PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Metodat e rëndësishme për shëndetin e flokëve
2013-09-13 11:41:44 CRI Komenti juaj Printoni

Flokët lidhen ngusht me bukurinë personale, prandaj nevojitet një përkujdesje e madhe për to. Përveç kësaj, flokët flasin edhe për shenjat e përkeqësimit të shëndetit. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, "ushqimi i flokëve vjen nga gjaku". Si rezultat, të rinjtë me qarkullimin e plotë të gjakut duhet të kenë flokë të dendur me ngjyrë të thellë e të ndritshme.

Të moshuarit me qarkullim jo të mirë të gjakut do të kenë flokë të bardhë, dhe rënie të shpeshtë.

Mjekësia kineze shpjegon se ata të cilët kanë flokë të bardhë dhe të dobët në moshë të re, duhet të kenë probleme me qarkullimin e gjakut. Megjithatë në shumicën e rasteve gjendja shëndetësore e flokëve lidhet edhe me gjendjen shpirtërore dhe mbi mënyrën se si ushqehemi, po ashtu edhe me klimën. Prandaj, kujdesi ndaj flokëve është një metodë e ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm.

Floku ka fazën e vet të rritjes dhe kur arrin në një gjatësi të caktuar, bie. Rënia normale e flokëve është një fenomen i zakonshëm. Ndërsa rënia e shpeshtë dhe në sasi të madhe vjen nga ndikimet e ndryshme gjatë rritjes së tyre. Më sipër përmendëm se floku ushqehet nga gjaku. Personat e prekur nga ndonjë sëmundje serioze, nuk mund të marrin ushqim të mjaftueshëm për flokët e tyre, e për pasojë mund të kenë rënie të shumtë të flokëve.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, rënia jonatyrore e flokëve vjen nga disa arsye.

Stresi i tepërt, presioni i lartë psikologjik, brenga etj., mund të ndikojnë në furnizimin e flokut me ushqim si dhe në rritjen natyrore të tyre. Për shkak se të gjitha veprimet administrohen nga truri. Kur truri ynë nuk është i kthjellët, do të sjellë ndikime të ndryshme në organizëm.

Në librat klasike mjekësore kineze janë shkruar fenomenet e rënies së flokëve ose zbardhja e tyre e plotë gjatë natës, pas një stresi apo tensioni të madh psikologjik.

Në ditët e sotme shohim që shumë të rinj kanë rënie të flokut në pjesën e përparme ose në të gjithë zonën e kokës. Ky fenomen mund të shkaktohet nga stresi mendor dhe vuajtja shpirtërore.

Më poshtë, do t'ju prezantojmë disa sugjerime për shëndetin e flokëve.

1. Të flemë mjaftueshëm.

Gjumi është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të parandaluar rënien e flokëve, pasi një gjumë i mirë dhe i mjaftueshëm mund të nxisë shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Kjo është më shumë e vlefshme kryesisht gjatë natës, veçanërisht nga ora 22;00 deri në orën 2 të mëngjesit. Në të kundërt, gjumi i pamjaftueshëm ose gjumi i pashëndetshëm do të dëmtojë ekuilibrin e metabolizmit dhe ushqimit të flokëve, duke sjellë rënien e tyre.

Mjekët sugjerojnë se duhet të flemë çdo ditë të paktën mbi 6 orë dhe është mirë që gjumi të bëhet sipas një orari të përcaktuar.

2. Dieta e shëndetshme

Dieta e shëndetshme mund të ndihmojë shumë në shëndetin e flokëve. Flokët pëlqejnë ushqimet me proteina, të pasura me minerale dhe vitamina. Sidomos frutat e thata, arrat dhe farat e ndryshme janë shumë të këshillueshme për flokët. Në veçanti, arra renditet në ushqimet "top" për flokë të shëndetshëm.

Specialistët theksojnë se ky frut përmban vitaminën E dhe Omega-3. Ndryshe ajo quhet edhe "fruti i jetëgjatësisë". Mjekët kinezë thonë se arra ka shumë funksione për shëndetin e lëkurës dhe të flokëve. Njerëzit që konsumojnë disa arra çdo ditë mund të kenë flokë më të shndritshëm dhe më të shëndetshëm.

Përveç arrave, orizi dhe susami i zi mund të ndihmojnë në shëndetin e flokëve. Ata të rinj me flokë të bardhë mund të provojnë këto ushqime të shëndetshme.

3. Më pak stres në jetën tuaj

Rregullimi i gjendjes shpirtërore dhe ulja e presionit psikologjik, po ashtu edhe largimi i brengave janë shumë të rëndësishme për shëndetin jo vetëm të flokëve, por të mbarë shëndetit në përgjithësi. Prandaj është detyra e gjithësecilit të bëjë më shumë përpjekje për largimin apo reduktimin e këtyre dukurive.

Për femrat, marrja me aktivitete të përshtatshme mund të largojë depresionin dhe të sjellë më shumë gëzim dhe humor të mirë, rrjedhimisht edhe flokë më të shëndetshëm.

Për meshkujt, sporti dhe frymëmarrja diafragmatike, si dhe shëtitjet e shpeshta mund të pakësojnë lodhjen shpirtërore dhe fizike.

4. Larja e flokëve

Flokët e yndyrshëm kërkojnë një kujdes më të veçantë se llojet e tjera të flokut. Këshillohet larja e tyre një herë në dy ditë.

Për personat me flokë të thatë, larja e flokëve kryhet çdo 3 ose 4 ditë. Yndyra shërben për mirëmbajtjen e flokut, por yndyra e tepërt nuk është e mirë.

Nga ana tjetër, ka studime që thonë se larja e shpeshtë e flokëve nuk këshillohet.

Temperatura e ujit për larjen e flokëve nuk duhet të jetë tepër e nxehtë. Më mirë të jetë afro 37 gradë. Për të gjithë ata që duan të kenë flokë më të shëndetshëm e më të errët mund të shtojnë pak uthull në ujë.

Sot bota lëviz me ritme të shpejta dhe shumë prej nesh janë të ngarkuar me punët e përditshme dhe nuk gjejnë kohë. Disa prej tyre i lajnë flokët në darkë dhe nuk i thajnë ato me tharëse.

Ky zakon do të bëjë që të keni dhimbje koke në mëngjes, pasi temperatura e trupit do të ulet shumë shpejt dhe si rezultat mund edhe të ftoheni apo të sëmureni me grip. Për këtë është tejet e rëndësishme që para se të bini për të fjetur ta thani së pari flokun me tharëse.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China