PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çfarë nënkupton fakti se ShBA-ja e filloi studimin e vaksinës më 11 janar?
2020-05-18 17:02:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi ditët e fundit se ShBA-ja e filloi më 11 janar studimin e zhvillimin e vaksinës së koronavirusit dhe shprehu shpresën se ajo do të jetë gati në fundin e këtij viti. Këto fjalë të tij tërhoqën menjëherë vëmendjen e mbarë botës.

"Meqë më 12 janar sipas orës së Pekinit, Kina i dorëzoi OBSh-së renditjen gjenetike të koronavirusit të tipit të ri, gjë që hodhi një bazë të rëndësishme për kërkimet mbi vaksinat dhe ilaçet në përmasë globale, është e arsyeshme të thuhet se, për shkak të diferencës kohore, ShBA-ja, siç deklaroi lideri i saj, kishte nisur studimet për vaksinën nga 11 janari sipas orës vendore. Fjalët e presidentit amerikan vërtetuan pikërisht se në minutën e parë, ShBA-ja mori informacionet e ndara nga Kina", kështu thotë një koment i Grupi Mediatik i Kinës(CMG).

Sipas komentit, ShBA-ja filloi të studiojë dhe të zhvillojë vaksinën më 11 janar, domethënë dy muaj më herët se mesi i marsit, kur nisi shpërthimi i epidemisë së koronavirusit. Autoritetet amerikane kanë shpërdorur dy muaj, duke mos marrë asnjë masë parandalimi dhe nuk kanë bazë ta kritikojnë Kinën për fshehjen e informacioneve".

Uebsajti amerikan "Business Insider" botoi më 12 maj një artikull, ku thuhet se si ka mundësi që kishte raste të COVID-19 në dhjetorin e vitit të kaluar, por qeveria amerikane në fillim i kushtoi vëmendje vetëm situatës në Kinë, gjë që shkaktoi gabime të mëdha.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China