"Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos dhe qarqet e ndryshme shoqërore ngulin këmbë në ndërthurjen e mbrojtjes së sovranitetit kombëtar, të sigurisë e të interesave të zhvillimit me lulëzimin e qëndrueshmërinë afatgjatë të Makaos, duke qenë të palëkundura në zbatimin e parimit 'Një vend, dy sisteme', duke shfrytëzuar mirë mundësitë e sjella nga strategjia kombëtare e zhvillimit e një sërë politikash mbështetëse dhe duke realizuar zhvillimin e rajonit nëpërmjet integrimit në zhvillimin e përgjithshëm të vendit."
Në fund të fjalimit, presidenti kinez theksoi se, pas kthimit të Hong-Kongut dhe të Makaos, çështjet e këtyre dy rajoneve të posaçme administrative janë tërësisht punë të brendshme të Kinës dhe asnjë forcë e huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë në to.
Më 20 dhjetor të vitit 1999, qeveria kineze rimori sovranitetin mbi Makaon nga qeveria portugeze, gjë që shënoi kthimin e Makaos në atdhe. PBB-ja e Makaos ishte 51.9 miliardë pataka në vitin 1999 dhe u rrit në 444.7 miliardë pataka në vitin 2018. PBB-ja për frymë e Makaos renditet ndër vendet e para të botës. Përqindja e papunësisë në Makao, që ishte 6.3 % para kthimit, u ul në 1.8 % në vitin 2018. Me harmoninë e stabilitetin shoqëror dhe shkëmbimet e suksesshme të kulturave të shumëllojshme, Makaoja është bërë një ndër qytetet më të sigurta në botë.