PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mrekullirat e magnezit për shëndetin tonë
2013-05-24 17:08:42 CRI Komenti juaj Printoni

Magnezi është një mineral thelbësor për funksionimin e trupit tonë dhe është i nevojshëm për më shumë se 300 reaksione biokimike në trup. Ai ndihmon në funksionin normal të muskujve dhe nervave, në rregullimin e temperaturës së trupit, regullon tensionin e gjakut dhe shumë i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe thonjve.

Specialistët e shëndetësisë e kanë theksuar gjithmonë rëndësinë e përfshirjes së një sasie të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve në dietën tonë të përditshme, si zink kalcium, dhe magnez. Këto tre minerale janë nga më të rëndësishmit për ruajtjen e një shëndeti të mirë. Magnezi kontribuon në absorbimin e kalciumit nga trupi, ndërsa zinku në mënyrë aktive mbështet sistemin imunitar të trupit.

Femrat e të gjitha moshave kanë tepër përfitime nga marrja e magnezit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, problemeve me osteoporozën si dhe në lehtësimin nga simptomat e menopauzës.

Magnezi është i rëndësishëm gjithashtu për sintezë të proteinave dhe përmirëson funksionin paratiroidal. Së bashku me vitaminën B6 mbështet punën e sistemit kardiovaskular, kockat dhe kujtesës.

c

Magnezi gjithashtu ndihmon në parandalimin e osteoporosës, pagjumësisë, hipertensionit, lehtëson migrenën, gurët në veshka etj..

Magnezin e gjejmë tek arrat, bajamet, drithërat, peshku dhe perimet me gjethe jeshile. Në fakt nevojat ditore për magnez nuk mund të plotësohen vetëm nga marrja e ushqimit, prandaj dietologët rekomandojnë që të merret edhe në formë suplementi.

Të mirat e magnezit

Studimet kanë treguar se magenzi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, ul rrezikun për zhvillimin e diabetit, redukton simptomat e migrenës dhe lehtëson depresionin dhe ankthin.

Magnezi nevojitet për kalciumin që përdoret nga kocka. Shërben në relaksimin e muskujve, përfshi edhe atë të zemrës.

Megjithatë vlerat e magnezit bien gjatë gatimit apo përpunimit të ushqimeve, burime të mira të magnezit janë bimët, arrat dhe farat e ndryshme.

5 përfitimet më të mëdha nga magnezi

1. Magnezi parandalon osteoporozën

Studimet e shumta kanë dëshmuar se calciumi me magnezin forcon kockat.

2. Magnezi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Një nga përfitimet më të rëndësishme të magnezit është kontributi që jep në uljen e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës. Studimet kanë treguar se sasia e duhur e magnezit mund të reduktojë shanset e ndodhjes së sulmeve në tru. Mungesa e magnezit rrit rrezikun e çrregullimeve në rrahjet e zemrës, që shton rrezikun e komplikacioneve pas një ataku kardiak.

3. Magnezi rregullon problemet me hipertensionin

Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të gjakut. Frutat dhe perimet, të cilat konisderohen si burime të mira të magnezit, lidhen vazhdimisht me uljen e tensionit të gjakut.

4. Magnezi trajton diabetin

Studimet kanë treguar se personat me mungesë magnezi rrezikohen të preken nga diabeti i tipit 2. Ky mineral ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve dhe ndikon në aktivitetin e insulinës, duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Është provuar se për çdo 100 miligramë të shtuar në sasinë ditore të magnezit, risku për t'u prekur me diabetin e tipit 2 u ul me 15 për qind.

5. Magnezi trajton migrenën, pagjumësinë dhe depresionin

Përfitimet e mëdha që sjell magnezi për organizmin tonë përfshijnë gjithashtu trajtimin e migrenës, pagjumësisë, dhe simptomave të depresionit. Magnezi është i njohur gjithashtu dhe në lehtësimin e disa gjendjeve emocionale si stres, ankth dhe zemërim.

Të tjera përfitime që sjell magnezi

1. Gjumë më të mirë – Hormoni që ndihmon në rregullimin e gjumit, melatonina, funksionon më mirë kur trupi nuk ka mungesë magnezi. Për më tepër, ai është ekuilibrues shumë i mirë dhe kontrollon hormonet e stresit. Stresi dhe tensioni janë zakonisht arsyet pse njerëzit vuajnë zakonisht nga pagjumësia.

2. Qetëson sistemin nervor - Serotonina, që përgjigjet për qetësimin e sistemit nervor dhe përmirësimin e humorit tonë, varet nga magnezi.

3. Magnez për më shumë muskuj

4. Për më shumë fleksibilitet – Pa magnez muskujt tanë nuk qetësohen plotësisht. Ky mineral është i rëndësishëm për fleksibilitetin, dhe mungesa e tij shkakton dhimbje muskulare.

5. Forcon kockat – Magnezi është i domosdoshëm për shëndetin e kockës.

6. I domosdoshëm për dhëmbët – Mungesa e magnezit në trup shkakton çrregullim të balancës së fosforit dhe kalciumit tek pështyma, që dëmton dhëmbët.

7. Rregullon pehashin e trupit, redukton nivelin e acidit laktik.

8. Hidratimin- Magnezi është një elektrolit i domosdoshëm, thelbësor për hidratimin e duhur.

9. Magnezi ndihmon në eleminimin e toksinave nga zorrët.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China