Të mërkurën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Makao, ku do të marrë pjesë në vargun e aktiviteteve për kremtimin e 20-vjetorit të kthimit të Makaos në atdhe.
Më 20 dhjetor 1999, qeveria kineze rimori sovranitetin mbi Makaon, gjë që shënoi kthimin e Makaos në atdhe. Gjatë 20 vjetëve pas kthimit, me zbatimin e politikës "Një vend, dy sisteme", ky qytet i vogël në Kinën Jugore ka pasur zhvillim të shpejtë. GDP-ja e Makaos vjet arriti në 444.7 miliardë pataka të Makaos, nga 51.9 miliardë që ishte në vitin 1999. GDP-ja për frymë e Makaos renditet në vendet e para në botë dhe papunësia është ulur nga 6.3 % në 1.8 %.
Nga 18 deri më 20 dhjetor, Xi Jinping-u do të marrë pjesë në mbledhjen kremtuese për 20-vjetorin e kthimit të Makaos në atdhe dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga qeveria e pestë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos. Krahas këtyre, z. Xi do të bëjë edhe një vizitë inspektimi në Makao.