PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si e dëmtojnë shëndetin emocionet negative
2013-07-26 13:59:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas teorisë së akupunkturës, por edhe të mjekësisë perëndimore, emocionet negative mund të shkaktojnë dëme të rrezikshme për shëndetin.

Zemërimi i tepërt dobëson mëlçinë

Frika e tepërt dobëson veshkat

Brenga dobëson mushkritë

Shqetësimi dëmton shpretkën

Stresi dobëson trurin dhe zemrën

Në kontekstin e akupunkturës dhe Mjekësisë Tradicionale Kineze emrat e organeve kanë një kuptim më të gjerë në krahasim me ato që njohim nga anatomia perëndimore. Psh, "veshkave" kinezët u referohen sistemit endokrin, "Fshikëza" përmbledh veshkat dhe sistemin urinar, "Shpretka" përfshin sistemin e energjisë nëpër trup, "Mushkria" nuk i referohet vetëm mushkrive, por edhe lëkurës.

Filozofia kineze thotë se lëndimet e këtyre organeve mund të shkaktojnë emocione negative gjithashtu dhe e kundërta: psh; një mëlçi e lënduar shkakton zemërim, veshka e cila nuk funksionon si duhet shkakton frikë etj.

Akupresura është një nga metodat efikase për largimin e këtyre emocioneve, pasi ajo ndihmon në zhvillimin tuaj shpirtëror. Disa metoda të tjera për largimin e emocioneve negative apo për kontrollimin e tyre janë, meditimi, joga, masazhi, vrapi, ndjekja e ndonjë hobi etj.

Emocionet negative si ankthi, frika, frustrimi, zilia, dhe dyshimi mund të kenë ndikime madhore në shëndetin tuaj. Situatat e ndryshme në jetë, si papunësia, problemet ekonomike, apo një martesë jo e shëndetshme si dhe humbja e ndonjë personi të dashur, mund të shkaktojë ndikime tek gjendja emocionale dhe mendore e dikujt, duke e shpërndarë këtë ndikim në mbarë trupin.

Nga shumë studime të fundit ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i problemeve shëndetësore vjen nga emocionet negative.

Këto emocione mund të shtojnë aciditetin në trup, gjë që mund të rezultojë me sëmundje dhe probleme me shëndetin.

Pyetjes nëse emocionet negative ndikojnë në pH e trupit ose jo, Dr. Robert Young i përgjigjet se:

"Nëse gjendja juaj mendore priret nga mendimet negative, mund të krijojë më shumë mjedis acid sesa vetë ushqimet që konsumoni. Në fakt, nga mendimet tuaja mund të krijoni dy herë ose dhe më shumë sasi acidesh, sesa nga konsumimi i ushqimeve me bazë acide".

Pra, mendimet dhe ndjenjat negative na ndikojnë keq në organizëm duke na shtuar nivelin e aciditetit në trup. Nëse këto acide nuk eleminohen nga organizmi juaj nëpërmjet katër rrugëve si urinimi, djersitja, etj, atëherë këto ato do të shkojnë në gjak. Kjo çon në të gjitha llojet e problemeve që nga artriti, dhimbjet muskulare, lodhje, obeziteti, kanceri i gjirit, i prostatës etj, sulmet në zemër e shumë sëmundje të tjera.

Në momentin që prodhoni aciditet me anë të mendimeve tuaja kjo do të aktivizojë sistemin alkalin për neutralizimin e këtyre acideve. Nëse këto acide nuk eleminohen si duhet nga trupi, mund të sjellin shumë probleme serioze në organizëm. Emocionet pozitive, si ndjenja e dashurisë, paqes, shpresës, besimit dhe faljes, japin efekte bazike në gjak dhe inde. Ndjenjat negative si zemërimi e frika janë nga emocionet më të forta që sjellin aciditet në trup. Në fakt, frika është ndjenja që sjell më shumë aciditet në trup. Ajo është kaq dërrmuese për trupin, sa madje edhe nëse jeni në një dietë me bazë alkaline, përsëri do të jetë tejet e vështirë për të mos thënë e pamundur për të zgjidhur problemin në shendetin tuaj.

Kjo ndodh pasi ju konsumoheni nga mendimet negative që sjellin aciditet në trup. Njerëzit kanë "sulme mendimesh" jo "sulme në zemër." Janë publikuar shumë studime që tregojnë se mbi 80% e të gjitha atakeve kardiake e kanë bazën tek emocionet.

Pra, me të drejtë mund të themi se ndjenjat negative mund të ndikojnë në mënyrën se si një person ndihet apo shërohet.

Dr. Young thotë se kur jemi në një gjendje jo të mirë emocionale është pothuajse e pamundur të shërohemi si duhet. Kur ndjeheni më mirë a e dini çfarë ndodh?

"Ju nisni të mendoni më pozitivisht e rrjedhimisht veproni më pozitivisht. Kur ndjeheni më mirë ju papritur harroni ndjenjat e mërzitjes frikës etj. Energjia juaj emocionale është nën kontroll dhe ju bëheni vetë zot i trupit dhe mendjes suaj pasi po jetoni në një mjedis të balancuar.

Personat që janë të pushtuar shpesh nga ndjenjat negative si ato që përmendëm më sipër, patjetër që duhet të kenë një dietë shumë bazike për të balancuar aciditetin që kanë në trup.

Ai shton se kur i vijnë pacientë të cilët kanë këtë problem, të gjitha lëngjet e trupit, duke përfshirë edhe gjakun do të kenë një pH të ulët, ndërsa kur ambjenti është shumë bazik atëherë pH në urinën e tyre do të jetë ndërmjet 8- 9. Në fakt, një mjedis më shumë bazik është i nevojshëm për të kompesuar aciditetin që vjen nga mendimet negative si dhe për të patur një shëndet të ekuilibruar, energji, vitalitet, paqe, harmoni etj.

Po përsa i përket sëmundjes së kancerit ç'mendim ka Dr. Young:

"E kam thënë dhe më parë, kanceri është një fjalë me katër gërma - ACID. Kur jeni të mbizotëruar nga ndjenjat apo mendimet negative, si zemërimi, hakmarrja, mërzitja ose depresioni ju jeni duke krijuar një mjedis me bazë aciditi, i cili mund të shkaktojë të gjitha sëmundjet kancerogjene në trup.

Duhet të përzgjidhni ushqimet alkaline si ushqime vegjetale, fruta të freskëta, arra dhe bishtaja, duke limituar ushqimet acide si mishin, bulmetet, pijet me gaz, ushqime shumë të kripura etj. Kjo ka si synim eleminimin e ushqimeve që janë të pasura me acide, si pasojë humbjen e bilancit acido-bazik në organizëm dhe kalciumit, magneziumit që përmbajnë kockat.

Shpesh themi si të ushqehemi në mënyrën e duhur.Njeriu është një makinë biologjike, ku truri luan rolin e kompjuterit, që memorizon dhe organizon gjithçka stomakun dhe zorrën e trashë me gjithë organet e tjera, që të gjitha së bashku quhen aparati tretës, janë laboratori kimik i kësaj makine, e cila për të ecur dhe funksionuar mirë shfrytëzon ushqimin si lëndë të parë, nga e cila merr të gjithë elementët kimikë, kripëra të ndryshme, mineralet, apo metalet. Kjo sepse ky laborator nuk mund t'i marrë dot këto lëndë drejtpërdrejt nga natyra pasi më parë duhen të përpunohen. Këtë reaksion apo përpunim kimik e kryejnë bimët e ndryshme me anë të fotosintezës dhe me anë të rrënjëve të cilat marrin elementët e tjerë kimikë që gjenden në tokë. Ne i marrim këto elemente vetëm nëpërmjet tyre në kushte normale (ushqimi).

Pra që kjo makinë të funksionojë, duhet që të marrë të gjithë këta elementë në masën, cilësinë dhe kohën e duhur dhe kur këto elemente mungojnë, për arsye se ne nuk dimë t'i japim këtij organizmi atë që i nevojitët për të ecur, ajo fillon problemet e veta që tek ne shfaqen duke shkaktuar sëmundje, dhe në vartësi të asaj që i mungon lind edhe sëmundja ose akoma më keq kur në i japim atë ushqim, që atij i bën dëm.

Disa nga ushqimet acide janë, lëngjet e kutive, pijet me gaz etj. qumështi i lopës, mishrat, të gjitha prodhimet e konservuara, etj.

Shkaqet për shfaqjen e sëmundjeve

Sëmundja nuk lind "rastësisht", por ajo lind prej "kaosit" apo rregullimit të bërë me dashje apo pa dashje nga vetë ne, dhe që shkojnë në kundërshtim me ligjet që rregullojnë jetën e gjallë të cilat bëjnë të mundur lindjen e një sistemi biologjik kaotik pra të çrregullt (sëmundja ). Prandaj ruajtja e ekuilibrit të këtij shtrati të lëngshëm, ku jetojnë qelizat është edhe sekreti i një trupi të shëndetshëm që në gjuhën shkencorë quhet ruajtja e raportit acido-bazik i cili matet në pH dhe që duhet të anojë gjithmonë më shumë nga ai bazik sesa ai acid. Ushqimi luan rolin kryesor në formimin, rritjen, ndryshimin dhe ruajtjen e këtij terreni. Por një faktor tjetër që ndikon në ndryshimin e tij është edhe konflikti shpirtëror, të cilët kur zgjasin shumë zbresin në terrenin fiziologjik duke e ndryshuar atë dhe duke u bërë shkak kështu për lindjen e sëmundjeve të ndryshme. Sipas konfliktit shpirtëror, që kalon individi të cilat nuk mund të shërohen, pa u zgjidhur më parë konflikti shpirtëror. Por organizmi ynë nuk mund ta lejojë që ky ekuilibër (acido/bazik) të ndryshojë, kështu që mundohet të neutralizojë acidet e tepërta në trup. Nga kjo mungesë pastaj fillojnë edhe shenjat e para të sëmundjeve. Kjo shpjegon në mënyrë të qartë se ata që konsumojnë shumë uthull, limon apo ushqime të tjera të kësaj natyrë i kanë dhëmbët me shumë probleme. Ndërsa mungesa e potasiumit dhe magnezit shkaktojnë takikardinë, pasi që të dy ruajnë ekuilibrin e ritmit të zemrës sonë dhe kur janë poshtë nivelit minimal vjen aritmia. Ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe akoma më e rëndësishme është me çfarë ushqehemi dhe si ushqehemi.

Aciditeti i një ushqimi nuk matet në stadin e freskët të tij, por gjatë tretjes në organizëm. Këto substanca inorganike mund të sillen si ushqime acide ose bazike. Psh, limoni ka një pH të ulët, pasi përmban acid citrik dhe pëvec kësaj është cilësuar si një ushqim alkalin, pasi përbërësit acid kanë natyrë organike dhe si të tilla metabolizohen me lehtësi nga organizmi dhe eleminohen me frymënxjerrjen.

Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, pak farëra e fruta të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t'u thithur dhe për t'u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China