PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dietoterapia kineze dhe superushqimet
2013-01-25 18:43:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë, koncepti i ushqimeve që shërojnë sëmundjet nuk është i ri. Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, trupi konsiderohet i shëndetshëm kur gjenden në ekuilibër dhe në harmoni. Së bashku me akupunkturën, mjekësia bimore është një shtyllë kryesore në mjekësinë kineze. Tani në Kinë ka mbi 6 mijë lloje barnash tradicionale kineze, mbi 600 lloje prej tyre përdoren më shpesh. Barnat tradicionale kineze zënë vendin e parë në botë përsa u përket llojeve dhe sasisë. Mjekësia kineze përdor shumë ushqime të zakonshme për efekte shëndetësore. Ushqimi mund të jetë i ftohtë, i nxehtë, i ngrohtë etj. Në mjekësinë tradicionale kineze, sëmundja kurohet duke aplikuar natyrën dhe shijen e kundërt me atë të sëmundjes.

Më poshtë do të shpjegojmë ushqimet që trajtojnë disa sëmundje të ndryshme.

Ushqimet

fasulet e zeza - Fasulet janë të mbushura përplot me përbërës ushqimore esencial si fibra, proteinë, niseshte (sheqer) si dhe shumë vitamina dhe minerale. Janë treguar të dobishme në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve te qarkullimit te gjakut dhe kancerit te zorrëve, dhe janë një burim i vlefshëm i energjisë dhe një ushqim te shkëlqyeshëm për diabetikët.

Fasulet e zeza janë një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, acidit folik dhe magnezit, dhe janë gjithashtu një burim i mirë i manganit,, molibdenit dhe të vitamina B1 apo Tiaminës. Fasulet më të errëta siç janë fasulet e zeza janë të pasura me komponime antioksiduese të quajtura antocianine te cilat ndodhen edhe tek rrushi. Në fakt fasulet janë në vendin e katërt në kuadër të top 20 ushqimeve me përmbajtje të përbërësve anti-oksidues.

Gjithashtu, përmbajnë hormone bimore siç janë fitoestrogjenet, te cilat kanë dobi në mbrojtjen nga kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës dhe është treguar se në mënyrë te theksuar e zvogëlojnë rrezikun nga osteoporoza, nëse përfshihen në dietë (ushqim) në mënyrë të rregullt.

Fasulet e sojës – janë të mira për aneminë, asmën dhe për qumështin tek gratë lehona

Karotat - Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Ushqimet e tjera

Banania - Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t'i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat.

molusqet – shërbejnë për ethet dhe detoksifikimin

selino – një burim i përkryer i kaliumiut. Mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin.

speci djegës –Barnat pikante ndihmojnë në qarkullimin e energjisë Chi dhe në pastrimin e gjakut. Ky grup i barnave mund të aktivizojë funksionin e meridianëve dhe organeve, të pastrojë gjakun dhe të përmirësojnë qarkullimin e tij. Në tërësi, bimët pikante kanë efektin e aktivizimit dhe përmirësimit të metabolizmit. Ato janë përdorur gjerësisht në trajtimin e gripit apo të ftohtit, kur funksioni i meridianëve dhe organeve është dobësuar dhe qarkullimi i gjakut nuk bëhet lehtësisht.

karafili – konsiderohet si erëza më e pasur me antioksidantë, i pasur në polifenole, si dhe antioksidantë, karafili ka meritën të madhe për të ulur veprimin e radikaleve të lira, duke ngadalësuar procesin e plakjes dhe ndihmon në problemet me shpretkën dhe stomakun. Edhe sipas mjekësisë perëndimore mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa formave tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje.

Në Shqipëri vitet e fundit sëmundje si: diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme. Dieta përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janë të përpunuara deri në atë pikë që nuk ngjajnë aspak me ushqimin natyralë. Për dr.Shefqet Deliallisi, i cili është i pari që studion në librin e tij "Ushqyerja dhe shëndeti. Shkenca e ushqyerjes", duhet ditur se bazën e një ushqyerjeje të shëndetshme e përbën sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjalë të thjeshta: shmangni sasitë e tepërta ose të pakta të çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjë ushqim që i vetëm të sigurojë mjaftueshëm të gjitha elementët e domosdoshëm, për të garantuar shëndet. Prandaj është e nevojshme që dieta të përmbajë larmi ushqimesh, por kjo duhet bërë duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shëndetshme. Në librin e tij ai këshillon një dietë të ekuilibruar, që do të thotë merrni elementët ushqimor të rëndësishëm, që sigurojnë energjinë e nevojshme për organizmin, në përputhje me nevojat e gjithsecilit. Ekzistojnë disa udhëzues që sugjerojnë dhe arrijnë të plotësojnë një mënyrë ushqyerje të shëndetshme.

Goji- fruti që bën cudira

Emërtime të tjera: Lycium barbarum, wolfberry, gou qi zi, Fructus lycii

Kokrrat "Goji" rriten në rajonet me klimë subtropikale të Kinës si Tibet etj. Gjithashtu ato rriten edhe në Mongoli dhe bëjnë pjesë në familjen Solonaceae.

Kryesisht këto kokrra i gjejmë të thata dhe në ngjyrë të kuqe.

Kokrrat "Goji" janë përdorur nga mjekët në Kinë e Indi për mbi 6000 vjet për shume probleme me shëndetin:

Kokrrat "Goji" kanë shije të ëmbël dhe janë me ngjyrë të kuqe të errët. Këto fruta kanë efekte tejet shëruese për trupin. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve më të shëndetshme në botë. Për mbi 2 mijë vjet, kinezët kanë përdorur kokrrat "goji" për vetë të mirat që sjell ky frut në organizëm. Përfitimi kryesor që kemi nga ky frut lidhet me jetëgjatësinë, pasi përmban shumë antioksidantë. E mbron plotësisht trupin nga radikalet e lira dhe mënjanon problemet me lodhjen.

Kokrrat "Goji" stimulojnë gjendrën e hipofizës, vecanërisht hormonin e rritjes. Avantazhet kryesore që lidhen më hormonin e rritjes janë, reduktimi i nivelit të yndyrës në trup, përmirësimin e libido-s si dhe ndihmon për një rini të përjetshme.

Konsumimi i përditshëm i kokrrave "Goji" frenon problemet qe vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj ndotësve, radikalet e lira dhe reaksionet kimike dëmtojnë AND-në, e për pasojë sjellin mutacionin, sëmundjen e kancerit si dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Këto kokrra ndihmojnë gjithashtu në dobësim, pasi e transformojnë ushqimin në energji. Këto kokrra reduktojnë efektet toksike të rrezatimit dhe kimioterapisë, si dhe ndihmojnë në luftën kundër kancerit të mushkërisë.

Kokrrat "Goji" përmirësojnë në mënyrë efektive funksionin seksual dhe rrisin nivelin e testosteronit. Është provuar të jenë një suplement i mirë për organizmin, pasi e mbron trupin nga sëmundja.

Gjithashtu këto korra këshillohen kundër tharjes së lëkurës, pasi kanë veçori antioksidative dhe terapeutike

E vërteta mbi kokrrat "Goji"

Kokrrat "Goji" janë përdorur për afro mbi 2 mijë vjet nga mjekësia tradicionale kineze. Sot është provuar se kokrrat "Goji" e ndihmojnë trupin e njeriut në shumë mënyra të ndryshme. Studimet kanë treguar se këto kokrra janë një burim i shkëlqyer i polisaharideve, të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e sistemit imunitar. Thuhet se kokrrat "Goji" janë superushqimi më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në treg, për vetë numrin e lartë të të mirave që sjellin në trupin e njeriut.

Kokrrat "Goji" përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për ruajtjen dhe sigurimin e ekuilibrit dhe harmonisë në trup. Këto kokrra ndihmojnë trupin të përshtatet më mirë me stresin dhe ndryshimet.

Disa nga përfitimet që marrim nga këto kokrra janë; përmirësimi i përceptimit mendor dhe kthjelltësi, rritje të energjisë dhe përmirësim në sistemin imunitar. Për më tepër, kokrrat "Goji" konsiderohen si antioksidantë, si dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë jetësore.

Disa të mira të tjera që kemi nga këto kokrra janë përmirësim në shikim, mbrojten e mëlcisë, forcimin e këmbëve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe funksionin seksual. Kokrra "Goji" është e pasur me antioksidantë, kryesisht me karotenoide përfshi zeaxanthin dhe beta-karotene. Karotenoidet mbrojnë nga kanceri i gjirit

Konsumimi i rritur i alfa dhe beta-karotenit me anë të ushqimit, mund të ulë dukshëm rrezikun për kancerin e gjirit të varur nga hormonet te duhanxhinjtë, bëjnë të ditur studimet suedeze.

Hulumtimi i cili vjen nga Instituti i Karolinës, ka përfshirë më shumë se 36,600 gra të cilat janë përcjellë për një periudhë prej 10 vitesh dhe rezultati ka treguar se konsumimi i karotenoideve është i lidhur me incidencën më të ulët të kancerit të gjirit.

Një nga funksionet e zeaxanthin ështe aftësia e saj për të mbrojtur retinën e syrit nëpërmjet përthithjes së dritës. Zeaxanthin ështe gjithashu një antioksidant efikas që ndihmon në luftimin e toksinave të trupit. Kokrrat "Goji" mendohet se ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e verbërisë dhe humbjes së shikimit tek të moshuarit.

Me kokrrat "Goji" mund të përgatisim caj, mund ta përdorim në supë, ose dhe në pije të tjera.

Vitet e fundit, lëngu goji është shndërruar në një pije të njohur. Ekziston një gojëdhënë ku Li Qing Yuen konsumonte përditë kokrra goji dhe jetoi deri në moshën 252-vjecare.

Studimet mbi kokrrat "Goji"

Janë kryer shumë studime dhe teste për këtë kokrra, të cilat kanë treguar se ato përmbajnë shumë antioksidantë dhe mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene, reduktojnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe uljen e nivelit të kolesterolit.

Në mjekësinë tradicionale kineze, kokrrat "goji" përdoren në mënyra të ndryshme, bëhen çaj, hidhen në supë etj, dhe ato mund t'i gjejmë në çdo dyqan apo treg ushqimor në Kinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China