PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping uron për Vitin e Ri 2020
2019-12-31 19:44:50 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të ndërrimit të viteve, presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi nëpërmjet platformave multimediatike të CMG-së për popullin kinez, duke vlerësuar arritjet e vendit gjatë vitit 2019 dhe duke shprehur pritshmëritë për vitin e ri.

Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e Kinës për të mbajtur përgjegjësinë e vet globale dhe për të vijuar përpjekjet për një të ardhme më të mirë për mbarë njerëzimin.

Në fillim të mesazhit të tij, presidenti Xi vuri në dukje arritjet e Kinës në fushën ekonomike dhe në rritjen e mirëqenies së banorëve. Ai tha se në vitin 2019 PBB-ja vjetore e Kinës arriti në afro 100 trilionë juanë (rreth 14.37 trilionë dollarë amerikanë) dhe për frymë i kaloi 10 mijë dollarët amerikanë, ndërkohë që vlerësohet njëkohësisht se afro 340 konte dhe mbi 10 milionë banorë kanë dalë nga varfëria.

Kreu i shtetit kinez numëroi në vijim një sërë arritjesh të Kinës në fushën tekniko-shkencore, si zbritja e sondës "Chang'e-4" në anën e prapme të Hënës, hyrja në fazën përfundimtare e formimit të rrjetit të pozicionimit satelitor global "Beidou" dhe përhapja e përdorimit komercial të teknologjisë 5G. "Të gjitha këto janë arritur në bazë të punës dhe djersës së kontribuuesve të panumërt", theksoi z. Xi.

Duke risjellë në vëmendje kremtimin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, z. Xi ritheksoi vullnetin e vendosur për zbatimin e politikës "Një vend, dy sisteme", si dhe për nxitjen e Reformës dhe të Hapjes.

Sipas tij, 2020-a do të jetë një vit me rëndësi historike, sepse është një vit vendimtar për luftën kundër varfërisë në Kinë. Presidenti Xi bëri thirrje që të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar që të zhduket varfëria në zonat rurale e qytezat e varfra të vendit në afatin e përcaktuar.

Në mesazhin e urimit për Vitin e Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se "jemi të gatshëm të bashkojmë duart me popujt e botës për të zbatuar aktivisht nismën 'Një brez, një rrugë', për të nxitur ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe për t'u përpjekur pandërprerë për një të ardhme të bukur të njerëzimit".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China