PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shenjat e përkeqësimit të shëndetit, informacionet e fshehura nga ngjyrat e fytyrës
2013-07-05 11:11:56 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën moderne, mjekësia kineze u është përshtatur kërkesave të kohës. Ajo ka thithur shumë njohuri dhe informacione të ndryshme nga mjekësia moderne perëndimore. Në fakt, mjekësia kineze e sotme është bashkimi i mjekësisë tradicionale kineze me atë perëndimore moderne. Prandaj, gjatë drejtimit të këtij programi, do t'ju flasim jo vetëm për metodat e mjekësisë tradicionale kineze, por edhe do t'ju japim shumë informacione të vlefshme për mjekësinë moderne perëdimore. Për shembull, në programin e sotëm do t'ju tregojmë disa disa shenjat e përkeqësimit të shëndetit, si ngjyra e fytyrës dhe e gjuhës, gjendja e syrit etj. Do t'ju shpjegojmë këto simptoma nga teoria e mjekësisë kineze, por edhe do t'ju japim shpjegimet e mjekësisë moderne perëndimore për to. Me përdorimin e përbashkët të dy teorive, shpresojmë që mund të kuptoni më qartë teorinë mjekësore dhe të zotëroni metodat e vlefshme për përmirësimin e shëndetit tuaj. 

Zakonisht, para simptomave të dukshme të sëmundjes, trupi ynë jep disa shenja të veçanta paralajmëruese për keqësimin e shëndetit. Nëse i kuptojmë këto shenja dhe u kushtojmë vëmendje të mjaftueshme, mund të marrim masa të duhura për parandalimin e përkeqësimt të mëtejshëm të sëmundjes. Në teorinë e mjekësisë kineze i kushtohet vëmendje shumë e madhe parandalimit të sëmundjes. Në shumë vepra klasike të mjekësisë tradicionale kineze vihet i pari parandalimi i sëmundjes. Sipas kësaj mjekësie, në fazën fillestare të sëmundjes metodat mjekësore janë më të efektshme dhe shumica e sëmundjeve janë të shërueshme; në fazën e mesme të sëmundjes, metodat mjekësore kanë vetëm gjysmë efekti dhe gjysma e sëmundjeve janë të shërueshme; në fazën e vonët, metodat mjekësore kanë efekte të vogla dhe vetëm një pjesë e vogël e sëmundjeve janë të shërueshme.

Si rezultat, duhet t'u kushtojmë vëmendje të madhe shenjave të trupit që simbolizojnë sëmundjet në fazën e parë të tyre. Gjatë kësaj faze, mund ta luftojmë sëmundjen me kosto më të vogël.

Çdo ditë, kur vëreheni në pasqyrë, mund të vështroni me kujdes ngjyrën e fytyrës, sytë, gojën, buzët, lëkurën dhe flokët, nga të cilat mund të vlerësoni gjendjen tuaj shëndetësore dhe të zbuloni sëmundjet e fshehta. Pas ndjekjes së programit të sotëm, mund të shiheni në pasqyrë jo vetëm për të parë si dukeni, por edhe për zbulimin e gjendjes shëndetësore. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China