PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E djeshmja dhe e sotmja e Mjekësisë Tradicionale Kineze në SHBA
2013-07-05 09:20:00 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekësia Tradicionale Kineze ka ekzistuar për mbi 2,000-3,000 vjet më parë, shumë kohë para se të shkruheshin tekstet e para, dhe ka qenë një pjesë integrale e kulturës kineze.

"Për shekuj e mijëvjeçarë me radhë, kjo mjekësi transmetohej gojarisht, e ndërkohë akupunktura është një sistem tërësor mjekimi i përdorur prej së paku 2000 vjetësh. Më pas u shkruajt një libër i quajtur "Mjekësia klasike për përdorim të brendshëm e Perandorit të Verdhë". Përmbajtje të këtij libri përdoren ende edhe sot e kësaj dite nga praktikues në të gjithë botën. Gjatë dymijë vjetëve të shkuara akupunktura ka evoluar dhe është zhvilluar në vazhdimësi. Ajo ka mbijetuar kaq gjatë, për arsye se kontributi i saj ka qenë bindës dhe me vlerë.

Tek mjekësia kineze gjejmë një ndërthurje të praktikave shpirtërore dhe tradicionale përgjatë historisë së Kinës.

Një nga terapitë e kësaj mjekësie, akupunktura është ndër të parat terapi që është pranuar me ritme të shpejta nga perëndimi dhe në SHBA ka rreth 30 vjet që kjo teknikë apo terapi është pjesë e Mjeksësisë alternative.

Megjithatë, akupunktura dhe mjekësia kineze kryesisht ishin të panjohura deri në momentin kur ish-presidenti amerikan Nixon vizitoi Kinën në vitin 1972.

Pavarësisht se akupunktura nisi të praktikohej në SHBA nga emigrantët e parë që emigruan në këtë kontinent, ajo u përhap më shumë në vitin 1972 kur ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry A. Kissinger, udhëtoi drejt Kinës i shoqëruar nga një gazetar i njohur i "New York Times". Gjatë qëndrimit të tij në Kinë gazetari James Reston u sëmur dhe përfundoi në një prej spitaleve kineze, ku duhet t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale. Për t'i lehtësuar dhimbjet, mjekët përdorën akupunturën.

I impresionuar nga efikasiteti i kësaj metode, James Reston shkruajti një artikull rreth përvojës së tij me akupunkturë gjatë trajtimit në spital, në gazetën e njohur "New York Times", duke ia prezantuar për herë të parë akupunkturën mijëra amerikanëve.

James Reston shkruan, "Kisha dhimbje gjatë natës së dytë pas operacionit, dhe Li Chang-Yuan, akupunkturisti në spital, pasi mori miratimin tim, më futi 3 gjilpëra të holla në pjesën e jashtme të bërrylit të djathtë dhe poshtë gjunjve, me qëllim stimulimin e zorrëve dhe çlirimin e presionit në stomak…Duke e vlerësuar situatën nga lajmet që më vijnë, raportimet e fundit flasin për kurat e mrekullueshme për verbimin, paralizat dhe shqetësimet mendore nëpërmjet akupunkuturës. Ato na bëjnë të mendojmë në SHBA rreth arritjeve të reja të suksesshme mjekësore në fushën e Mjekësisë Tradicionale Kineze, si gjilpërat ashtu edhe barnat bimore."

Artikulli i gazetarit Reston hapi një "Kuti Pandore" të vërtetë, teksa shumë diskutonin meritat e akupunkturës dhe mjekësisë kineze.

U desh shumë kohë dhe mund që kjo mjekësi e panjohur më parë nga amerikanët të qëndronte përkrah mjekësisë perëndimore.

Bob Flaws, një nga autorët dhe praktikuesit më të njohur për mjekësinë kineze, në intervistën e prillit të vitit 2003 me Elizabeth Liddell përmendi disa nga dallimet kryesore ndërmjet mjekësisë perëndimore dhe asaj kineze. Ai theksoi se Mjekësia Perëndimore, përdor medikamente dhe doza që u sugjerohen të gjithë pacientëve, ndërkohë që mjekësia kineze e konsideron trupin si një të tërë dhe krijon medikamente enkas për pacientin, duke marrë në konsideratë shumë aspekte të shëndetit të tij.

Leon Hammer, është një nga më të njohurit për punën e tij në diagnostikimin e pulsit. Ai studio mjekësi kineze në vitet 1971-1981. Disa nga studimet e tij i përfundoi në Kinë. Ai gjithashtu studioi me një profesor të njohur kinez Dr. John Shen për një periudhë mbi 27-vjeçare.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, sot, "mbi 46 shtete në SHBA kanë legalizuar akupunkturën /mjekësinë kineze, dhe ka mbi 45 shkolla të akredituara për akupunkturën si dhe qindra libra të rinj janë përkthyer në anglisht, duke përfshirë shumë përkthime të veprave klasike e moderne mbi mjekësinë kineze.

Megjithatë, mjekësia kineze e akupunktura në veçanti janë popullarizuar tejet shumë që pas prezantimit të parë në SHBA nga Dr. Hay. Shumë prej amerikanëve nisën ta provonin, megjithëse shumicës prej tyre u dukej si supersticion apo si efekt placebo.

Pas seancave të para shumë prej tyre pohuan se kjo praktikë u ka lehtësuar dhimbjet dhe nuk ka efekte anësore krahasuar me mjekësinë perëndimore. Sot në SHBA, mjekësia tradicionale kineze përdoret gjerësisht për trajtimin e shumë problemeve dhe sëmundjeve të trupit. Organizata Botërore e Shëndetit në faqen e vet zyrtare ka listuar mbi 43 sëmundje që mund të kurohen me MTK".

Disa prej tyre janë alergjitë, astma, dobësimi i sistemit imunitar, ankthin, depresionin, shterpësinë, srtritin, problemet me kyçet,dhimbjet e gjunjve, dhimbjet e shpinës, probleme me tëmthin dhe veshkat, çrregullimet e menopauzës,dhimjet e qafës, gripin, dhimbjet para-menstruale, kollën, varësinë ndaj drogës, çrregullimet gastrointestinale, sinusitin, problemet me lëkurën, dhimbjet e kokës, migrenën, stresin e tensionin etj etj.

Në 30 vitet e fundit shumë amerikanë u janë bashkuar praktikuesve të mjekësisë kineze si dhe zhvillimi i kësaj mjekësie ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve në SHBA.

Statistikat kanë treguar se në mesin e 8 mijë studentëve të mjekësisë kineze dhe 2500 praktikuesve të licencuar në Kaliforni nuk janë vetëm nga Kina.

Kohët e fundit diskutimet rreth mjekësisë kineze janë shumë të nxehta. Disa ekspertë madje kanë vënë në diskutim nëse Mjekësia Tradicionale Kineze ka baza shkencore ose jo.

Mjekësia Tradicionale Kineze është një pjesë integrale e kulturës kineze. Ka dhënë shumë kontribut të madh në prosperitetin e Kinës. Sot, kjo mjekësi është përhapur gjerësisht. Janë hapur shumë klinika si dhe shumë mjekë kinezë dhe praktikues të mjeksësisë tradicionale kineze bashkëpuojnë me studiesë dhe mjekë të perëndimit në gjetjen e kurave për shumë sëmundje në botë.

Një prej mjekëve kinezë Bob Li në SHBA flet për eksperiencat e tij në këtë vend.

"Kam punuar si praktikues i mjekësisë tradicionale kineze në SHBA për një kohë shumë të gjatë. Në klinikën time këtu kam 15 vjet që punoj. Kina ka një histori shumë të lashtë të mjekësisë së saj tradicionale, afro 4 deri në 5 mijëvjeçare. Në mjekësinë kineze barnat dhe akupunktura janë shumë thelbësore. Mjekësia kineze përdor shumë mënyra në kurimin e trajtimin e sëmundjeve, kjo varet nga rastet e gjithë secilit. Kur një person drejtohet ke mjeku për vizitë, së pari ne nisim me konsultimin përpara trajtimit."

Nick Angiers i ftuar në një prej programeve të CCTV-së shprehet

"Ka disa gjëra në Mjekësinë Tradicionale Kineze që njerëzve u duken si supersticion, si psh; akupunktura, hedhja e kupave etj, të cilat nuk janë të provuara shkencërisht, pra unë mendoj se kjo është arsyeja pse disa njerëz sot në botë nuk besojnë tek kjo mjekësi."

Megjithatë nëse kjo mjekësi nuk do funksiononte nuk do të kishte aq shumë persona sot në botë që besojnë tek ajo apo dhe spitale në mbarë Kinën dhe jashtë saj. Dhe jo vetëm në Kinë, por dhe jashtë saj, sot ka mijëra akupunkturistë dhe praktikuesë të MTK-së në mbarë botën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China