PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shëndeti i zemrës, lidhet ngusht me emocionet
2013-10-04 10:44:30 CRI Komenti juaj Printoni

Shëndeti i zemrës lidhet ngusht me emocionet. Për këtë temë në fakt ka nisur të shkruhet dhe të flitet shumë dhe ka disa njerëz të cilët habiten për mënyrën se si ndikojnë emocionet në shëndetin e zemrës. Mjekësia Tradicionale Kineze na jep disa shpjegime të vlefshme.

Zemra është një ndër organet më të rëndësishme të trupit, që përgjigjet për aktivitetet e shpirtit dhe qarkullimin e gjakut, thuhet në librat klasike të Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Mjekësia moderne thotë se zemra është një organ muskulor që luan rolin e pompës për qarkullimin e gjakut në trup. Ajo realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut nëpërmjet kontraksioneve të përsëritura ritmike.

Sipas studimeve mjekësore perëndimore, aktivitetet shpirtërore zhvillohen kryesisht brenda trurit. Përse mjekësia kineze beson se zemra luan rolin drejtues për aktivitetet shpirtërore ?

Specialistët mjekësorë Li Sanhuan dhe Chen Baogui janë të mendimit se sipas teorisë së mjekësisë kineze, funksionet e zemrës përfshijnë jo vetëm pompimin e gjakut, por edhe rregullimin e aktiviteteve të sistemit nervor. Të gjitha aktivitetet shpirtërore duhet të lidhen me trurin, por këto aktivitete kontrollohen jo vetëm nga truri, por edhe nga zemra.

Mjekësia kineze e konsideron trupin e njeriut si një i tërë, ku organet e tij punojnë të lidhura me njëri-tjetrin. Për këtë, funksionet e zemrës në mjekësinë kineze janë më të gjera se ato në mjekësinë perëndimore.

Përveç kësaj, nga disa studime mjekësore moderne është vërtetuar roli i zemrës për aktivitete shpirtërore. Për shembull, të sëmurët që iu nënshtruan kirurgjisë së transplantit të zemrës, mund të përjetojnë kujtimet dhe emocionet e dhuruesit.

Zemra pra është një pompë që e vazhdon punën e saj në mënyrë ritmike. Roli i saj ka të njëjtën rëndësi si roli i motorit për makinën. Nëse zemra është e sëmurë, atëherë kjo do të pasqyrohet edhe tek shëndeti në përgjithësi.

Sot kërcënimi më i madh për shëndetin janë sëmundjet kardiovaskulare. Në mbarë botën, një e treta e vdekjeve shkaktohen nga sëmundjet koronare të zemrës. Në Kinë, çdo vit mbi qindra mijëra njerëz humbasin jetën nga ky problem.

Një fjalë e urtë kineze thotë se "kur jeni i shëndetshëm, duhet të ndërmerrni sa më parë masat e parandalimit së sëmundjes; kur jeni i prekur nga sëmundja, duhet të ndërmerrni sa më parë masat për kurimin e saj."

Metodat kyçe të parandalimit dhe mjekimit për sëmundjen e zemrës janë "zbulimet e hershme të kësaj sëmundjeje". Si mund të zbulohet sëmundja e zemrës në fazën e hershme të saj?

Trupi ynë do të na ofrojë shumë fenomene të vlefshme që parashikojnë sëmundjen e zemrës në fazat e para.

Së pari, kur bëni aktivitete fizike, do të ndjeni se rrahjet e zemrës janë shumë të forta dhe të shpeshta, si dhe të keni ndjenjë të parehatshme në gjoks. Përveç kësaj, do të lodheni shumë shpejt dhe keni vështirësi në frymëmarrje gjatë aktiviteteve fizike.

Së dyti, gjatë kohës së lodhjes ose tensionit të madh, do të ndjeni dhimbje ose shtrëngim në gjoks.

Së treti, pulsi juaj është tepër i shpejtë, tepër i ngadaltë ose i parregullt.

Së katërti, nëse zgjoheni papritur nga gjumi ose nga ndonjë mankth ndjeni se rrahjet e zemrës janë tepër të shpejta dhe të forta dhe do të keni vështirësi në frymëmarrje.

Së pesti, gjatë aktivitetit seksual, keni vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje në gjoks.

Së gjashti, gjatë ngjitjes së shkallëve, personat me probleme në zemër ndjejnë më shumë vështirësi në frymëmarrje se të tjerët.

Së shtati, gjendje të fikëti dhe ndjenjë të parehatshme në gjoks.

Së teti, gjymtyrët e poshtme kanë edemë.

Së nënti, fytyra, buzët dhe thonjtë mund të kenë ngjyrë jeshile, vjollcë dhe të kuqe të thellë.

Së dhjeti, dhimbja e vazhdueshme në supin e majtë për një kohë të gjatë.

Njerëzit me këto fenomene duhet të bëjnë një vizitë tek kardiologu, për të zbuluar sëmundjen e zemrës në fazat e para të saj, si dhe për të ndërmarrë masat parandaluese efektive. Duhet të theksojmë se këto fenomene simbolizojnë vetëm dobësinë e funksioneve të zemrës, nuk do të thotë që patjetër keni sëmundje kardiovaskulare. Për shumicën e njerëzve, shëndeti i zemrës mund të përmirësohet nëpërmjet disa metodave të thjeshta.

Më sipër përmendëm se zemra është përgjegjësja kryesore për shpirtin, prandaj shëndeti i saj lidhet ngusht me shëndetin shpirtëror.

Në vijim do t'ju prezentojmë disa mënyra të rëndësishme për të rregulluar gjendjen shpirtërore:

Së pari, shmangia e zemërimit të madh. Zemërimi i madh mund të shkaktojë ngritjen e shpejtë të tensionit të gjakut, si dhe humbjen e ndjenjave. Të gjitha teoritë kineze mbi përmirësimin e shëndetit theksojnë shmangien e 3 gjërave:

Shmangien e zemërimit të madh, shmangien e etjes dhe shmangien e dehjes, ku më e rëndësishmja është e para.

Së dyti, ngushëllimi i vetvetes. Jeta është e mbushur me gëzime dhe hidhërime me vështirësi të ndryshme, të cilat mund të shkaktojnë pikëllim, shqetësim, dhimbje, depresion etj. Duhet të përpiqeni të ngushëlloni vetveten. Duhet të kuptoni se errësira e natës sot simbolizon dritën e mëngjesit në të ardhmen. Pas kapërcimit të vështirësive vjen fitorja. Prandaj, duhet të jeni optimistë për vështirësitë e ndryshme.

Së treti, mosfokusimi i tepërt tek fakti i të qënurit sëmurë, pra zhvendosja e vëmëndjes në fusha të tjera. Shumë pacientë me probleme në zemër e mbajnë mendjen vetëm tek fakti që janë sëmurë, duke qënë gjithmonë të shqetësuar. Në fakt, pjesëmarrja në aktivitete në grup dhe zgjerimi i interesave personale, leximi i librave, vajtja në kinema, dalja me miqtë, etj mund të lehtësojnë tensionin dhe stresin dhe mund të bëjnë që personi të harrojë dhimbjen. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China