PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gërhitja, një sëmundje e fshehur
2013-08-16 14:31:38 CRI Komenti juaj Printoni

Disa besojnë se gërhitja në gjumë nënkupton gjumë cilësor. Gërhitja është zhurma që del gjatë frymëmarrjes së një personi kur ai është në gjumë. Gërhitja e zëshme është një sëmundje e fshehur, e cila mund të shkaktojë ndalimin e përsëritur të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke sjellë humbjen e oksigjenit. Kjo është ende një nga arsyet e ndodhjes së tensionit të lartë, të sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe të sulmeve në tru.

Gërhitja në gjumë jo vetëm sjell dëme për shëndetin, por ndikon edhe tek familjarët e tjerë. Është e vështirë që të flini pranë dikujt që gërhet shumë gjatë natës, pasi nuk do të keni qetësinë e duhur dhe mund të ndodhë që të zgjoheni disa herë brenda natës. Si pasojë e një gjumi jo të mirë gjatë natës mund të ndjeheni të lodhur në mëngjes dhe nervozë. Gjithashtu personat që bashkëjetojnë apo ndajnë të njëjtën dhomë me dikë që gërhet shumë gjatë natës, të nesërmen mund të ndjejnë zemërim, duke shkaktuar konflikte familjare për shumë çifte. Për këtë specialistët sugjerojnë fjetjen në shtretër të ndryshëm 2 ose 3 herë në javë. Pra të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin.

Shkaqet e gërhitjes janë shumë të ndërlikuara. Sipas psikologëve, gërhitja përfaqëson gjuhën e ëndrrës dhe reagimet personale në gjumë. Sipas studimeve përkatëse, 63% e gërhitjeve lidhen me ambientin rrethues.

Gërhitja është një metodë e reagimeve të drejtpërdrejta për ndërhyrjet e jashtme të zërave gjatë gjumit. Kur ndërhyrjet nga jashtë janë më të mëdha, zërat dhe frekuencat e gërhitjes do të jenë më të larta. Në një ambient relativisht të qetë, do të pakësohet dukshëm përqindja e gërhitjes.

Ja disa nga shkaqet që çojnë në gërhitje:

1. Lëvizja e parregullt e ajrit në rrugët e frymëmarrjes apo dhe problemet me fytin shkaktojnë gërhitje.

2. Persona mbi peshë janë të prirur të gërhasin më shumë

3. Stresi çon në gërhitje gjatë natës

Gjatë gjumit, te të gjithë njerëzit ndryshon aktiviteti i frymëmarrjes, sepse qetësohet aktiviteti i qendrave nervore që koordinojnë lëvizjet e frymëmarrjes dhe pozicionin e trupit. Përveç kësaj vihet re një qetësim i muskujve të gojës dhe fytit; të gjitha së bashku këto fenomene, sidomos kur janë të theksuar, mund të shkaktojnë fenomenin e gërhitjes dhe te disa një bllokim gati komplet të rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit, me bllokim të frymëmarrjes për pak sekonda: apnea. Bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të shkaktojë mungesë apo ulje totale të fluksit të ajrit në hundë dhe në gojë, që çon në ulje të sasisë së oksigjenit në gjak. Gjithsesi episodet përfundojnë më vetëzgjim të personit, shpeshherë të shpeshta.

Më poshtë do t'ju prezentojmë disa metoda të vlefshme mjekësore për këtë sëmundje.

Ja disa nga hapat që mund të ndërmerrni për të lehtësuar gërhitjen:

Së pari: Pozicioni i shtrirjes, shtrirja në anë. Sipas studimeve mjekësore, gërhitja mund të pakësohet, madje të eleminohet nesë flini nga njëri krah.

Përveç pozicionit të gjumit të shtrirjes në një anë, jastëku i duhur dhe cilësor mund t'ju ndihmojë për eleminimin e këtij problemi. Jastëku nuk duhet të jetë shumë i lartë e as i fortë, pasi mund të gërhisni edhe më shumë.

Së dyti: Qetësia para gjumit ju shplodh

Së treti: Lënia e duhanit, pijeve alkoolike dhe medikamenteve të tjera stimuluese. Këto shkaktojnë lodhjen e muskujve, duke përkeqësuar frymëmarrjen e deri në bllokim të saj.

Së katërti: Rënia nga pesha. Personat mbipeshë janë më të prirur të gërhasin, prandaj ekspertët këshillojnë heqjen e kilogramëve të tepërt.

Së pesti: Heqja e mishit të huaj në hundë. Heqja e mishit të huaj në hundë mund të pakësojë dhe asgjësojë gërhitjen.

Së gjashti: Përdorimi i pajisjes për të penguar gërhitjen (Snore guard). Kjo është një pajisje që vendoset brenda gojës gjatë gjumit, dhe mund të garantojë një gjumë cilësor gjatë natës. Por, duhet të theksojmë se gjatë fazës fillestare të përdorimit të saj mund të keni pak vështirësi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China