibrin trupor midis "Yang"-ut dhe "Yin"-it, prandaj këshillohet qëndrimi në diell gjatë kësaj stine, për të balancuar 2 forcat.

Sipas filozofisë tradicionale kineze, tek gjithçka ekzistojnë "Yang" dhe "Yin"."Yang" përfaqëson forcën, mashkullin, diellin, qiellin etj, "Yin" përfaqëson butësinë, femrën, hënën, tokën etj.

Qëndrimi në diell në dimër mund të nxitë qarkullimin e gjakut nën lëkurë dhe tek organet e brendshme, duke forcuar imunitetin dhe metabolizmin e trupit. Qëndrimi në diell i sjell trupit vitaminën D, rrit përthithjen e kalciumit, një mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Po cila është periudha më e përshtatshme e qëndrimit në diell...

Specialistët theksojnë se gjatë stinës së dimrit ekzistojnë 3 periudha më të përshtatshme për qëndrimin në diell.

Periudha e parë është nga ora 07:00 deri në orën 09:00, kur rrezet e diellit nuk janë shumë të forta. Qëndrimi në këto rreze ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe metabolizmin.

Periudha e dytë fillon nga ora 09:00 deri në orën 10:00 dhe periudha e tretë nis nga 16:00 deri në 17:00. Gjatë këtyre periudhave, rrezet e diellit nxisin përthithjen e mineraleve kalcium dhe fosfor nga zorrët, duke forcuar kockat.

Dëmtimet e rrezeve në dimër:


Ozonosfera

Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet që mund të jenë shkatërruese për jetën në Tokë është Ozonosfera. Fatkeqësisht shfrytëzimi i tepërt i materialeve kimike nga njerëzimi ka dëmtuar ozonosferën, duke ulur dendësinë e saj.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dendësia e ozonosferës ndryshon sipas stinëve të ndryshme dhe është më e ulët në dimër. Shkencëtarët amerikanë vunë në dukje se në verë shkatërrohet 6% e ozonosferës dhe në dimër mbi 10% e saj.

Për të evituar ndonjë dëmtim, këshillohet që të qëndrohet nën rrezet e diellit në mëngjes dhe pasdite.

Veshje me ngjyrë të kuqe gjatë qëndrimit në diell:

Kur qëndroni në diell mirë është mos të visheni trashë. Gjithashtu këshillohen rrobat e kuqe pasi ato mund të pengojnë rrezet e dëmshme për shëndetin.

Dielli rregullon gjendjen e humorit:

Specialistët theksojnë se moti ndikon në gjendjen tonë shpirtërore. Kur është mot i mirë me diell, shumica e njerëzve ndihen mirë dhe me energji. Kur koha është e vrenjtur, shumë njerëz bien në depresion dhe kanë çrregullim të humorit.

Sipas teorisë së MTK-së, njerëzit ndikohen dhe bashkëveprojnë me faktorët e jashtëm dhe dielli është një prej tyre.

Përkujdesjet për qëndrimin në diell:

Kur foshnjet qëndrojnë në diell, duhet të mbajnë syze ose kapele për të mbrojtur sytë e tyre. Lëkura e bebeve është shumë e ndjeshme dhe delikate, për këtë duhet treguar një kujdes i jashtëzakonshëm për to.

Kohëzgjatja e qëndrimit në diell mund të shtohet gradualisht. Në fillim, qëndroni në diell për vetëm 5-10 minuta. Pastaj, koha mund të shtohet hap pas hapi. 30 minuta është koha maksimale e qëndrimit në diell çdo herë.

Nëse keni dhimbje koke, marramendje, rrahje të shpejta zemre etj, duhet të pushoni në vend me hije dhe të konsumoni lëngje.

Fëmijët që kanë mungesë kalciumi duhet të përdorin vitaminë D dhe të gëzojnë rrezet e diellit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China