20130816vezaekuqe |
Paracelsus, mjeku i shquar zviceran i shekullit te XVI thotë: "Vera mund të jetë ushqim, ilaç ose helm- është thjesht cështje dozash"
Vera ka një histori të gjatë përdorimi në fushën e mjekësisë dhe shëndetit.
Ajo është përdorur prej shekujsh si një formë e vjetër mjekimi, duke u rekomanduar për një sërë problemesh që nga trajtimi i plagëve e deri tek diareja dhe lehtësimin e dhimbjeve të paslindjes tek nënat e reja.
Megjithatë vera ka luajtur një rol të rëndësishëm në mjekësi deri në shekullin e 20-të. Nga ana tjetër, sot ka shumë diskutime mbi alkoolin dhe mbi pasojat që sjell ai për shëndetin.
Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, e cilësonte verën si një mjekim të mirë kundër diaresë.
Ai e rekomandonte verën si pjesë e një diete të shëndetshme dhe për dezifektimin e plagëve. Edhe praktikat e romakëve të lashtë mbi verën ishin pak a shumë të ngjashme, për mjekimin e plagëve etj.
Feja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e verës, ku thuhet se kurdoherë që mungonte vera, lind nevoja për ilaçe." Në disa libra vera rekomandohej për problemet me stomakun dhe tretjen.
Në ditët e sotme janë kryer shumë studime lidhur me verën
Studimet kanë zbuluar që vera e kuqe e pasur me flavonoide është më e mira për shëndetin. Flavonoidet janë të njohura për cilësite e tyre antioksidante dhe ndihmojnë trupin t'u rezistojë: viruseve apo qelizave kancerogjene. Ato gjithashtu reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Vera e kuqe përmban gjithashtu antioksidantë të tjerë që ndihmojnë trupin t'u rezistojë tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Verërat e thata janë më të mirat për të marrë një dozë të mirë me flavonoide. Megjithatë edhe pse vera përmban përbërës shumë të rëndësishëm për një shëndet të mire, nuk duhet ta teproni.
Paracelsus, mjeku i shquar zviceran i shekullit te XVI thotë: "Vera mund të jetë ushqim, ilaç ose helm- është thjesht çështje dozash". Ashtu si me çdo ushqim apo pije tjetër konsumimi i sasive të mëdha mund të dëmtojë shëndetin. Shumë prej punonjësve shëndetësorë bien dakord që një gotë verë cilësore në ditë mund të jetë e dobishme për shëndetin. Eksperti kardiovaskular, Prof. Roger Corder, ka shpenzuar vite për studimin e dobisë së verës së kuqe. Në librin e tij "Dieta e Verës" ai shprehet i bindur që shumë prej nesh duhet të përfshinë verën në stilin e jetës së përditshme. Corder zbuloi atë që ai e quajti "Paradoksi Francez". Ai çuditej me faktin që francezët kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës edhe pse dieta ushqimore e tyre ishte shumë e pasur me yndyrna. Ai i përqendroi studimet e tij në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku jetëgjatësia ishte më e madhe. Prof. Corder zbuloi që rajoni prodhonte një verë lokale që kishte karakteristikën të ishte më e pasura në gjithë botën me procianidin (antioksidant). Kjo e çoi atë në studimet e mëvoshme për përfitimet mjekësore të verës së kuqe. Megjithëse vera mund të jetë e mire për shëndetin nuk duhet tepruar me përdorimin e saj.
Konsumimi i tepërt i alkoolit sjell shumë probleme për shëndetin e sidomos për kockat. Ai është një toksinë që dëmton qelizat.
Agjencia Ndërkombëtare për Studime mbi Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetit e ka klasifikuar alkoolin si carcinogen të grupit 1. Disa studime kanë dëshmuar se edhe një konsum i moderuar i alkoolit shton rrezikun për një sërë llojesh të sëmundjeve të kancerit, përfshi atë të gjirit, kolonës, stomakut etj. Nga ana tjetër shumë studime të tjera kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës së kuqe ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive, i prostatës etj.
Studimet e fundit nga "Shkolla Yale" kanë treguar se tek vera gjenden disa përbërës mbrojtës kundër disa formave të kancerit. Krahasuar me femrat që nuk konsumonin alkool, ato të cilat kishin pirë verë për të paktën 25 vjet ishin 33% më pak të prirura për t'u prekur nga sëmundjet e sipërpërmendura.
Megjithëse alkooli shihet si një nga armiqtë kryesorë të shëndetit dhe në veçanti të prekjes nga kanceri, tek vera është zbuluar një kimikat që quhet resveratrol, që gjendet tek rrushi, e që sjell përfitime kundër kancerit të gjirit.
Resveratroli mbron trurin
Shkencëtarët nga universiteti John Hopkins pohojnë se kanë zbuluar mënyrën se si resveratroli, i cili gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, mbron dëmtimet e trurit pas sulmeve në tru.
Metoda e hulumtimit është bazuar në ushqimin e minjve laboratorit me dozë të caktuar të resveratrolit brenda dy orëve nga nxitja e sulmit në tru te minjtë. Është vërejtur se minjtë të cilët kanë konsumuar resveratrol kanë pësuar dëmtime dukshëm më të pakta të trurit krahas minjve të cilët nuk kanë përdorë resveratrol.
Autorët e studimit thonë se resveratroli, i cili gjendet në verën e kuqe, rrit nivelin e enzimës hem-oksigenazë për të cilën është e njohur se mbron qelizat nervore në tru nga dëmtimi.
Por, sipas tyre, duhet të bëhen ende hulumtime shtesë për të pohuar efektin mbrojtës të kësaj substance dhe për të caktuar dozën maksimale që mbron trurin edhe te njeriu.
Antioksidantët
Antioksidantët tek vera e kuqe të quajtura polifenole mbrojnë enët e gjakut.
Tek vera e kuqe janë zbuluar dy tipe polifenolesh, flavonoidet dhe jo-flavonoidet, të cilat pengojnë yndyrën të bokllokojë arteriet.
Kërkimet kanë treguar gjithashtu se resveratroli tek vera e kuqe mund të reduktojë obezitetin dhe problemet me diabetin, sëmundje këto që çojnë në dëmtimin e zemrës. Gjithashtu ka dhe tregues të tjerë se resveratroli pakëson mpiksjet e gjakut. Resveratroli gjendet tek rrushi dhe vera e kuqe përmban më shumë resveratrol se e bardha.
Sasia e polifenolëve tek vera varen nga lloji i rrushit që përdoret gjatë procesit të fermentimit. Verërat e bëra nga rrushi i zi si tannat dhe malbec kanë sasinë më të lartë të polifenoleve. Rrushi Tannat rritet në rajonin Madiran të Francës jugore.