PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hipokrati: "Lëreni ushqimin të jetë ilaçi juaj"
2013-02-01 17:15:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ushqimi për një trup të shëndetshëm

Ushqimi në Kinë konsiderohet si i shëndetshëm pasi nuk lejon formimin e dhjamërave dhe është i pasur me shumë vitamina dhe minerale.

Mënyra e të ushqyerit e kinezëve është e shëndetshme, lufton sëmundjet dhe zgjat jetën. Në fakt, dieta e vërtetë kineze nuk të shëndosh dhe shtimi i personave obezë në Kinë nuk ka të bëjë me ushqimin, por me hyrjen e ushqimeve perëndimore.

Sipas një teorie të kohëve të lashta, trupi është një organ në tërësi. Në qoftëse, një pjesë e trupit nuk funksionon mirë brenda gjithë sistemit, atëherë prishet ekuilibri trupor dhe personi sëmuret. Barërat mjekësore të kundërta me natyrën e sëmundjes së trajtuar duhet të rekomandohen me qëllim që të kthejnë trupin në gjendjen normale. Për shembull, ilaçet të konsideruara të nxehta për nga natyra përdoren për të trajtuar sëmundje të ftohta për nga natyra. Gjellërat janë të ndryshme dhe të shumëllojshme në variete po aq sa edhe ilaçet por vetitë janë më të dobëta se ilaçet, një dietë e përshtashme mund të kurojë disa sëmundje të lehta dhe për një periudhë shumë të gjatë. Në çdo rast , doktorët kinezë insistojnë, që një dietë e duhur është në vetvete një mjet i shkëlqyer parandalimi. Regjimet dietike të rekomanduara përfshijnë pesë shije: e kripur, e ëmbël, pikante, e thartë dhe hidhur, dhe katër llojet; e ftohtë, e nxehtë, e ngrohtë dhe e freskët. Të pesta këto shije ndihmojnë në organizëm. Për shëmbull, ushqimet pikante i japin një shtysë qarkullimit të energjisë së plotë, ushqimet me shije të hidhur hapin qendrat e bllokuara. Ngrënia e gjellërave të tharta grumbullon energji të plotë dhe ushqimi i kripur lehtëson gjithë ngarkesën ndjenjave. Katër llojet: e ftohtë, e nxehtë, e freskët dhe e ngrohtë janë efektive në trajtimin e sëmundjeve nëpërmjet qënies së kundërt me natyrën e tyre, dhe secila prej tyre ka lidhje me organe të veçanta.

Ja disa nga sekretet dietike kineze.

Mos numëroni kaloritë

Nga një sondazh ka rezultuar se kinezët konsumojnë 30% më shumë kalori se amerikanët dhe nuk ishin më aktivë se ata në jetën e përditshme. Sekreti i tyre qëndron te shmangia e kalorive boshe të sheqernave, apo shmangia e ushqimeve që nuk janë ushqyese. Një studim i fundit në lidhje me humbjen e peshës tregon se dietat që kontrollojnë kaloritë e harxhuara dhe që nuk përmbajnë yndyra, janë më pak të efektshme se dietat me më pak sheqerna. Pikërisht këtë synon të arrijë edhe ushqimi tradicional kinez. Në "Coca Cola"-n dietike ka vetëm një kalori, ndërkohë që në një sallatë me avokado ka 340. Cila, sipas jush, është më e mira për ju? Nuk do shumë mend që avokado, sepse ajo përmban yndyrë dhe omega-6, që ndihmon në rritjen e shkallës së metabolizmit.

Përdorni sa më shumë zarzavate

Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve, kur bëhet në përmasat e duhura, është shumë i mirë. Nuk ka shumë karbohidrate komplekse te zarzavatet. Nëse pjesa më e madhe e ushqimit tuaj është e tillë dhe kësaj i shtoni ca proteina, do të keni gjithmonë një ushqim perfekt. Në fakt, në Perëndim ka nisur futja me shumicë e zarzavateve, të cilat janë shtuar në mënyra të ndryshme të gatuari në shumë meny restorantesh. Pikërisht zarzavatet përbëjnë edhe një nga pikat e forta të suksesit të dietave kineze.

Ushqehuni me produktet e stinës

Po për kinezët, ushqimi që konsiderohet gjithmonë si i stinës është orizi. Atë e gjen rëndom dhe në çdo vakt dhe arsyet janë të shumta. Në radhë të parë është i payndyrshëm dhe shumë ushqyes e përveç kësaj i pasur me fibra. Më pas vijnë të tjerat, sipas sezonit. Në Kinë ka shumë restorante që gatuajnë vetëm ushqime me zarzavatet e sezonit. Kur kombinohet ushqimi me kalori të ulët me orizin, atëherë arrihet një ekuilibër i brendshëm, shumë i shëndetshëm, që çon në humbjen graduale të peshës.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China