Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës është shprehur se tregu kinez i punës mbeti i qëndrueshëm në 11 muajt e parë.
Afro 13 milionë vende pune u krijuan gjatë kësaj periudhe në qytete, duke e tejkaluar objektivin vjetor prej 11 milionësh.
Papunësia në grupmoshën 25 deri në 59 vjeç ishte 4.6 % muajin e kaluar, kurse papunësia urbane e anketuar në mbarë vendin qëndroi në 5.1 %, e pandryshuar nga muaji tetor.
Papunësia e anketuar urbane llogaritet në bazë të numrit të të papunëve që marrin pjesë në anketat e punësimit në zonat urbane, duke përfshirë punëtorët nga fshati.
Kjo përqindje nisi të llogaritet për herë të parë në vitin 2014, për ta pasqyruar më mirë tregun e punës dhe për të shërbyer si një shtojcë për papunësinë urbane të regjistruar, të përpiluar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.