Në krahasim me sëmundjet e tjera kronike, problemi me dhëmbët nuk është shumë i "rëndë", pasi nuk përbën kërcënim për jetën. Megjithatë, shëndeti i gojës nuk ndahet nga shëndeti i trupit. "Kur kemi dhëmbë të shëndetshëm, kemi dhe oreks të mirë", megjithatë shëndeti i dhëmbëve lidhet edhe me arsye estetike, sot njerëzit duan të jenë të bukur. Në vendet perëndimore, mirëmbajtja dhe trajtimi i dhëmbëve ka kosto tepër të lartë, madje edhe më të lartë se trajtimi i sëmundjeve kërcënuese për jetën si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare etj.
Kariesi i dhëmbëve, i cili shkaktohet nga një higjenë jo e mirë e gojës, është shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Kariesi përbën një proces shkatërrues për dhëmbin, shkaktarë të të cilit janë bakteriet e pranishme rreth sipërfaqes
së dhëmbëve. Numri i mikrobeve të izoluara në gojë është relativisht i lartë, por janë të pakta ato të cilat janë të implikuara në krijimin e kariesit.Këto bakterie nëse nuk do të pastrohen me furçën e dhëmbëve atëhere do të bien në kontakt me sheqernat që janë në ushqimet e përditshme. Janë pikërisht sheqernat ato që i japin bakterieve forcën për të nisur shpërbërjen e mineraleve të dhëmbit duke arritur deri në thellësi të tije duke krijuar gropëza në dhëmbë.
Nga kërkimet e ndryshme si dhe nëpërmjet eksperimenteve tek kafshët etj, mësohet se konsumimi i sheqerit ka lidhje të drejtpërdrejt me mundësinë e ndodhjes së kariesit dentar. Në vende dhe rajone me të ardhura të pakta konsumi mesatar i sheqerit është i ulët dhe si rezultat edhe mundësia e kariesit dentar është e ulët. Lidhja e drejtpërdrejt e sheqerit dhe e sasisë së kariesit është verifikuar nga shumë studime shkencore.
Numri më i madh i përbërjeve të kariesit zhvillohet tek ata persona që konsumojnë disa herë sheqer gjatë ditës jashtë vakteve ushqimore.
Megjithatë, në vendet me të ardhura të larta përqindja e ndodhjes së kariesit dentar është në rënie. Sipas analizave rezulton se njerëzit në vendet me të ardhura të larta investojnë më shumë për mbrojtjen e dhëmbëve, kjo ka edhe lidhje me masën e shtimit të fluorit në lëngje. Fluori ekziston gjerësisht në natyrë. Roli kryesor i fluorit është që të shtojë rezistencën e dhëmbëve ndaj kariesit, duke stimuluar njëkohësisht luftën ndaj kariesit.
Por, sasia e tepërt e fluorit tek fëmijët mund të krijojë patologjinë e ashtuquajtur "fluorozë".
Në shumë vende si në SHBA, Kanada, Brazil, Argjentinë, Australi etj. lëngjet dhe pastat e dhëmbëve përmbajnë një sasi të caktuar fluori. Ekspertët janë të mendimit se është pikërisht implementimi i nj mase të caktuar i fluorit në ujë, që ka ulur përqindjen e rasteve të kariesit dentar.
Por, për një person mënyra më e mirë për parandalimin e kariesit dentar me fluor është përdorimi i pastës së dhëmbëve që përmban fluor. Një mënyrë tjetër e mundshme është përdorimi i çamçakëzit pa sheqer, pasi ai nuk përbën rrezik për shfaqjen e kariesit. Përveç sheqerit, lëngjet e ndryshme me aciditet të lartë duke përfshirë ato të gazuarat, lëngjet e frutave jo-natyrale etj janë të dëmshme për dhëmbët.
Ekzistojnë shumë faktorë të shtimit të kariesit tek njerëzit. Gjithmonë duhet të kemi zakonin e mirë të pastrimit të rregullt të gojës, duke parandaluar kështu problemet me dhëmbët dhe duke patur dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm. (Du/Albana)