20131108brokoli |
Një përbërës i zbuluar tek brokoli mund të jetë çelësi për parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të artritit, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën "Artriti dhe Reumatizma".
Sipas studimit, rezultatet nga eksperimentet laboratorike treguan se antioksidanti i fuqishëm tek brokoli i quajtuar sulforaphane mund të ndalojë prishjen e kërceve si dhe të reduktojë dhimbjen.
Studimi u krye tek minjtë, të cilët shfaqën shenja të dukshme përmirësimi dhe një reduktim të prishjes së kërceve si dhe më pak osteoartrit.
Sipas studiuesve, sulforaphane çlirohet gjatë ngrënies së perimeve që bëjnë pjesë në familjen e lakrës, po në veçanti u vu re tek brokoli.
Fillimisht studimet e lidhnin konsumimin e brokolit me reduktimin e kancerit por tani studimi i ri thotë se kjo perime ka shumë veti të tjera për të luftuar dhe artritin. Artriti është një sëmundje e kyçeve që shkatërron kërcet në duar, këmbë, shpinë. Zakonisht nga kjo sëmundje preken të moshuarit.
Një grup kërkuesish nga një Universitet në Angli ka arritur në përfundimin se kimikatet e brokolit bllokojnë enzimën që shkakton dëmtimin e kyçeve tek të sëmurët me osteoartrit , forma më e zakonshme e artritit.
E përditshmja britanike "Daily Mail" shkruan se është hera e parë që kjo perime lidhet me osteoartritin.
"Ne dimë që tek brokoli gjendet një përmbajtje qlë quhet sulforaphane, e cila zvogëlon dëmtimin e kërceve, por tani është arritur në përfundim se ky antioksidant ndalon përparimin e dëmtimit."
Brokoli është edhe një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi.
Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat jane shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.
Brokoli është dhe një detoksikues i shkëlqyer
Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe ndihmuar në largimin e problemeve si artrit, reumatizëm, sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis etj.
Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të rregullojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut. Magnezi dhe vitaminat e pranishme tek brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi.
Brokoli është i vlefshëm edhe për lëkurën. Për të gjithë ata që duan të kenë një lëkurë me shkëlqim duhet të konsumojnë brokoli pasi ai përmban betakaroten ,vitaminës C dhe kompleksin e vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve dhe rinon indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega-3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm tek brokoli.
Brokoli bën mirë gjithashtu për shëndetin e zemrës, për sytë, rrit imunitetin si dhe për shëndetin e kockave.
Ai është shumë i pasur me kalcium dhe minerale të tjera si zinku magnezi dhe fosfori. Është shumë i këshillueshëm për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna sepse këta persona priren më shumë për dobësim të kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.
Brokoli është efikas edhe për të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut falë pranisë së fibrave dhe acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut.
Brokoli për të kuruar aneminë
Anemia është e lidhur drejtpërdrejt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje të shkëlqyer për aneminë.
Brokoli këshillohet të konsumohet i përgatitur në avull dhe është mirë të kombinohet me vaj ulliri dhe hudhra për një efekt sa më pozitiv.
Më poshtë do të shohim disa ushqime të tjera që ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e artritit.
Ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.
Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjeve. Peshku i yndyrshëm, i cili është burimi shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, përmban edhe vitaminë D, e cila parandalon enjtjen dhe dhimbjet. Nëse nuk ju pëlqen peshku mund të konsumoni një grusht arra çdo ditë ose fara liri të cilat vetëm 2 lugë përmbajnë 3.51 g acide yndyrore omega 3. Ndërkohë, konsumimin e vitaminës D mund ta rrisni duke konsumuar dy filxhanë qumështit me përqindje të ulët yndyre në ditët kur nuk konsumoni acide yndyrore omega 3. Çdo ditë kaloni 10 deri 15 minuta në natyrë sepse dielli nxit prodhimin e vitaminës D në trup.
Qepa
Qepa përmban kuecertinë, antioksidant i cili redukton inflamacionet, i ngjashëm si aspirina dhe ibuprofeni. Këtë efekt e kanë edhe lakra jeshile, domatja ose molla pasi të gjitha këto përmbajnë kuercetinë.
Çaji jeshil
Çaji jeshil ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, inflamacionin dhe dhimbjet.
Ai ka efekte shumë pozitive për zemrën, kockat, lëkurën etj. Disa janë të mendimit se po të konsumohet me limon ka edhe me shumë fuqi antioksiduese. Të gjithë e dimë që çaji jeshil përmban shumë polifenole dhe për përfitimet që sjell në organizëm është cilësuar si një thesar për shëndetin. Çaji jeshil ndihmon kundër plakjes, redukton nivelin e kolesterolit në gjak, mban peshën nën kontroll, pasi ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave.
Një studim japonez ka treguar se 3-4 filxhanë çaj jeshil në ditë është në gjendje të rregullojë edhe gjendjen shpirtërore si pasojë e pranisë së teninës, një aminoacid që favorizon efektin qetësues.
Çaji jeshil ka një fuqi të madhe hidratuese, favorizon rigjenerimin e qelizave, duke kontribuon në riparimin e dëmeve të lëkurës pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.
Një kurioziet i zbuluar nga një studim është pirja e çajit me limon dhe sheqer. Sipas një studimi të publikuar në "Food Research International", vitamina C dhe sheqeri trefishojnë kapacitetin e organizmit për të thithur polifenolet.