PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trajtimi i depresionit me Mjekësinë Tradicionale Kineze
2013-05-10 19:39:54 CRI Komenti juaj Printoni

Depresioni është një nga problemet psikologjike më shqetësuese dhe nga më të përhapurat sot në botë. Kjo sëmundje mund të prekë shumë persona të cilët manifestojnë simptoma të ndryshme. Disa nga simptomat më të përhapura janë; personat ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht dhe fizikisht, kanë vetvlerësim të ulët, mendimet negative i ndjekin ngado, ndihen fajtorë për gjëra të paqëna, kanë probleme me pagjumësinë, nuk kënaqen me asgjë, humbasin interesin për aktivitete të ndryshme, duan të qëndrojnë vetëm mbyllur në shtëpi etj, etj.

Kinezët besojnë se depresioni shkakton një ngadalësim në qarkullimin e energjisë chi, që është forca e jetës, dhe përdorimi i barnave bimore kineze rregullin ekuilibrin e kësaj energjie, sipas studimeve të fundit. Disa barna bimore kineze që influencojnë mëlçinë kombinohen për të trajtuar bllokimin e kësaj energjie tek mëlcia. Funksioni i mëlçisë konsiderohet si shkaku kryesor i depresionit, thuhet në artikullin, "Formulat e reja bimore për trajtimin e depresionit".

Statistikat tregojnë se pesë milionë amerikanë trajtohen me Prozac. Fatkeqësisht, në mbi 7 vitet e fundit janë raportuar 31,000 raste të efekteve anësore nga ky medikament i fortë. Gjithnjë e më shumë persona po luftojnë sot me këtë sëmundje dhe gjithnjë e më shumë lind pyetja " A ekziston ndonjë metodë e sigurt dhe efektive në trajtimin e këtij problemi dhe që nuk jep efekte negative? Cilaj janë metodat natyrale për të trajtuar depresionin?

Mjekësisë kineze ka një përvojë disashekullore në trajtimin e depresionit. Libri i parë mjekësor u shkrua 2300 vjet më parë, përmbante teori mbi origjinën e depresionit. Në mjekësinë kineze, problemet psikologjike ose emocionale të tilla si depresioni i atribuohen një çekuilibri ose bllokimi të një ose më shumë prej organeve të brendshme (Zang / Fu) dhe meridianëve apo kanaleve imagjinare ku rrjedh energjia. Në përgjithësi, njerëzit fillojnë të përjetojnë një çekuilibër në një organ ose meridian. I lënë pa trajtuar, ose i pa trajtuar si duhet, ky çrregullim do të përhapet më shumë duke përfshirë organet e tjera dhe meridianët. Mjekët kinezë theksojnë rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.

Mjekësia Tradicionale Kineze, përfshi edhe akupunkturën, është një mënyrë e sigurt dhe efektive për trajtimin e problemeve me depresionin. Akupunktura, formulat bimore, dhe metoda të tjera kineze janë përdorur në Kinë për mbi 5000 vjet, por vetëm në 25 vitet e fundit kanë gjetur përdorim të gjerë në SHBA e në vende të tjera. Një nga praktikuesit kinezë në SHBA shprehet.

"Njerëzit që vijnë në klinikën time janë ata të cilët kanë provuar çdo lloj metode tjetër. Zakonisht janë ata të cilët kanë përdorur shtatë ose tetë lloje anti-depresantësh të ndryshëm dhe rezultat kanë qenë zhgënjyese, pasi ose nuk kanë funksionuar ose kanë patur efekte të shumta anësore. Nga trajtimi me akupunkturë pothuajse të gjithë pacientët e mi janë shprehur se kjo teknikë e lashtë kineze ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre. Një numër i lartë i studimeve shkencore kanë dëshmuar gjithashtu se akupunktura ndihmon shumë në problemet me depresionin dhe ankthin."

Një nga studimet më të fundit nga shkencëtarët amerikanë ka treguar se pacientët të cilët u ishin nënshtruar senacave të akupunkturës kishin pakësim domethënës të simptomave të depresionit. Pas trajtimit, më shumë se gjysma e tyre pranuan se u kishte ndryshuar jeta.

Studimet treguan gjithashtu se akupunktura mund të ndryshojë nivelin e shumë neurotransmetuesve, si serotonina, e cila ndihkon tek humori.

Terapia me barna bimore

Formula bimore kineze Jia Wei Xiao Yao Wan është përdorur për mbi 600 vjet në Kinë për të trajtuar depresionin. Kinezët e quajnë këtë formulë "ilaçi i lumtur" për shkak të efekteve anti-depresante që gëzon. Disa e quajnë "Prozac-u natyral i Kinës". Kjo formulë është përdorur nga miliona njerëz përgjatë qindra shekujve.

Kur shkoni tek një mjek kinez ai pikë së pari do përpiqet të gjejë shkakun nga ju ka ardhur depresioni si dhe çfarë nuk shkon në trupin tuaj, çekuilibrtat që mund të keni në organizëm. Më pas ai do të përcaktojë se cilat barna bimore janë më efikase për ju.

Po cilat janë disa nga barnat kineze për depresionin?

Chai Hu (bupleurum)

Studimet më të fundit kanë dëshmuar se chai hu është më efikase në trajtimin e depresionit kur kombinohet me barnat e tjera. Kjo bimë ndihmon shumë në trajtimin e depresionit pasi ka veti detoksifikuese, lehtëson tensionet e mëlçisë dhe muskujve, përmirëson tretjen dhe ndihmon në shërimin e trupit si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

He Huan Hua (albizzia)

Bima he huan hua përdoret gjerësisht për këtë problem. Ndryshe ajo njihet edhe me emrin lulja albizzia. Funksioni thelbësor i saj është që të rregullojë humorin, të nxisë qarkullimin e mirë të gjakut, të eleminojë dhimbjet e ndryshme etj. Mjekët këshillojnë që kjo bimë të përdoret në rastin e depresionit të rëndë.

Suan Zao Ren

Suan Zao Ren, një bimë tjetër e testuar për funksionet e saj në trajtimin e depresionit përdoret zakonisht së bashku me bimët e tjera. Suan Zao Ren shton energjinë dhe balancën nëpërmjet relaksimit të trupit dhe mendjes. Bën mirë për zemrën dhe qetëson stresin mendor dhe pagjumësinë.

Yu Jin

Yu Jin, ose "zhardhok shafrani" mbështet funksionet e mëlçisë dhe të zemrës dhe trajton disa nga simptomat e depresionit si mania, ankthi, çorientimi, zemërimi etj. Kjo bimë është e njohur gjithashtu në kontributin e saj për qarkullimin e mirë të energjisë chi, rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe në lehtësimin e dhimbjeve.

Dietoterapia:

Cdokush prej nesh e di që disa mungesa vitaminash ose mineralesh mund të ndihmojnë depresionin, si psh mungesa e Zinkut, Vitaminës C, Acidit Folik, Vitaminëss B-12, dhe Vitaminës B-6.

Ushqimi luan një rol thelbësor në shëndetin tonë të përgjithshëm, duke përfshirë edhe shëndetin mendor, prandaj terapia dietike është një tjetër pjesë e rëndësishme e mjekësisë kineze. Praktikuesit e mjekësisë kineze shpesh do t'u kërkojnë pacientëve të mbajnë shënime për 3-5 ditë për ushqimet që ata konsumojnë, në mënyrë që të vlerësojnë elementët që mund të kontribuojnë në depresion. Disa ushqime të tilla si farat e susamit dhe soja janë shumë të rekomanduara për personat që vuajnë nga depresioni. Ushqime të tjera të tilla si kafe dhe alkool duhet të shmangen.

 

Personat që vuajne nga problemet emocionale si lëvizjet e humorit, ata të cilët qajnë shpesh, kanë energji dhe motivim të ulët, ndjenjë të vahdueshme zemërimi etj mund të trajtohen duke përdorur teknikat e mjekësisë kineze.

Pra, Mjekësia Tradicionale Kineze përfshin akupunkturën, formulat bimore, ushtrimet Chi Gong, këshillat dietike dhe masazhin. Ka raste kur praktikuesit e mjekësisë kineze e shohin të arsyeshme kombinimin e disa prej këtyre teknikave për të arritur sukses sa më të madh në trajtim.

Dieta dhe stili i jetës janë shumë të rëndësishme tek personaat që vuajnë nga çrregullime emocionale.

Teoria e Mjekësisë Tradicionale Kineze është komplekse. Ajo kryesisht i trajton problemet shëndetësore nëpërmjet ribalancimit të energjisë chi. Chi ështe energjia e jetës, forca që është përgjegjëse për të gjitha funksionet e trupit dhe mendjes.

Një metodë tjetër shumë efikase për të lehtëuar depresionin është

ushtrimi Chi Gong.

Chi gong është një terapi frymëmarrje që ndihmon në çlirimin e tensioneve si dhe në përqendrimin e vëmendjes, e ngjashme me meditimin. Shumë libra sot janë shkruar mbi meditimin si dhe shumë video të ndryshme falë zhvillimit të internetit.

Koncepti i energjisë jetike Chi

E ngjashme si teoria yin-yang, chi rrjedh nga filozofia e lashtë kineze, që beson se çdo gjë është e lidhur. Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, chi-ja trajtohet si substancë themelore e trupit të njeriut, dhe lëvizjet e saj shpjegojnë procese të ndryshme jetësore. Chi-ja në kuptimin e saj fiziologjik, përbën, plotëson dhe ushqen trupin e njeriut. Ajo shpeshherë është quajtur energjia jetike, pasi besohet të jetë motivi i energjisë që rrjedh nga substancat thelbësore për procese të ndryshme jetike.

Chi-ja është e formuar nga oksigjeni i thithur, dietat ushqyese, energjia e kryehershme e ruajtur në veshkë, e cila mund të ketë lidhje gjenetike. Energjia jetike qarkullon përgjatë meridianëve. Një trup i shëndetshëm kërkon një qarkullim normal të kësaj energjie chi. Problemet me shëndetin do të shfaqen nëse chi-ja nuk është e ekuilibruar. Qarkullimi i energjisë chi është i lidhur gjithashtu ngushtë me kushtet mendore. Paqëndrueshmëria emocionale mund të shkaktojë ngecje apo bllokim të energjisë chi. Për shembull, zemërimi mund të çojë në marramendje, dhimbje koke, stres, tendosje, probleme me stomakun apo dhe humbje oreksi. Nga ana tjetër, ushtrimet e mendjes mund ta ndihmojnë qarkullimin e energjisë chi, që është dhe qëllimi i ushtrimeve apo stërvitjes të quajtur qigong.

Metodat e përgjithshme të chi gong-ut

Chi gong është një mënyrë ushtrimi për të rregulluar frymëmarrjen dhe mendjen me qëllim që të kontrollojë apo të nxisë rrjedhën e energjisë jetike chi. Meqënëse energjia chi luan një rol të rëndësishëm në proceset jetike të trupit tonë rrjedhja normale e saj është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet. Chi gongu mjekësor ndryshon nga ushtrimet e zakonshme fizike.

Ndërkohë që ushtrimet fizike shërbejnë për forcimin e fizikut, chi gong-u mjekësor fokusohet në mobilizimin e potencialeve funksionale duke rregulluar mendjen. Me fjalë të tjera, ushtrimet fizike janë thjesht somatike, ndërsa stërvitja chi gong është zakonisht psiko-somatike. Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ndërmjet ushtrimeve të zakonshme fizike dhe chi gong-ut është se nëpërmjet ushtrimeve fizike shpenzojmë energji dhe përshpejtohet ritmi i frymëmarrjes, ndërkohë që qigong punon për të na lehtësuar, qetësuar, për një frymëmarrje më të ngadaltë për ruajtjen dhe grumbullimin e energjisë në trup.

Praktikimi i kësaj disipline kërkon rregullimin e mendjes, trupit dhe frymëmarrjes. Ekzistojnë shumë lloje të chi gong-ut disa me lëvizje dhe disa pa lëvizje. Ai mund të praktikohet duke qëndruar ulur, në këmbë, ose në pozicionin shtrirë. Ajo që është më e rëndësishme është që të jemi të relaksuar dhe në një pozicion të rehatshëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China