PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të veprojmë kur vuajmë nga spondiliartroza
2013-09-20 12:00:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën moderne, spondiliartroza po përhapet gjithnjë e më shpesh, veçanërisht për ata punojnë nëpër zyra dhe qëndrojnë të ulur për një kohë të gjatë. Në Kinë, mbi 10% e njerëzve vuajnë nga kjo sëmundje.

Në të shkuarën, të prekurit nga spondiliartroza e qafës ishin të moshuarit, për shkak të plakjes dhe përkeqësimit të qafës. Por sot, gjithnjë e më shumë të rinj preken nga ky problem, për shkak se qëndrojnë pranë kompjuterit për një kohë të gjatë si dhe nuk e ndajnë telefonin celular nga dora. Gjithashtu një arsye tjetër mund të jetë dhe qëndrimi pranë kondicionerit në zyrë si dhe mungesa e aktiviteteve sportive.

Spondiliartoza është një lloj sëmundje që e ka bazën tek plakja e rruazës së qafës. Me ndryshimin e strukturës nervave, arterieve etj, pacientët do të përjetojnë fenomene të ndryshme si dhimbja e qafës, lëvizja me vështirësi e qafës dhe e supit etj. Për ata të cilët vuajnë në një stad më të lartë të kësaj sëmundjeje, ata do të kenë mpirje në pjesën e sipërme të trupit, ulje të shikimit, marramendje etj.

Spondiliartroza (Spondylitis) është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe, mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave.

Arsyeja tjetër për këtë problem është lodhja kronike, e cila vjen nga aktivitetet e ndryshme. Lodhja kronike vjen kryesisht nga pozicioni i papërshtatshëm i gjumit dhe ai i qëndrimit gjatë punës. Sot do të flasim veçanërisht për pozicionin gjatë fjetjes.

Për shkak të qëndrimit të gjatë në punë, shumë njerëzve u ndodh që të flenë në karrige gjatë kohës së pushimit. Një gjumë i shkurtër është i mirë për të eleminuar lodhjen e punës, por kjo mënyrë fjetjeje përbën rrezik për shëndetin e qafës, meqenëse pozicioni i gjumit në karrige shkakton një presion të madh për qafën. Prandaj, gjumi në karrige e përkeqëson më shumë këtë sëmundje.

Për këtë, mjekët sugjerojnë që të qëndrohet në shtrat dhe jo në karrige.

Pozicioni i drejtë i gjumit është i rëndësishëm për parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Specialistët sugjerojnë shtrirjen nga një anë ose me shpinë. Përveç kësaj, edhe jastëku duhet të jetë i përshtashëm.

Sipas studimeve shkencore, lartësia e jastëkut duhet të jetë nga 8 deri 12 cm.

Me zhvillimin e shoqërisë, forma e jastëkut është përmirësuar dukshëm. Një lloj jastëku është projektuar në formën e dallgës së detit. Pjesa e përparme është më e lartë se ajo e prapme, duke plotësuar kërkesat e ndryshme të lartësisë së jastëkut për qafë dhe kokë. Përveç kësaj, specialistët mjekësorë projektuan një lloj jastëku tjetër në formën e fluturës. Kur njerëzit shtrihen me shpinë, qafa mbështet në mes të jastëkut. Gjatë gjumit, kur njerëzit ndryshojnë pozicionin e gjumit tek shtrirja nga një anë, qafa e tyre do të mbështetet në dy pjesat anësore të jastëkut, të cilat janë më të larta.

Pozicioni i qëndrimit në karrige ka shumë rëndësi. Nëse karrigia juaj është pa mbështetëse mbajtja e trupit në pozicion të drejtë ushtron më pak presion për shpinën dhe qafën. Pra qëndrimi drejt në një karrige pa mbështetëse ka shumë rëndësi. Gjithashtu nëse karrigia ka mbështetëse, mund të mbështeteni dhe kjo është mirë për shpinën dhe qafën tuaj.

Sporti është i rëndësishëm për ata të cilët vuajnë nga spondiliartroza. Këshillohen sportet si ecje, noti, vrap i lehtë apo dhe aktivitete të tjera të lehta që nuk kërkojnë shumë sforcim.

Le të shohim disa mënyra të thjeshta trajtimi për spondiliartrozën e qafës.

Së pari, mund të mbajmë një peshqir të ngrohtë në qafë. Kjo këshillohet të bëhet 2 ose 3 herë në ditë për afro 15-20 minuta. Kjo metodë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, dhe të lehtësojë tendosjen e muskujve.

Së dyti, masazhi dhe akupunktura. Masazhimi i qafës dhe supeve mund të lehtësojë muskujt, të largojë tendosjen dhe të pakësojë dhimbjen dhe mpirjen e qafës. Kjo është një metodë shumë efektive për këtë problem. Megjithatë nganjëherë është mirë të konsultoheni me mjekun pasi jo të gjitha problemet e qafës kërkojnë masazh.

Së treti, kirurgjia. Pacientët me spondiliartrozë mund të kenë nevojë edhe për ndërhyrje kirurgjikale. Për të gjithë ata që s'mund të përmirësohen nga metodat tradicionale dhe ilaçet përkatëse, duhet të marrin në konsideratë ndërhyrjen kirurgjikale. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China