PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Problemet me mëlçinë dhe dieta e përshtatshme
2013-11-08 09:12:59 CRI Komenti juaj Printoni

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm pasi pastron gjakun nga helmet. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, gjaku është rrjedha e jetës, që transporton materiale ushqyese në organizëm. Kur një person ka probleme me qarkullimin e gjakut, atëherë organizmi i tij do të ketë probleme. Të gjitha materialet toksike depozitohen në mëlçi, e cila i detoksifikon ato më pas.

Në vijim do të vazhdojmë me disa nga simptomat e sëmundjeve të mëlçisë në fazat e e tyre të para. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni nëse keni simptoma të ngjashme, nuk do të thotë se keni probleme me mëlçinë.

Simptomat në fazat e para të problemeve me mëlçinë

Simptomat më kryesore të sëmundjeve të mëlçisë janë vetëm lodhja dhe mungesa e oreksit, të cilat janë të fenomene të zakonshme për shumë sëmundje.

Ngjyrë e errët e lëkurës: Këtu nuk kemi të bëjmë me marrjen e ngjyrës nga rrezet e diellit, por kemi të bëjmë me nxirjen e yonës rrotull syve dhe të qepallave. Në këtë rast kemi të bëjmë me fazën e parë të sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Zverdhja e lëkurës: pacientët me probleme në mëlçi janë tepër të ndjeshëm nga luhatjet e temperaturave dhe do të ndihen të pafuqishëm. Pas këtyre simptomave, lëkura dhe sytë marrin ngjyrë të verdhë.

Dhimbjet në zonën e mëlçisë. Kur keni dhimbje kronike në zonën e mëlçisë duhet të shkoni për konsultë tek mjeku.

Pëllëmbët e duarve të bardha: Personat e shëndetshëm kanë pëllëmba të kuqe e të shëndetshme. Por ata të cilët kanë probleme me mëlçinë kanë pëllëmbë të bardha.

Dhjamosja e mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje shumë e zakonshme e mëlçisë. 15% e personave që kanë këtë problem nëse përkeqësohen mund të arrijnë deri në cerozë.

Mbipesha: Është vërtetuar se mbipesha është arsyeja e parë që dhjamos mëlçinë. Afro gjysma e personave mbipeshë vuajnë nga ky problem. Sipas studimeve, nëse pacienti do të bjerë nga pesha ka shumë mundësi që të reduktohet dhe niveli i dhjamosjes së mëlcisë.

Alkooli i tepërt: Shkak për dhjamosjen e mëlcisë është edhe alkooli. Është folur shumë se alkooli është armiku kryesor i mëlçisë. Është vërtetuar se konsumi i tepërt i alkoolit e dëmton rëndë mëlçinë duke cuar në sëmundje kronike. Për më tepër qelizat e mëlçisë njihen si të vetmet që mund të oksidojnë alkoolin. Ata persona të cilët konsumojnë sasi të madhe alkooli janë më të prirur për t'u prekur nga dhjamosja e mëlçisë e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë.

Faktorë të tjerë: Disa nga faktorët e tjerë janë ngarkesat tepërta fizike dhe psikologjike, pagjumësia për një kohë të gjatë si dhe marrja e ilaçeve që dëmtojnë shëndetin e mëlçisë po ashtu edhe rrezatimi.

Ushqimet e duhura për shëndetin e mëlçisë:

Vitaminat, konsumimi i perimeve, frutave dhe i proteinave të gjitha këto janë mjetet e duhura për një mëlçi të shëndetshme.

Rrushi: Sipas MTK-së, rrushi është një frut shumë i mirë për mëlçinë. Studimet e mjekësisë moderne kanë vërtetuar se polifenolet që gjenden tek rrushi kanë veti të larta që mund të rregullojnë funksionet e mëlçisë.

Mëlçitë e kafshëve: Sipas teorisë së MTK-së, konsumimi i organeve të kafshëve mund të favorizojë organet përkatëse të njeriut, prandaj mëlçia e kafshëve do të ndihmojë shëndetin e mëlçisë. Në fakt, tek mëlçia e kafshëve ndodhen të gjitha materialet ushqyese të nevojshme për shëndetin e mëlçisë, si proteinat, mineralet etj. Në bazë të studimeve mjekësore, mëlçia e kafshëve redukton rritjen e qelizave tumoriale.

Kërpudha: Tek kërpudha gjenden polisakharidet, vitamina, proteina dhe kripërat të ndryshme. Sipas studimeve, kërpudhat ndihmojnë për forcimin e imunitetit, kanë efekte anti-kanceroze etj. Ato janë shumë të mira sidomos për pacientët e prekur nga hepatiti B.

Karota: Karota është një perime që përmban betakaroten dhe nga studimet e shumta ka rezultuar se ajo i bën mirë jo vetëm syve dhe lëkurës, por edhe parandalon kancerin e mëlçisë.

Trangulli: Trangulli përmban shumë fibra që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit si dhe në nxjerrjen jashtë të toksinave, po ashtu edhe në uljen e kolesterolit. Ai ndihmon gjithashtu për të gjithë ata persona që duan të bien nga pesha, por në veçanti për ata të cilët vuajnë nga mëlçia e dhjamosur.

Çfarë duhet të kenë parasysh personat që vuajnë nga problemet me mëlçinë:

1. Shmangia e mbingopjes:

Mbingopja ngarkon punën e aparatit tretës si dhe lodh stomakun po ashtu ka problem edhe për zorrët, pasi mund të ngadalësojë punën e tyre duke lënë më shumë toksina në trup. Mëlçia është organi që largon të gjitha helmet nga trupi, prandaj me të drejtë quhet edhe laboratori i trupit.

2. Sa më pak ushqime të skuqura

Shpesh kemi dëgjuar prindërit tanë apo dhe miqtë të na thonë se "mos konsumoni ushqime të skuqura pasi ju bëjnë dëm për shëndetin". Në fakt, sipas mjekësisë moderne, konsumimi i tepërt i ushqimeve të skuqura mund të dobësojë funksionet e tretjes dhe grumbullimin e yndyrave në trup. Prandaj, personat që vuajnë nga mbipesha dhe nga dhjamosja e mëlçisë duhet të reduktojnë konsumimin e ushqimeve të skuqura.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China