Kina ka ndërmarrë një sërë masash për të mbajtur të qëndrueshëm tregun e punësimit.
Këshilli i Shtetit njoftoi se politikat fiskale për të zvogëluar barrën e sigurimeve shoqërore të ndërmarrjeve dhe për të nxitur trajnimin në vendin e punës do të zgjatet edhe për një vit.
Ndihma financiare do të rritet gjithashtu për kompanitë private të vogla dhe mikro.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se do të shtohen shërbimet me potencial të fuqishëm në krijimin e vendeve të punës, si mirëmbajtja e banesave, kujdesi për të moshuarit dhe turizmi.
Sipas Këshillit të Shtetit, Kina do të nisë gjithashtu një fushatë të gjerë trajnimi të aftësive të punësimit dhe do të përmirësojë sistemin e vëzhgimit të informacionit në shërbim të ndjekjes së punësimit dhe kombinimit të duhur punëdhënës-punëmarrës.