PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Frankfurt, Viti i Ri Kinez pritet me aromën e çajit
2020-01-16 16:12:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, revista kineze "Arti i çajit", e hapur në vitin 2006, organizoi në çajtoret e mbi 30 qyteteve kineze e të huaja Takimin Global të Çajit me temën "Leximi i librave duke pirë çaj". Ndër to, takimi në Frankfurt tërhoqi shumë dashamirës vendës të kulturës së çajit.

Sipas kryetarit të Shoqatës Gjermane të Shkëmbimeve Ndërkombëtare të Kulturës Kineze të Çajit, Gerhard Thamm, veprimtaritë kryesore gjatë këtij takimi përfshinë shfaqjen e metodës së përgatitjes së çajit me filxhan, shfaqjen e kongfusë së çajit, shkëmbimet e mendimeve për librat rreth çajit, si dhe përgatitjen e çajrave të llojeve të ndryshme me vetëshërbim.

"Besoj se këto veprimtari janë përvoja të reja për pjesën dërrmuese të evropianëve. Veçanërisht metoda e përgatitjes së çajit me filxhan, që ka një histori qindravjeçare, shihet shumë rrallë në Gjermani. Prandaj, duke shfaqur metodën e përgatitjes së çajit jeshil 'Shuangjing' me filxhan, i njoha të pranishmit edhe me elementet përkatëse, si edhe me enët e veçanta për këtë. Krahas kësaj, përgatita edhe librat përkatës, si 'Klasikun e çajit', 'Komentet për 'Klasikun e çajit'' dhe autobiografitë e specialistëve të çajit, për ndarjen e mendimeve të mia me pjesëmarrësit."

Julius Fischer, këshilltar i sektorit të mjekësisë, është bërë dashamirës i kulturës kineze të çajit që kur u shpërngul në Frankfurt dy vjet më parë. Javën e ardhshme, ai do të udhëtojë në Kinë për të tretën herë dhe do të kalojë atje Vitin e Ri Kinez. Ai i tha gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës:

"Veprimtaria e sotme është mjaft e mirë. Veçanërisht paraqitja dhe shfaqja e metodës së përgatitjes së çajit me filxhan më ka lënë përshtypje të mëdha. Kongfuja e çajit e përgatit çajin zakonisht me çajnik, ndërsa përgatitja e çajit me filxhan është gjithashtu interesante dhe çaji jeshil i përgatitur me këtë mënyrë ka aromë të veçantë. Si dashamirës i çajit i dhe kulturës kineze, mora kësaj here shumë njohuri të reja. Dy javë më vonë do të vijë Viti i Ri Kinez, Festa e Pranverës. Nëpërmjet këtij takimi, ndiem para kohe atmosferën e gëzuar të festës tradicionale kineze."

Qysh nga vitet '80 të shekullit të kaluar, Gerhard Thamm filloi të shkonte shpesh në Kinë me shërbim dhe qysh nga ajo kohë, ai filloi të parapëlqente çajin kinez. Para tetë vjetëve, ai vendosi të merret posaçërisht me çështjen e artit të çajit. Çdo vit ai bën vizita në kopshtet e çajit të krahinave të ndryshme të Kinës dhe diskuton me fermerët e çajit, në mënyrë që banorët në Gjermani e madje në Evropë të kenë rast të shijojnë qindra lloje çaji kinez dhe të njihen nga afër me artin kinez të çajit.

"Shije e aroma të ndryshme, dobi për shëndetin, përmbajtje të pasur...forcat e larmishme tërheqëse të çajit kinez kanë nevojë të shtjellohen për evropianët, veçanërisht filozofia që qëndron prapa çajit. Shumë njerëz ndoshta mendojnë se tradita mbi 5-mijëvjeçare ka mbetur vetëm në rrëfenjat e lashta dhe në kujtimet e mbuluara me pluhur. Por, për mendimin tim, kultura kineze e çajit ka më shumë rëndësi konkrete tani se në çdo kohë tjetër. Çaji është një mjet që lidh njeriun me natyrën dhe, më e rëndësishmja, është se ai lidh edhe njerëzi me njerëzit dhe i ka zgjeruar e thelluar më tej këto lidhje."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China