Dje ishte Dita e Nënës dhe, me këtë rast, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) botoi një artikull lidhur me marrëdhënien e kreut të shtetit Xi Jinping dhe së ëmës, Qi Xin, me titull "Devotshmëria e Xi Jinping-ut ndaj nënës".
Artikulli fillon duke përmendur se në zyrën e presidentit kinez Xi Jinping gjenden të vendosura disa fotografi të prindërve e të të afërmve të tij. Ndër to, një fotografi e shëtitjes së bashku me nënën tërheq vëmendjen.
Prindërit e Xi Jinping-ut janë revolucionarë të brezit të vjetër të Kinës. Nëna e tij Qi Xin mori pjesë në luftën kundër agresorëve japonezë në moshë të re. Ajo ka thënë: "Si prindër, ne duhet t'i mësojmë fëmijët me moral të shëndoshë që në vogëli, me qëllim që ata të rriten të shëndetshëm dhe t'i shërbejnë atdheut kur të rriten."
Qi Xin kujdesej vetë për fëmijët, duke bërë njëkohësisht siç duhet punën e vet. Ajo u kërkonte gjithmonë fëmijëve t'i bënin mirë punët e tyre, pavarësisht prej vështirësive e lodhjes. Edhe në kohë të vështira në të kaluarën, Qi Xin dhe fëmijët e saj nuk e humbën besimin dhe qëndrimin optimist. Vullneti i fortë i prindërve ka ushtruar ndikim të thellë në rritjen e Xi Jinping-ut.
Artikulli i CMG-së vijon më tej duke theksuar se Xi i mban mend gjithmonë porositë e nënës dhe e ka përcaktuar realizimin e jetës së bukur për çdo familje si objektivin e punës së vet. "Ideja ime e qeverisjes është shërbimi popullit dhe mbajtja e përgjegjësisë së duhur," është shprehur ai.