PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Oolong, çaji kundër diabetit dhe problemeve me zemrën
2013-11-01 15:35:44 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga çajërat më të famshëm në Kinë është edhe çaji Oolong, i cili po të konsumohet rregullisht ka disa përfitime për shëndetin. Për nga shija çaji oolong ka shije si çaji i zi, por është më i ngjashëm për nga vlerat me çajin jeshil. Studimet kanë treguar se ky çaj ndihmon në uljen e kolesterolit, ruan zemrën, përdoret si trajtim për çrregullimet me tretjen, forcon sistemin imunitar dhe forcon kockat.

Le të shohim disa prej tyre:

1) Sëmundjet e zemrës

Nga një studim të publikuar në vitin 2010, kërkuesit gjetën se përdorimi i vazhdueshëm i çajit oolong kishte lidhje me reduktimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë studim morën pjesë 76,979 persona të moshave 40-79. Nga studimi, anëtarët të cilët kishin pirë rregullisht kafe, çaj jeshil dhe çajin oolong kishin më pak mundësi për t'u prekur nga problemet në zemër.

Më herët se ky studim ishte publikuar se çaji oolong ndihmonte në uljen e kolesterolit, ndoshta për shkak të efekteve antioksidante.

Në një studim tjetër rezulton se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me tepricë.

Personat që konsumojnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetesohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare.

Në studim u përfshinë mbi 38 mijë persona konsumues të kafes dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtaret vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shume se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t'u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një fixhan në ditë.

Edhe konsumimi i 2 deri 4 fixhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji oolong përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga caji.

2) Diabeti

Çaji Oolong ndihmon personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të publikuar 10 vjet më parë. Pas pirjes së 1,500 ml çaji oolong çdo ditë për një muaj, pacientët me diabet paten një rënie të nivelit të sheqerit në gjak (krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar ujë në vend të çajit.

3) Për dobësim

Shumë studime kanë treguar se çaji oolong ndihmon në reduktimin e kilogramëve të tepërt. Në vitin 2009 studimi i 102 pjesëmarrësve të cilët vuanin nga obeziteti, doli në përfundim se konsumimi i këtij çaj përshpejton metabolizimin. Pas 6 javësh të konsumit të përditshëm të çajit oolong, 64 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 3 kg. Në përgjithësi, 22 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 4 kg.

Çaji Oolong për një shëndet më të mire?

Pirja e këtij çaji ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, megjithatë nuk duhet të pihet në sasi të mëdha nga personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës pasi mund t'u shkaktojë ankth, rrisë të rrahurat e zemrës si dhe tensionin e gjakut, po ashtu edhe të përkeqësojë simptomat e ulcerës.

Çaji "Oolong" është çaj i fermentuar pjesërisht, gjethet janë të oksiduara për një kohë më të shkurtër, ky çaj është në mes atij të gjelbër dhe të zi.

Të gjitha llojet e çajit përmbajnë ngjyrë dhe janë antioksidantë të fuqishëm, prandaj secili lloj vepron në mënyrën e tij në shëndetin tonë, prandaj pirja e çajit nuk ju shkakton dëme, por vetëm përfitime.

Kur shkencëtarët flasin për çajin, ata mendojnë në çajin e zi, të gjelbër, të bardhë ose çajin oolong – ku të gjithë janë bërë nga gjethet e bimës Camellia sinensis. Llojet herbale, si kamomili dhe peperminti, teknikisht nuk konsiderohen çaj; ato janë ekstrakte të bimëve tjera me karakteristika të ndryshme ushqyese.

Ajo çka i bën katër llojet e çajit të ndryshëm nga njëri-tjetri është mënyra se si përgatiten gjethet dhe sa të pjekur janë ata, çka ndikon shijen dhe përbërjen ushqyese. Çaji i zi bëhet nga gjethet që janë tharë dhe pastaj oksiduar tërësisht (çka nënkupton që lëndët kimike në gjethe janë modifikuar përmes ekspozimit në ajër). Gjethet e çajit të gjelbër janë tharë, por jo oksiduar. Çaji oolong është tharë pastaj oksiduar pjesërisht, dhe çaji i bardhë nuk është tharë e as oksiduar.

Të katër llojet e çajit kanë sasi të larta të polifenolit - një tip i antioksidanti që duket që i mbron qelizat nga dëmtimet e ADN-së që mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje tjera. Janë poliofenolet që e kanë bërë çajin pjesë të shumë studimeve, derisa hulumtuesit përpiqen të gjejnë nëse i gjithë ai potencial kimik përkthehet në një mjet që vërtetë lufton sëmundjet.

Shumica e hulumtimeve janë fokusuar në çajin e zi, i cili përfshin rreth 75 për qind të pijeve të botës, dhe çajin e gjelbër, varieteti më i zakonshëm i konsumuar në Kinë dhe Japoni. Çaji i gjelbër në veçanti përmban sasi të lartë të antioksidantëve – sidomos një lloj të polifenoleve që quhen katekinë. Kjo është pse çdo vit pesë herë më shumë studime kryhen për çajin e gjelbër se sa të ziun – dhe pse gjithmonë dëgjoni vetëm për fuqinë e llojit të gjelbër, tha Diane L. McKay, profesoreshë asistente e ushqimit.

Pohimet më premtuese për pirjen e çajit përfshijnë këto dobi shëndetësore:

- Parandalimi i kancerit. Një rishikim i 51 studimeve për çajin e gjelbër në vitin 2009, ka zbuluar që pirja e tre deri katër filxhanëve në ditë mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i vezoreve, kolorektal, i mushkërive dhe i prostatës, por jo edhe të gjirit dhe kancereve tjera, tha autorja kryesore, Katja Boehm, një hulumtuese në Gjermani.

- Dobitë e trurit. Pirja e prej një deri katër filxhanëve çaj të gjelbër ose të zi në ditë është lidhur me rrezikun më të ulët nga sëmundja e Parkinsonit, sipas NIH-së.

- Ndihma zemrës. "Pirja e çajit mund të jetë ndihmuese në parandalimin ose shtyrjen e faktorëve të caktuar të rrezikut ose sëmundjeve kardiovaskulare dhe uljen e LDL-së, kolesterolit të keq dhe triglicerideve," tha McKay. Një studim japonez ka zbuluar që të rriturit të cilët kanë pirë pesë ose më shumë filxhanë çaji të gjelbër në ditë kanë reduktuar për 26 për qind shanset e vdekjes nga sulmi në zemër krahasuar me ata që kanë konsumuar një filxhan ose më pak; efekti ka qenë më i madh tek femrat se sa meshkujt.

"Çaji është me siguri më i mirë se shumë pije të tjera," tha Lona Sandon, profesoreshë asistente në South-western Medical Center "Vetëm sigurohuni të keni edhe shprehitë tjera të shëndetshme të stilit të jetesës – ju nuk mund të llogaritni vetëm çajin për të parandaluar kancerin."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China