Pesë zyrtarë të rinj nga Hong-Kongu do të nisin vitin e ardhshëm shërbimin në OKB si grup i parë i profesionistëve të rinj nga ky rajon i posaçëm administrativ i Kinës në programin e OKB-së të njohur si JPO.
Rekomandimet u bënë nga qeveria qendrore e Kinës.
Siç mësohet, katër prej tyre janë nga qeveria rajonale e Hong-Kongut, ndërsa, i riu i pestë nga Komisioni i Pavarur kundër Korrupsionit.
Lidhur me këtë, kryeekzekutivja Carrie Lam u shpreh se Hong-Kongu është zotuar të ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë horizontet e tyre jashtë rajonit.