PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Metodat e shëndetshme të konsumimit të pijeve alkoolike
2013-11-01 14:15:51 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekët sot janë të mendimit që pijet alkoolike janë shkaqet e shumë sëmundjeve, duke sugjeruar që të heqim plotësisht dorë nga alkooli. Por në fakt, pijet alkoolike janë produktet më të hershme që kanë ndihmuar për çlodhjen shpirtërore dhe fizike në botë, pra ato konsumoheshin edhe si një mjet për qetësim. Efektet negative që vijnë nga konsumimi i alkoolit shfaqen nga konsumimi i tij i tepërt ose nëpërmjet metodave të pashëndetshme. Në programin e sotëm, do t'ju prezentojmë disa nga metodat e shëndetshme për konsumin e pijeve alkoolike.

Koha më e përshtatshme e konsumimit të pijeve alkoolike:

Koha më e përshtatshme e konsumimit të pijeve alkoolike është pas drekës, veçanërisht nga ora 15:00 deri në orën 17:00. Gjatë kësaj periudhe, njerëzit kanë konsumuar shumë ushqime gjatë drekës, të cilat forcojnë torelancën ndaj alkoolit. Prandaj, konsumimi i pijeve alkoolike në këtë periudhë do të sjellë më pak dëme ndaj shëndetit.

Është një zakon jo i mirë që pijet alkoolike të konsumohen paradite, pasi stomaku është më i dobët gjatë kësaj periudhe. Si rezultat, konsumimi i pijeve alkoolike në këtë periudhë mund të shkaktojë dendësinë e lartë të alkoolit në gjak dhe konsumuesi i alkoolit mund të dehet edhe me një sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike, duke shkaktuar më shumë dëmtime në mëlçi ose tru.

Verë, birrë apo raki

Pijet alkoolike ndahen në disa lloje, si rakia, birra, vera etj, të cilat kanë funksione të ndryshme shëndetësore.

Ndër personat që konsumojnë shumë mish, vera e kuqe është një shoqëruese shumë e mirë. Sipas shënimeve të Mjekësisë Tradicionale Kineze, vera mund ta ndihmojë organizmin për nxitjen e qarkullimit të energjisë dhe ta ruajë atë nga i ftohti. Përveç kësaj, konsumimi i verës së kuqe mund të pakësojnë mbetjen e yndyrës në arterie dhe të ulë kolesterolin në gjak, duke ndihmuar që zemra të punojë sa më shëndetshëm.

Ajo është përdorur prej shekujsh si një formë e vjetër mjekimi, duke u rekomanduar për një sërë problemesh që nga trajtimi i plagëve e deri tek diareja dhe lehtësimin e dhimbjeve të paslindjes tek nënat e reja.

Disa specialistë mjekësorë besojnë se vera e kuqe mund të pakësojë rrudhat e lëkurës dhe të ngadalësojë procesin e plakjes. Për këtë, vera e kuqe është edhe shumë e preferuar nga femrat që pëlqejnë bukurinë.

Studimet kanë zbuluar që vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin. Flavonoidet janë të njohura për cilësite e tyre antioksidante dhe ndihmojnë trupin t'u rezistojë: viruseve apo qelizave kancerogjene. Ato gjithashtu reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin t'u rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Verërat e thata janë më të mirat për të marrë një dozë të mirë me flavonoide. Megjithatë edhe pse vera përmban përbërës shumë të rëndësishëm për një shëndet të mire, nuk duhet ta teproni

Birra nuk është vetëm një pije alkoolike e preferuar nga mbarë bota, por është edhe e pasur me materiale të dobishme që kanë veprim të mirë për organizmin. Birra është një pije e lehtë alkoolike që prodhohet me procesin e fermentimit alkoolik nga malti etj. Ajo mund të nxitë sekretimin e lëngjeve tretëse nga stomaku dhe ndihmon në thitjen e materialeve ushqyese. Ajo gjithahtu nxit edhe sekretimin e insulinës, që përgjigjet për metabolizmin e sheqerit. Prandaj, birra është pije e shëndetshëm për diabetikët, por nuk duhet të teprohet. Përveç kësaj, pirja e birrës ndihmon në lehtësimin e urinimit veçanërisht tek personat që kanë probleme me urinimin.


raki kineze

Rakia e rrushit është pije alkoolike tradicionale shqiptare. Në Kinë, është shumë e preferuar një lloj rakie drithërash, e ngjashme me rakinë shqiptare. Sot kemi menduar t'ju prezentojmë karakteret e rakisë kineze. Në të kaluarën, rakia kineze përdorej si materiale shoqëruese mjekësore, që garanton efektet mjekësore të ilaçeve tradicionale. Sipas MTK-së, rakia mund të futet në organizëm dhe të depërtojë më mirë në arterie dhe në kanalet imagjinare të energjisë. Ajo mund të largojë të ftohtin në kohë rekord. Prandaj, rakia kineze është më e preferuar në krahinat veriore të Kinës, ku bën më ftohtë.

Sasia e përshtatshme e konsumimit të pijeve alkoolike

Siç kemi sipërpërmendur, pije të ndryshme alkoolike kanë karakteristika të ndryshme, por duhet të kufizohet sasia e konsumimit të tyre. Nëse konsumojmë tepër, alkooli do të kthehet në armikun numër një të shëndetit. Po cila është sasia e duhur për konsumin e tij.

Përmes zorrëve, alkooli shkon në gjak dhe shpërndahet në të gjithë organizmin, por kryesisht në tri organe kryesore si në mëlçi, zemër dhe tru. Është mëlçia ajo që e transformon gradualisht 95% të alkoolit ndërsa 5% që mbetet transformohet nga mushkëria (përmes nxjerrjes së ajrit) apo lëkura (përmes djersës).

Sasia maksimale e alkoolit që transformohet nga mëlçia varet nga pesha e çdo kujt. Një person me peshë 60 kilogramë, mund të transformojë normalisht 60 ml alkool. Nëse është konsumuar më shumë, sasia e tepërt e alkoolit s'mund të transformohet në kohë. Konsumuesi i pijeve alkoolike do të qëndrojë në gjendje të dehur gjithë ditën. Këto janë kufizimet e konsumimit të pijeve alkoolike sipas standardeve shëndetësore:

Sasia maksimale e birrës: afro 1 litër.

Sasia maksimale e verës: afro 400 ml.

Sasia maksimale e rakisë: afro 150 ml.

Këto janë kufizimet maksimale për konsumimin e pijeve alkoolike brenda ditës.

Sasia e përshtatshme e konsumimit duhet të jetë më e paktë:

Sasia e përshtatshme e birrës: afro 300 ml

Sasia e përshtatshme e verës: afro 150 ml

Sasia e përshtatshme e rakisë: afro 50 ml

Ushqimet shoqëruese të përshtatshme të pijeve alkoolike:

Ndikimi i alkoolit në trupin tonë lidhen ngusht me dendësinë e tij në gjak. Kur konsumojmë pijet alkoolike pa i shoqëruar me ushqime të tjera, alkooli do të stimulojë drejtpërdrejt mukozën e stomakut dhe dendësia alkoolike në gjak do të rezultojë e lartë, duke bërë që të ndjehemi të dehur shumë shpejt. Prandaj, gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, zgjedhja e ushqimeve të përshtatshme shoqëruese mund të pakësojë dëmet që vjinë nga alkooli. Këshillohet që ushqimet më të përshtatshme shoqëruese duhet të përshijnë proteina ose vitamina të pasura. Gjatë transformimit të alkoolit, mëlçisë i nevojiten këto materiale ushqyese. Prandaj, perimet, peshku, mishi pa dhjamë, fasule, vezët etj janë shumë të përshtatshme për pijet alkoolike. Por produktet e mishit të tymosur, si proshuta etj, janë ushqime të papërshtatshme shoqëruese për pijet alkoolike, meqenëse këto ushqime përmbajnë shumë elemente të cilat mund të shkaktojnë dëme më të mëdha shëndetësore, kur konsumohen së bashku me pijet alkoolike.

Disa sugjerime për konsumimin e pijeve alkoolike:

1. Pijet alkoolike duhet të konsumohen më ngadalë dhe jo shpejt.

2. Duhet të bëjmë pushim dhe të mos konsumojmë sasi të madhe produktesh alkoolike.

3. Kur jeni të lodhur ose në gjendje jo të mirë psikologjike, duhet të shmangni konsumimin e pijeve alkoolike.

4. Në orët e vona të natës, duhet të shmangni konsumimin e pijeve alkoolike, pasi mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

5. Gjatë periudhës së përdorimit të ilaçeve, duhet të ndalohet konsumimi i çdo pijeje alkoolike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China