Të martën, Zyra e Punëve të Jashtme e Bashkisë së Shangait publikoi në uebsajtin e vet zyrtar deklaratën mbi ndërprerjen e marrëdhënieve të binjakëzimit midis Shangait dhe Pragës.
Në këtë deklaratë thuhet se autoritetet e bashkisë së kryeqytetit të Çekisë Pragë kanë kryer vazhdimisht veprime të gabuara lidhur me problemet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të palës kineze, si ai i Tajvanit, dhe kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, duke sfiduar parimin e "Një Kine". Bashkia dhe populli i Shangait shprehin dënimin dhe kundërshtimin e tyre serioz lidhur me këtë.
Duke mbajtur parasysh se nuk ka më bazë politike për shkëmbimet mes dy qyteteve, vihet re më tej në deklaratë, Shangai do të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet e binjakëzimit me Pragën dhe do të ndalojë të gjitha shkëmbimet zyrtare.
Respekti, barazia dhe leverdia e ndërsjellë janë baza e marrëdhënieve midis Kinës e Republikës Çeke. U kërkojmë autoriteteve të bashkisë së Pragës të pranojnë sa më shpejtë gabimet dhe të shmangin ndikimet negetive me veprime konkrete, duke iu rikthyer respektimit të parimit të "Një Kine", thuhet në fund të deklaratës së Zyrës së Punëve të Jashtme të Bashkisë së Shangait.