Ditët e fundit, ish-gazetari britanik Peter Humphrey që ishte burgosur më pare në Kinë, bëri një artikull në "The Sunday Times", ku shkruan se një vajzë 6-vjeçare në Londër bleu një kartolinë Krishtlindjesh në supermarketin britanik "Tesco", mbi të cilën shkruhet: "Ne jemi të burgosurit e huaj në burgun Qingpu të qytetit Shangai dhe jemi detyruar të punojnë kundër vullnetit tonë. Ju lutemi na ndihmoni, njoftoni organizatat e të drejtave të njeriut dhe kontaktoni Peter Humphrey-n".
Zëdhënësi Geng
Lidhur me këtë raport, zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang reagoi në një konferencë shtypi të organizuar më 23 dhjetor se kjo komedi është inskenuar nga zoti Peter Humphrey, i cili pëlqen të tërheqë vëmendjet e tjerëve nëpërmjet spekulimeve. "Mund t'ju them me bindje të plotë se në burgun Qingpu të Shangait, nuk ekziston puna e detyruar për të burgosurit e huaj", shtoi zëdhënësi.
Por, meqë kjo gjë e çuditshme u raportua më vonë gjerësisht dhe në mënyrë shumë të jashtëzakonshme nga BBC-ja dhe mediat e tjera perëndimore, duke përbaltuar Kinën, CMG-ja, grupi më i madh mediatik i Kinës zhvilloi hetime specifike, duke zbuluar se spekulimet e Peter Humphrey-t janë krejtësisht të pabaza.
Shtypshkronja "Yunguang" e Zhejiang-ut, 150 kilometra larg Shangait është furnizuesja e këtyre kartolinave. Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Lu Yunbiao u përgjigj në një intervistë se akuzat e medias britanike shpërfillin realitetin dhe janë të fabrikuara.
Kryemenaxheri i kompanisë Lu Yunbiao
"Kur e mora vesh këtë lajm u habita shumë sepse nuk kam asnjë mënyrë kontakti me burgun Qingpu, as adresën e tyre. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie pune me të. Ky lajm është krejtësisht i trilluar dhe një shpifje", u shpreh i zemëruar z. Lu.
Ai shtoi se nga shtypja e paketimi deri tek eksportimi, i gjithë procesi është kryer nga punëtorët e thjeshtë kinezë të kompanisë së tij. Këto kartolina Krishtlindjesh janë prodhuar plotësisht nga punëtorët e thjeshtë kinezë. Përveç kësaj, për produktet e eksportimit, klientët e huaj mbikëqyrin çdo vit zbatimin e të drejtave të njeriut të punëtorëve të kompanisë, si edhe bëjnë kontroll lidhur me mjedisin dhe masat e sigurisë në punë.
Fabrika e prodhimit të kartolinave
Po të martën, "Tesco" iu përgjigj me shkrim pyetjeve të CMG-së se:"Ne (Tesco) kemi një sistem kontrolli shumë të përsosur. Muajin e kaluar sapo përfundoi kontrolli i pavarur i këtyre furnizuesve dhe nuk ka asnjë provë që të tregojë se ata kanë shkelur rregullat përkatëse."
Më shumë dëshmi të gjetura vërtetuan se kjo nuk është hera e parë që Peter Haumphrey përbalton Kinën.
Ministria e Rendit Publik e Kinës bëri të ditur të martën se që nga viti 2003, Peter Humphrey dhe bashkëshortja e tij vodhën informacione private të shtetasve kinezë dhe i shitën për të fituar para në mënyrë të paligjshme. Në vitin 2013, ai u arrestua nga policia kineze dhe u burgos në burgun Qingpu deri në shtatorin e vitit 2015. Pas lirimit të tij nga burgu, ai nisi të përbaltonte Kinën duke përvetësuar fitime ekonomike me këtë.
Tesco
"Kjo gjë vetëm sa dëshmoi edhe një herë dashakeqësinë e medieve perëndimore ndaj Kinës, për arritur qëllimet e tyre, madje duke shkelur edhe parimet profesionale. Individët apo mediet perëndimore që hedhin baltë mbi Kinën me orvatje të shëmtuara, do të bëhen qesharakë para botës", kështu përfundon një koment i CMG-së mbi këtë çështje.