PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Akupunktura dyfishon shanset për shtatzëninë
2013-11-08 15:21:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatëzënë.

Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo "në epruvetë" ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të moshave 35- 40 vjeçare dhe rreth 20 për qind e tyre mbi 40 vjeç, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes. Kosto për këtë proces mund të shkojë mbi 10,000 dollarë amerikanë.

Shumë gra ia kanë "kthyer sytë" tek akupuntura për të rritur shanset për mbetjen shtatzënë.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, në trupin e njeriut gjendet forca e jetës apo energjia "chi", që lëviz nëpërmjet kanaleve imagjinare që quhen meridianë. Në traditën kineze, gjilpërat e akupunkturës stimulojnë disa pika poshtë lëkurës për të ndihmuar në zhbllokimin dhe për të rregulluar lëvizjen e energjisë chi, po ashtu edhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Kultura kineze e ka përdorur akupunkturën për mijëra vite për të nxitur fertilitetin. Praktikuesit e akupunkturës theksojnë se në trupin e gruas ndodhen shumë zona ku lidhen me pjellorinë, kryesisht të lidhura me veshkat, mëlçinë dhe zemrën.

Disa mjekë në perëndim thonë se akupunktura mund të reduktojë stresin dhe të nxisë përmirësimin e mirë të gjakut në uterus, që mund të çojë në rritjen e shanseve për të mbetur shtatzënë.

Çfarë ka treguar studimi i gjermanëve

Një studim i publikuar në vitin 2002 nga një grup shkencëtarësh gjermanë thotë se gratë të cilat u ishin nënshtruar terapisë së akupunkturës kishin dyfishin e mundësisë për të mbetur shtatëzënë, në krahasim me gratë e tjera. Por, nga një studim i mëvonshëm rezultoi se roli i akupunkturës në suksesin e shtatzënisë i atribuohet efektit placebo.

Ndërkohë që debati shkencor për këtë vazhdon ende, praktikuesit thonë se nuk ka asnjë studim që të vërtetojë se akupunktura sjell efekte negative në oranizëm dhe përveç kësaj ajo ka një kosto shumë më të përballueshme se fekondimi artificial.

Megjithatë shumë studiues sot në botë thonë se akupunktura është efektive në reduktimin e stresit dhe meqënëse stresi duket se është një nga shkaqet që vonon shtatzëninë mendohet që reduktimi i nivelit të stresit me akupunkturë praktikisht rrit mundësinë për shtatëzëni.

Shumë ekspertë mendojnë se duhen bërë më shumë studime në këtë fushë për të vërtetuar nëse akupunktura funksion vërtetë apo thjesht funksionon efekti placebo. Në fakt, në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi nëse suksesi i akupunkturës vjen nga efekti placebo apo jo. Ajo që është më e rëndësishme është se akupunktura është e sigurtë dhe e ndihmon trupin në shumë aspekte dhe të largojë shumë sëmundje.

Megjithatë, hapi i parë që duhet të ndërmerrni për të mbetur shtatzënë është konsultimi me specialistin. Nëse vendosni të trajtoheni me akupunkturë, duhet të siguroheni që të shkoni tek një specialist.

Një zonjë nga SHBA-ja thotë se pas 3 abortesh të padëshiruara, si dhe pas shumë vizitash nga mjekë të ndryshëm si dhe kontrolle të shumta zbuloi akupunkturën. Më pas ajo vendosi të shkojë në një nga qendrat e akupunkturës.

"Nisa seancat e akupunkturës si dhe hoqa dorë nga kafeina dhe sheqeri. Aktualisht jam 35 javëshe shtatzënë dhe gëzoj shëndet të plotë! Nuk kam enjte apo fryrje. Jam shumë e lumtur."

"Pas përpjekjeve të shumta për të mbetur shtatzanë për mbi 2 vjet vendosa të provoja akupunkturën. Pas konsultës, akupunkturisti më bëri të ditur seanca javore, bëri disa ndryshime në dietën time, si dhe më prezantoi dhe më këshilloi disa bimë mjekësore kineze. Pas 3 muajsh trajtimi, mbeta shtatzënë. Jam plotësisht e sigurt që kjo ndodhi falë seancave të akupunkturës si dhe besimit tim që kjo metodë e lashtë kineze do ma zgjidhë problemin", thotë Jenna.

"Në fillim isha shumë e frikësuar të përdorja akupunkturën për shkak të gjilpërave. Më pas vendosa ta bëja. Akupunkturisti është shumë i qetë dhe më ka mësuar si ta marr lehtë këtë proces. I mbaj sytë mbyllur dhe mendoj gjera të ndryshme, pa e fokusuar mendjen që po më ngulen gjilpërat në trup. Ndonjëherë ndjej edhe dhimbje po ajo është e durueshme dhe largohet shpejt.

Në fakt, akupunktura më ka ndihmuar të kem një tretje më të mirë, më ka larguar migrenën dhe më ka balancuar hormonet. Një fakt tjetër mbresëlënës është se me akupunkturë kam humbur disa kilogramë të tepërt, kam më shumë energji, fle më mirë dhe në përgjithësi jam më e qetë dhe më e shëndetshme.

Përsa i përket shtatzënisë unë akoma jam duke e provuar, por deri tani nuk ka patur sukses. Do të vazhdoj ta provoj. Megjithatë mendoj se efektet që të jep akupunktura janë ato që e ndihmojnë trupin të përgatitet për shtatzëninë. Mendoj se akupunktura është plotësisht e vlefshme sidomos për rregullimin e hormoneve", thotë Kate.

Si mund të ndihmojnë proteinat për të mbetur shtatzënë?

Një studim i fundit ka treguar se konsumimi i më shumë proteinave, frutave dhe perimeve mund të rrisë fertilitetin tek gratë.

Cila është dieta përfekte për shtatzëninë?

Së pari duhet të lini duhanin, alkoolin pijet me gaz, ushqimet e shpejta, të konservuara apo gjysëm të gatshme.

Një studim amerikan ka treguar se një dietë e posaçme për të mbetur shtatzëninë mund të ketë më shumë peshë nga sa e mendonim. Studimi ku u përfshinë 120 pacientë, i udhëhequr nga endokrinologu Jeffrey B. Russell, në Newark, tregoi se dieta e pasur me proteina rregullon fertilitetin tek gratë.

Veçanërisht pacientet, dieta e të cilave përmban 25 për qind proteina më shumë se më parë, dhe sasia e karbohidrateve ishte më pak se 40 për qind, kishin mundësi më të mëdha për të mbetur shtatzënë krahasuar me pacientet e tjera që konsumonin më pak proteina dhe më shumë karbohidrate.

Dr. Russell vendosi ta kryejë këtë studim pasi megjithëse një Indeks i lartë i Masës Trupore (BMI) ka treguar se dëmton fertilitetin, ai ka parë që edhe gratë nën peshë kanë probleme me mbetjen shtatzënë. Para se të kryente studimin ai u befasua se si dieta ditore e disa prej pacienteve të tij konsistonte në 60 për qind karbohidrate dhe 10 për qind proteina.

"Proteinat janë shumë të rëndësishme për embrionin dhe për cilësinë e vezës," tha Dr. Russell. Gjatë trajtimit ai u kërkon pacienteve të tij të ndjekin një dietë ditore të bazuar në 25- 35 përqind në proteina dhe nën 40 përqind karbohidrate për 3 muaj përpara shtatzënisë për të rregulluar cilësinë e vezës.

Acidi Folik (vitamina B) për shtatzëninë

Shëndeti i gruas para shtatzënisë ndikon shumë në shëndetin e fëmijës. Organet e një fëmije nisin të formohen 4 javët e para të shtatzënisë, kështu që nëse po planifikoni një shtatzëni, përpara se të ngelni shtatzënë mendoni rreth mëyrës se si ushqeheni.

Acidi Folik është një element që ndihmon në parandalimin e defekteve të trurit dhe të shtyllës kurrizore tek bebja. Nuk prodhohet nga organizmi, ndaj duhet të merret përmes ushqimeve. Nevojat e përditshme, në gjendje normale, janë rreth 0.2 mg. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.

Disa studime, madje kanë treguar se acidi folik mbron gratë nga sëmundjet e zemrës, kancerit të qafës së mitrës, të zorrës së trashë, dhe kancerit të gjirit. Këshillohet që 3 muaj përpara shtatzanisë, por edhe pas saj të ushqeheni me ato ushqime që përmbajnë acid folik. Duhet të konsumoni më shumë drithëra si: thjerrëzat, bizelet, zarzavate me gjethe jeshile, spinaq, brokoli, sallatë jeshile etj.

Gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë yndyrnë dhe sheqerna, pakësoni sasinë e kafeinës pasi konsumimi i 2 filxhanëve kafe apo çaj në ditë mund ta bëjë të vështirë për ju mbetjen shtatzënë.

Gjithashtu duhet të lini duhanin dhe të evitoni ambjentet ku pihet duhan, pasi kjo e vështirëson ngeljen shtatzënë. Evitoni gjithashtu alkoolin. Gratë që pinë shumë alkool gjatë shtatzanisë mund të lindin fëmijë me një grup defektesh.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China